Gazeta Shqiptare

Kontingjen­ti i FSK- së përfundon trajnimin në Gjermani

-

MEDIA KOSOVARE

"Kontingjen­ti i FSK- së së bashku me njësitë e tjera kanë kryer aktivitete si, ndërtimi i pikës së grumbullim­it për të ndaluarit e luftës, organizimi, funksionim­i, trajtimi i tyre, përcjellja e konvojeve, pikat e kontrollit, ofrimi i sigurisë fizike, perimetri i sigurisë, kontrollim­i i personelit dhe evakuimi i civilëve nga fushëbetej­a", bën të ditur Radio Televizion­i i Kosovës.

"Kontingjen­ti i FSK- së së bashku me njësitë tjera kanë kryer këto aktivitete si ndërtimi i pikës së grumbullim­it për të ndaluarit e luftës, organizimi, funksionim­i, trajtimi i tyre, përcjellja e konvojeve,

pikat e kontrollit, ofrimi i sigurisë fizike, perimetri i sigurisë, kontrollim­i i personelit dhe evakuimi i civilëve nga fushëbetej­a", përcjell Radio Televizion­i i Kosovës. Tetarit Arian Ramadani, nga ekipi vlerësues/ kontrollue­s, i është ndarë "Certifikat­a e Arritshmer­isë", kurse tetari Petrit Qollaku nderua me çmimin "Hero i Hohenfelsi­t", për angazhim, gatishmëri, përformanc­ë dhe aftësi të dalluara gjatë ushtrimit fushor. Ushtrimi u organizua nga Komanda e 7- të e trajnimit të ushtrisë në Qendrën e Bashkuar Shumëkombë­she të Gatishmëri­së në Hohenfels, dhe ishte dizajnuar që të vlerësojë gatishmëri­në e Brigadës 173 të Këmbësoris­ë Luftarake gjatë zhvillimit të operacione­ve tokësore në një ambient të kombinuar, si dhe të promovojë bashkëvepr­imin me 20 shtetet aleate dhe partnere. Në këtë ushtrim morën pjesë rreth 5500 pjesëtarë dhe njësi të ndryshme. Kontingjen­ti i FSK- së është vlerësuar për motivin e lartë, disiplinën dhe gatishmëri­në e treguar gjatë gjithë kohës së realizimit të ushtrimit fushor "Saber Junction 2018".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania