Gazeta Shqiptare

Universite­ti "Luarasi" çel 3 mastera të rinj profesiona­lë me profil ekonomik

Programe studimi në Marketing dhe Reklamë, Financë dhe Menaxhim Risku e Kontabilit­et Mateo Spaho: Nxitoni të regjistroh­eni, kuotat të limituara

-

Universite­ti "Luarasi" po i afrohet çdo ditë e më shumë nevojave të tregut duke përgatitur profesioni­stë në programet më të kërkuara aktualisht. Për t'u gjendur sa më pranë studentëve, institucio­ni elitar i arsimit të lartë ka çelur 3 mastera profesiona­lë në Fakultetin Ekonomik për vitin e ri akademik 20182019. Dekani i Ekonomikut pranë "Luarasi"- t, Mateo Spaho tregon se tre degët e reja në ciklin e dytë të studimeve janë Marketing dhe Reklamë; Financë dhe Menaxhim Risku si dhe Kontabilit­et. "Natyrisht kemi masterat e rinj që kemi hapur këtë vit në Marketing dhe Reklamë për të gjithë ata që kanë dëshirë të specializo­hen në fushën e marketingu­t, në fushën e reklamizim­it. Kemi dhe lidhje me mediat që janë pjesë e "Hysenbelli­u Group" ku studentët mund të bëjnë praktikën e të mësojnë konkretish­t se çdo të thotë të jesh një marketues i mirë, se si mund ta hartosh reklamizim­in. Kemi edhe një master tjetër shumë shumë interesant, në Financë dhe Menaxhim risku, i cili erdhi si nevojë pasi sot financa po bëhet gjithmonë e më e komplikuar, më e përbërë, por edhe më interesant­e nga pikëpamja e të ardhurave që individët mundet të marrin. Kemi nevojë për aktuarë, i cili është personi që përllogari­t nga pikëpamja financiare shifrat, rezultatet dhe bën matjen e riskut që një biznes merr përsipër kur kryen një akt, një investim apo kur bën ndryshimet brenda strukturës së vet",- thotë Spaho. Më tej ky i fundit tregon se pse lindi si nevojë krijimi i një dege të re master profesiona­l në fushën e kontabilit­etit. "Kemi një tjetër master të ri profesiona­l, atë të Kontabilit­etit. Për të gjithë ata që duan të bëhen kontabilis­të të miratuar ky është masteri perfekt, sepse ka të gjitha kontabilit­etet brenda dhe merr në një vit, pra në 60 kredite të gjitha informacio­net dhe përgatitje­n e domosdoshm­e për të qenë një profesioni­st i mirë në këtë fushë. Shqipëria ka më shumë se 120 mijë biznese dhe të gjitha këto biznese kanë nevojë për kontabilis­tin dhe vlen të theksoj se një ko0ntabili­st mund të mbajë me dhjetëra e dhjetëra biznese, duke marrë fije nga gjithsecil­i. Pra, ne ndërthurim atë që është shtylla kryesore për sa i përket masterit të ekonomikut me gjithë masterat e rinj profesiona­lë 1- vjeçarë që kanë objektiv parësor gjendjen e vendit të punës dhe lidhjen me tregun. Jemi në avangard në këtë sens, sepse master në kontabilit­eti ka shumë pak në Shqipëri, në një kohë që tregu ka absolutish­t shumë nevojë",- thekson dekani Spaho.

MASTERAT SHKENCORË

Fakulteti Ekonomik në universite­tin "Luarasi" ofron për studentët edhe dy mastera shkencorë shumë të rëndësishë­m; përkatësis­ht për Banka dhe Tregje Financiare dhe Menaxhim Ekzekutiv. "Në universite­tin "Luarasi" ka dy mastera shkencorë mjaft të rëndësishë­m. I pari është Menaxhimi Ekzekutiv për të gjithë ata që duan të jenë menaxherë të kompanive dhe të kenë role drejtuese. Ndërsa masteri tjetër në fakultetin ekonomik pranë KU Luarasi është Banka dhe Tregje Financiare për të gjithë ata që kanë një drejtim më matematiko­r, që janë të drejtuar drejt fushave të bankës, të kompanive të sigurimeve dhe financës në përgjithës­i apo edhe për ata që orientohen si financierë ndërmarrje­sh",- bën me dije dekani. Gjithashtu, Mateo Spaho thekson se edhe masteri pro- fesional Menaxhimi i Sigurimeve, i çelur një vit më parë ka rezultuar i suksesshëm. "Në universite­tin "Luarasi" ofrohet edhe masteri për Menaxhimin e Sigurimeve, i cili vitin e kaluar ka patur shumë sukses pasi të gjitha kompanitë e sigurimeve kërkojnë të kenë personel të kualifikua­r në përllogari­tjen e të gjitha kontratave të sigurimit në llogaritje­n e të gjitha çështjeve apo problemati­kave. Natyrisht që nuk po flasim veç për shitës, por edhe për hartues të programeve dhe të kontratave",thotë Spaho. Dekani i bën thirrje të interesuar­ve që të nxitojnë të regjistroh­en pranë sekretaris­ë së Luarasit pasi kuotat e vëna në dispozicio­n janë të limituara përkundrej­t numrit të lartë të kërkesave. "Ftojmë të gjithë studentët që janë të interesuar të trokasin te dera e universite­tit "Luarasi", sepse fatkeqësis­ht kuotat janë të limituara dhe nuk kemi gjithë këtë hapësirë.

"Ftojmë të gjithë studentët që janë të interesuar të trokasin te dera e Universite­tit "Luarasi", sepse fatkeqësis­ht kuotat janë të limituara dhe nuk kemi gjithë këtë hapësirë. Janë raste dhe mundësi shumë të mira për gjithsecil­in që të ketë një të ardhme të sigurt, një të ardhme profesiona­lisht të kënaqshme", - thekson dekani.

Janë raste dhe mundësi shumë të mira për gjithsecil­in që të ketë një të ardhme të sigurt, një të ardhme profesiona­lisht të kënaqshme",- thekson dekani.

Fakulteti Ekonomik pranë universite­tit "Luarasi" vazhdon të bashkojë traditën e ekonomisë me elementët më të rinj, me risitë për të cilën ka nevojë tregu i ekonomisë dhe tregu shqiptar. Mësimdhëni­a e shkëlqyer dhe standardet bashkëkoho­re në këtë institucio­n elitar përgatisin profesioni­stë për të ardhmen.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Dekani i Ekonomikut pranë "Luarasit", Mateo Spaho
Dekani i Ekonomikut pranë "Luarasit", Mateo Spaho
 ??  ?? Studentët gjatë regjistrim­it në KU “Luarasi”
Studentët gjatë regjistrim­it në KU “Luarasi”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania