Gazeta Shqiptare

Universite­tet, mbi dy mijë të huaj studiojnë në Shqipëri

Statistika­t nga Ministria e Arsimit: 482 studentë nga Italia, 123 nga Turqia Studentja nga Jordania: Marrëdhëni­a me shqiptarët, e komplikuar

-

shumë më para dhe më e zhvilluar, dhe arsyeja tjetër është që u detyrova që ta vazhdoja fakultetin në gjuhën maqedonase". Fjolla, duke krahasuar universite­tin këtu me atë të Maqedonisë, tregon se në Maqedoni studentët kishin më shumë mundësi praktike, ndërsa këtu jo. "Në vendin tim arsimi nuk është shumë i zhvilluar si në vendet europiane dhe s'mund të flas shumë, sepse unë nuk kam studiuar atje, por nga ajo që kam parë, në Maqedoni fakultetet u japin shumë përparësi dhe mundësi studentëve të tyre. Për nga ana e praktikës ato mundohen që studentët e tyre t'i dërgojnë jashtë në Europë për disa muaj ose kanë organizata, të cilat marrin një grup studentësh nëpër seminare në mbarë Europën, gjë të cilën nuk e kam dëgjuar unë të ekzistonte në fakultetin tonë. Dhe, një herë mbaj mend që doja 3 muaj vere të ikja për praktikë në Gjermani, nuk munda, sepse kjo gjë bëhej vetëm për studentët e universite­teve private".

Për sa i përket jetesës këtu, ajo tregon se vetëm në fillim është ndier pak si e huaj, ndërsa më vonë filloi të ambientohe­j.

"Kur krijova shoqërinë Si Umiti është edhe Tuka, vajza 20vjeçare nga Jordania, e cila ka një vit që qëndron në Tiranë. Ka ardhur për të studiuar inxhinieri elektronik­e. Synimi i vajzës duket se ka detyruar edhe familjen e saj ta shoqërojë në vendin ku ajo po studion. Pavarësish­t se një pjesë e të rinjve shqiptarë synojnë universite­tet e Europës për të studiuar, kjo nuk i ndalon të rinjtë nga vendet e tjera të vijnë për të studiuar në Shqipëri. time, u ndjeva sikur kisha një jetë në Shqipëri". Duke krahasuar studentët shqiptarë me ata maqedonas, ajo tregon se janë shumë të afrueshëm dhe mikpritës, por ka disa gjëra që i kanë bërë përshtypje në vendin tonë. "Ajo që kam vënë re te moshatarët e mi në Shqipëri, krahasuar me ato nga vendi im, është se meshkujt krijonin një grup ku do ishin vetëm meshkuj, dhe femrat një grup ku do ishin vetëm femrat. Nuk kishte përzierje të dy gjinive, pak e çuditshme". Lidhur me profesorët që i japin mësim, Fjolla shprehet se ata janë shumë të mirë dhe gjithë kohës janë përpjekur për të kuptuar studentët. "Ata janë munduar që ne ta kuptojmë atë që na e kanë shpjeguar dhe gjithmonë na kanë lënë hapësirë që të japim mendimet tona dhe normal të pyesim për çdo gjë të paqartë", thotë Fjolla.

Po ashtu, sipas Fjollës të gjithë profesorët e saj i orientojnë studentët e tyre në tregun e punës nëpërmjet postimeve në "Facebook" ose nëpërmjet komunikimi­t direkt në klasë. Për sa i përket jetesës dhe ushtrimit të profesioni­t të saj në Shqipëri, ajo akoma nuk e ka vendosur. "Një pjesë e imja më thotë po, një pjesë jo".

 ??  ?? Studentja nga Maqedonia, Fjolla Sulejmani
Studentja nga Maqedonia, Fjolla Sulejmani
 ??  ?? Studentja nga Jordania, Tuka Rrahmani
Studentja nga Jordania, Tuka Rrahmani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania