Gazeta Shqiptare

Skemë mashtrimi 1 mln USD me TVSH- në, bien në pranga biznesmeni dhe 3 gra

Prokuroria: Regjistrua­n subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti Mes të akuzuarve edhe 32- vjeçarja Elsa Biba, gruaja e ndërtuesit të vrarë në 2016 në Dajt

-

Drejtoria e Hetimit Ta timor ka zbuluar një skemë mashtrimit me vlerë dëmi 1 milion dollarë. Sipas të dhënave zyrtare, pas një pune intensive, strukturat e Drejtorisë së Hetimit Tatimor kanë arritur të zbulojnë një skemë mashtrimi financiar me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ( TVSH) në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit. Në këtë skemë janë përfshirë një numër i konsiderue­shëm subjektesh tregtare, ndërsa prej kohësh prisnin fatura fiktive për të realizuar mashtrimin. Pas zbulimit të skemës është dhënë masa e arrestit me burg për biznesmeni­n Gjergj Fela, 43 vjeç. Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës ka dhënë tri arreste shtëpie për një kontabilis­te, një agjente doganore dhe administra­toren e kompanisë së ndërtimit "ARENI ALBANIA". Kjo e fundit është Elsa Biba, administra­tore e një shoqërie ndërtimi, e cila rezulton të jetë bashkëshor­tja e ish- ndërtuesit Vasil Biba, i vrarë në vitin 2016 në Malin e Dajtit, pasi ishte përfshirë në një skemë mashtrimi me shitjen e apartament­eve në Tiranë. Bazuar në provat e mbledhura nga hetimi, rezulton se shtetasit e mësipërm kanë regjistrua­r subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti me qëllim tërheqjen e blloqeve të TVSH- së, duke lëshuar fatura për subjekte të treta, që më pas rimbursohe­shin. Në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, ata kanë krijuar një skemë mashtrimi, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 1 milion dollarë dëm.

MASAT E SIGURISË

Pas hetimeve nga Prokuroria e Tiranës me në krye prokurorin Ndini Tavani, gjykata dha masat e sigurisë

për 4 personat e akuzuar nga Hetimi Tatimor për ngritjen e një skeme mashtrimi. Konkretish­t, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurimit "Arrest me burg" për shtetasin Gjergj Fela, 43 vjeç, administra­tor i subjektit "KRISTIRINA" sh. p. k; masën e sigurimit "Arrest shtëpie" për shtetasen H. M., 50 vjeçe me detyrë kontabilis­te; masën e sigurimit "Arrest shtëpie" për shtetasen T. K., 53 vjeçe, me detyrë agjente doganore si dhe masën e sigurimit "Arrest shtëpie" për shtetasen E. B., 32 vjeçe, me detyrë administra­tore dhe ortake e vetme e shoqërisë "ARENI ALBANIA" sh. p. k. Ndaj këtyre shtetasve rëndon akuza për veprat penale të "Krijimit të skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar" dhe "Fshehja e të ardhurave" të kryera në bashkëpuni­m. Strukturat hetimore kanë krijuar dyshime të arsyeshme se skema mashtruese në fushën e ndërtimit është më e gjerë dhe për këtë arsye po vijojnë hetimet.

KUSH ËSHTË ELSA BIBA

Një prej personave të akuzuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor për skemën e mashtrimit me vlerë 1 mln dollarë dhe që ndodhet aktualisht në arrest shtëpie është edhe Elsa Biba. Ndonëse vetë është një emër i panjohur, bashkëshor­ti i saj, Vasil Biba u gjet i vrarë dhe i groposur më 15 shkurt të vitit 2016 në Malin e Dajtit. 36vjeçari nga Pogradeci dhe me banim në kryeqytet ishte denoncuar i zhdukur nga bashkëshor­tja e tij në 16 dhjetor 2015. Ai ishte i dënuar dy herë nga gjykata shqiptare për evazion fiskal dhe për drejtim mjeti pa patentë. Ngjarja bëri bujë atë kohë, ndërsa viktima Vasil Biba dyshohet se u vra për mashtrime në fushën e ndërtimit. Pikërisht për një skemë mashtrimi me ndërtimet akuzohet edhe e shoqja e tij.

 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku u gjet i vrarë ish- ndërtuesi Vasil Biba
Vendi ku u gjet i vrarë ish- ndërtuesi Vasil Biba
 ??  ?? Viktima Suela Sula me bashkëshor­tin
Viktima Suela Sula me bashkëshor­tin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania