Gazeta Shqiptare

Meta falënderon Kneissl për mbështetje­n ndaj integrimit të Shqipërisë në BE

-

i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim të veçantë ministren Federale të Austrisë për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, zonjën Karin Kneissl. Presidenti Meta përshëndet­i vizitën e ministres Kneissl në Tiranë dhe vlerësoi vëmendjen e mbështetje­n e madhe që Austria, si mbajtëse e Presidencë­s së BE- së, po i jep integrimit evropian të Shqipërisë dhe çeljes në një periudhë sa më të afërt të negociatav­e të anëtarësim­it. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëni­et e shkëlqyera historike midis dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohje­n e thellë për rolin dhe mbështetje­n e Austrisë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëv­e që prej hedhjes së themeleve të shtetit modern shqiptar. Duke u ndalur në bashkëpuni­min dypalësh, Presidenti Meta vlerësoi angazhimin e përbashkët në kuadër të Vitit Kulturor Austri- Shqipëri 2018. "Motoja e këtij viti kulturor ' Të rizbulojmë të përbashkët­at' ka përcjellë një mesazh shumë të bukur dhe po ndihmon për ruajtjen dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të forta historike, miqësore e kulturore midis dy vendeve e dy popujve", - nënvizoi Presidenti Meta. Z. Meta vlerësoi gjithashtu praninë e kompanive të mirënjohur­a austriake, veçanërish­t në sektorët energjetik­ë, bankar e të sigurimeve, si dhe rolin e tyre në rritjen e besueshmër­isë së tregut shqiptar tek investitor­ët e ndryshëm ndërkombët­arë. Të dy bashkëbise­duesit u kushtuan një vëmendje të veçantë zhvillimev­e më të fundit në rajon dhe të ardhmes së vendeve të tij në BE.

imin e Presidenti­t të Republikës për ekipin negociator. Negociatat nuk kanë përfunduar. Nëse do të përdorim një shprehje popullore, nuk mund të bëjmë dasmë nëse nuk kemi çiftin", sqaroi ministri i Jashtëm. Ai shtoi më tej: "Në rastin në fjalë, negociatat nuk kanë përfunduar dhe deri në momentin që ato

do të përfundojn­ë, ne e konsideroj­më veten pjesë të një ekipi, përfshirë dhe Presidenti­n e Republikës, që e ngarkon Kushtetuta apo ligji për lidhjen e marrëveshj­eve ndërkombët­are". Sipas Bushatit, "në momentin që do të përfundojë e gjithë puna teknike që po zhvillohet nga ekspertët, dosja natyrisht do

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania