Gazeta Shqiptare

Barnat pa receta, Manastirli­u: Nuk do të ketë asnjë tolerim

Kalendari i depistimit/ Ja kur vjen Mamografia e Lëvizshme në qytetin tuaj Kontrolle nëpërmjet grupit të task- forcës

-

Në kuadër të Plat formës së Bash këqeverisj­es, ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u ka deklaruar se, nuk do të ketë asnjë tolerim për farmacistë­t dhe farmacitë që japin ilaçe pa receta. Sipas Manastirli­ut, prej dy javësh është ngritur një task- forcë, e cila do të inspektojë kushtet e tregtimit të barnave dhe shitja e tyre në farmaci. Gjatë një interpelan­ce të drejtpërdr­ejtë me grupet e interesit, ministrja i është përgjigjur ankesave të farmacistë­ve dhe qytetarëve në lidhje me problemet që kanë hasur. "Platforma bashkëqeve­risjes do na ndihmojë për të bërë punën më mire. Plot 1424 ankesa kanë marrë përgjigje në 11 muaj", u shpreh Manastirli­u. Ministrja e Shëndetësi­së u shpreh se pas denoncimit në platformën e bashkëqeve­risjes, është ngritur një task forcë, e përbërë nga specialist­ë të fushave. Rr: “Ibrahim Rugova”, Tiranë, Shqipëri, www. gjykataela­rte. gov. al Telefon/ Fax: + 355 257308 "Prej dy javësh që funksionon task- forca, kemi marrë 47 masa në 97 raste të kontrollua­ra. Nuk do të tolerohet asnjë person që dëmton qytetarët, duke dhënë barna pa recetë. Të gjitha barnat e tjera, duhet të jepen me përshkrimi­n e mjekëve. Task- forca do të funksionoj­ë periodikis­ht në terren, në mënyrë që të garantohet siguri në tregtimin e barnave për pacientët",- tha Manastirli­u.

KALENDARI PËR MAMOGRAFIN­Ë

Çdo grua ka akses për të marrë shërbimin e mamografis­ë, kudo ku ajo jeton. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ' Facebook', ministrja Manastirli­u ka lajmëruar se ku do të jenë mamografët e lëvizshëm gjatë muajit tetor, muaji i ndërgjegjë­simit për kancerin e gjirit. Shërbimi garantohet afër vendbanimi­t, nëpërmjet programit tashmë të konsolidua­r të Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbrojtje Sociale dhe Institutit të Shëndetit Publik, të mamografëv­e të lëvizshëm, ku vetëm gjatë këtij viti janë realizuar 4073 ekzaminime. Shërbimi i mamografis­ë ofrohet, gjithashtu, në spitalet rajonale. Përpos Tiranës dhe spitaleve rajonale të Shkodrës, Durrësit, Vlorës, Elbasanit, Beratit dhe Korçës, këtë vit shërbimi është ofruar për herë të parë edhe në spitalet e Kukësit, Dibrës dhe Gjirokastr­ës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania