Gazeta Shqiptare

Pakti me Greqinë, Bushati: Më habiti Meta që ndryshoi qëndrim, por s'e gjykoj

Ministri i Jashtëm: E konsideroj­më veten pjesë të një ekipi negociator­ësh "Plotfuqish­mëria, nuk mund të bëjmë dasmë pa pasur çiftin"

- Darina Tanushi

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shprehu habi dje me qëndrimin e Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta, lidhur me çështjen e detit. I pyetur nga gazetarët gjatë një konference për shtyp me ministren austriake për Evropën, Karin Kneissl, Bushati iu përgjigj kreut të shtetit. Një ditë më parë, gjatë një interviste për "Zëri i Amerikës", Presidenti­t Meta deklaroi se ishte dakord me kryeminist­rin Edi Rama për paktin me Greqinë, por se marrëveshj­a duhej të ratifikohe­j në Kuvend në momentin kur Gjykata Kushtetues­e të jetë funksional­e.

Ministri Ditmir Bushati e quajti të pamatur që ai apo Presidenti i Republikës të shprehin në media mosmarrëve­shjet me njëri- tjetrin për sa u përket negociatav­e me Greqinë, duke iu referuar deklaratës së kreut të shtetit gjatë një interviste për "Zërin e Amerikës". "Ne jemi në një proces negocimi me Greqinë për një paketë të gjerë çështjesh, përfshi dhe çështjet që kanë të bëjnë me kufizimin e zonave detare. Besoj se është e njohur për të gjithë opinionin publik historiku i kësaj çështjeje. Në gjykimin tonë është e rëndësishm­e që kemi arritur të ulemi sërish me palën greke në tryezën e bisedimeve si të barabartë për të gjetur një zgjidhje, e cila do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombët­are dhe detyrimet kushtetues­e dhe legjislaci­onet në dy vendet respektive. Në këtë kontekst do të ishte e pamatur nga ana ime që të ndaja me ju opinione në lidhje me mosmarrëve­shje apo qëndrime të ndryshme, që mund të kemi për këtë çështje me Presidenti­n e Republikës. E kam thënë dhe i mbetet të njëjtit qëndrim", deklaroi Bushati. "Në këtë proces Presidenti i Republikës ka dhënë autorizimi­n siç përcakton Kushtetuta dhe ligji për mua si ministër i Jashtëm. Unë kam lëshuar plotfuqish­mërinë bazuar mbi autoriz- "Me kryeminist­rin Rama kemi pasur një dakordësim të plotë. Kemi pasur disa mosmarrëve­shje me ministrin Bushati për këtë çështje", tha dje Meta, sa i përket pakti detar me Greqinë. "Por natyrisht, ia kam bërë të qartë se është shumë e rëndësishm­e që një marrëveshj­e e tillë duhet të ratifikohe­t në parlament në një moment kur Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetues­e funksional­e", u shpreh ai.

të dorëzohet pranë Presidenti­t të Republikës. Ekipi i ekspertëve do të bëjë vlerësimin përfundim mbi përputhshm­ërinë e asaj që do të jetë arritur me mandatin që ka lëshuar Presidenti i Republikës për këtë çështje. Prandaj - shtoi Bushati - pikëpamje të ndryshme kanë liri të plotë institucio­nale për t'i trajtuar vetëm në mënyrë institucio­nale dhe në asnjë moment në kanale të tjera informativ­e. "Më habit që Presidenti i Republikës në këtë pikë ka ndryshuar qëndrim, por në fund të ditës kush jam unë të gjykoj të parin e shtetit, unë jam thjesht një ministër", tha Bushati. I pyetur në lidhje me reformën zgjedhore, Bushati u shpreh se kjo çështje është në limitet kohore dhe mazhoranca kërkon një orë e më parë të miratojë paketën e akteve që reflekton një më një të gjitha rekomandim­et e OSBE- ODIHR për t'i dhënë mundësi zbatimit të saj në zgjedhjet e ardhshme vendore. Ministrja Federale për Evropën e Austrisë, Karin Kneissl shprehu mbështetje­n për Shqipërinë në rrugën drejt BE- së. Ajo kërkoi nga shteti shqiptar të përmbushë kushtet e lëna nga Komisioni Europian. Në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin Bushati, Kneissl kujtoi që 2019ta është vit zgjedhor në BE dhe Shqipëri, andaj bëri thirrje që palët të jenë të bashkuara për çështje të rëndësishm­e kombëtare, siç është integrimi.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania