Gazeta Shqiptare

700 kg kanabis në Itali nga Shqipëria, reagon Policia e Shtetit: S'ka asnjë shqiptar të përfshirë

Operacioni në Bari, përfunduan në pranga 17 persona

-

TIRANË - Policia e Shtetit ka reaguar pas operacioni­t të zhvilluar nga policia e Barit, ku u kapën rreth 700 kg kanabis që vinte nga Shqipëria si dhe u arrestuan 17 persona. Policia e Shtetit dje bëri me dije se operacioni ka nisur në vitin 2016 dhe ka sjellë goditjen e dy rasteve të trafikimit të drogës me gomone në muajin tetor 2016. Sipas policisë, gomonet e nisura nga Pulia me shtetas italianë në bord, dyshohet se ishin ngarkuar në Shqipëri në atë periudhë dhe se nuk ka asnjë shqiptar të arrestuar. "Në lidhje me një lajm të publikuar në media për ekzekutimi­n e disa urdhër arresteve në Itali, sqarojmë se: Sot më datë 4 tetor 2018, karabinier­ët e Barit të drejtuar nga Drejtoria e Rrethit Antimafia ( DDA) e Barit kanë ekzekutuar disa urdhër arreste në kuadër të operacioni­t ' Velluto' për shkatërrim­in e një grupi kriminal italian që operonte në fushën e trafikimit të narkotikëv­e në zonën e Pulias. Hetimi që ka filluar në vitin 2016 ka sjellë në goditjen e dy rasteve të trafikimit me gomone në muajin tetor 2016. Gomonet e nisura nga Pulia me shtetas italianë në bord, dyshohet se ishin ngarkuar në Shqipëri në atë periudhë. Grupi kriminal me eksponentë edhe të organizatë­s mafioze ' Sacra Corona Unita' përbëhej nga shtetas italianë dhe në urdhër arrestet e sotme nuk ka asnjë shtetas shqiptar të përfshirë. Policia e Shtetit është në kontakt të pandërprer­ë me të gjithë partnerët në lidhje me shkëmbimin e informacio­neve, që kanë të bëjnë me grupe kriminale apo individë, pavarësish­t kohës kur ata kanë kryer veprën penale, me qëllim dokumentim­in e plotë të veprimtari­së kriminale dhe goditjen e tyre".

 ??  ?? Droga e kapur në Itali
Droga e kapur në Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania