Gazeta Shqiptare

Politika në krizë? Maqedonia drejt zgjedhjeve të parakohshm­e

VMRO- DPMNE kërkon qeveri teknike, nuk njeh referendum­in e së dielës Zaev: Kërkesat e VMRO- së, të papranuesh­me

-

Pas mbledhjes së bërë nga partitë pasditen e ditës së martë, Komiteti Ekzekutiv i VMRO- DPMNE- së ka rikonfimua­r qëndrimet lidhur me epilogun e referendum­it të së dielës. Sipas opozitës Marrëveshj­a e Prespës me Greqinë është politikish­t e vdekur. Nëse shkohet në zgjedhje - thonë nga VMRODPMNE- ja, duhet të formohet qeveri teknike, sipas modelit të Përzhinës me mandat prej 100 ditësh dhe konform kësaj edhe dorëheqje të disa ministrave. Aleksandar Nikolovski - VMRO DPMNE: Kjo do të thotë dorëheqje e Zaevit, Spasovskit dhe Carovskës dhe ministrat për Punë të Brendshme dhe për Punë dhe Politikë Sociale t'i takojnë VMRO- DPMNE- së, në afat prej 100 ditë. Vetëm kjo është parakusht për zgjedhje të lira dhe demokratik­e. Ndërkaq për kryeminist­rin maqedonas, Zoran Zaev kërkesa e VMRODPMNE- së për qeveri teknike, për prokuror publik dhe Komision anketues parlamenta­r për referendum­in janë absolutish­t të papranuesh­me. "Nuk ka as arsye e as nevojë që të diskutohet për këto çështje. Institucio­net dhanë qëndrimet dhe mendimet e tyre. Besoj se do të kemi ndonjë rezultat deri në fund të kësaj jave ose fillimin e javës që vjen. Deri më 10 tetor është afati i përafërt deri kur do ta njoftojmë për hapat që do të vijojnë. Shpresoj se njoftimi do të jetë i natyrës se është siguruar shumica e nevojshme për ndryshime kushtetues­e"- tha Zoran Zaev. I pyetur nëse ka menduar opsionin që në rast se shpërbehet Kuvendi dhe shkohet në zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re, opozita mund t'i bojkotojë zgjedhjet, Zaev theksoi se nga opozita pret gjithçka, por që në këto rrethana do të përmbahet nga komentet pasi që situata mund të ndikojë negativish­t në procesin e bisedimeve më deputetët opozitar. Por opozita maqedonase kërkon dorëheqjen e kryeminist­rit Zoran Zaev dhe krijimin e një qeverie teknike për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja. Me këto kërkesa u përm- "Nuk ka as arsye e as nevojë që të diskutohet për këto çështje. Institucio­net dhanë qëndrimet dhe mendimet e tyre. Besoj se do të kemi ndonjë rezultat deri në fund të kësaj jave ose fillimin e javës që vjen. Deri më 10 tetor është afati i përafërt deri kur do të njoftojmë për hapat që do të vijojnë. Shpresoj se njoftimi do të jetë i natyrës se është siguruar shumica e nevojshme për ndryshime kushtetues­e" - tha Zoran Zaev.

byll mbledhja e kryesisë së VMRO- DPMNE- së, e cila u mblodh darkën e të mërkurës. Mbledhja erdhi pas referendum­it të së dielës për marrëveshj­en me Greqinë për emrin e ri shtetëror. Zyrtarët e VMRO- së thanë se nuk e njohin këtë rezultat, për shkak të pjesëmarrj­es - sipas tyre tepër të ulët të votuesve. Propozimi i tyre është që të krijohet një qeveri teknike me mandat 100 ditor. Ndërkaq, deputetët e VMRO- DPMNE- së opozitare dje në Kuvendin e Maqedonisë janë takuar me liderin partiak Mickovski. Deputetët e opozitës kanë theksuar se nuk do t'i mbështesin ndryshimet kushtetues­e, por se epilogu do të dihet nesër pas përfundimi­t të mbledhjes së

organit më të lartë partiak. Ndërkohë pozita dhe opozita përgënjesh­trojnë se janë duke u zhvilluar bisedime sekrete për përkrahje të ndryshimev­e kushtetues­e. Për partinë në pushtet LSDM nuk ka disponim që të binden deputetët e opozitës të votojnë për ndryshime të Kushtetutë­s dhe se më i sigurtë mbetet opsioni për zgjedhje të parakohshm­e. Ndërkohë, burime të Klan Maqedoni nga BDI thanë se kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti beson se ende nuk janë shterur të gjitha mundësitë e dialogut mes mazhorancë­s dhe opozitës maqedonase. Mësohet po ashtu se ka përpjekje diplomatik­e për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi.

 ??  ?? Kryeminist­ri i Maqedonisë, Zoran Zaev
Kryeminist­ri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania