Gazeta Shqiptare

Jerida Sakaj:

Rrëfehet moderatorj­a: Arti dhe radioja, një binom perfekt për shpirtin Shpesh pikturoj me duar, pa penela "Përqafoj një copëz natyrë për të marrë frymë lirisht"

- Egla Xhemali

Të jetosh në një botë me ngjyra dhe të kesh aftësinë për ta tjetërsuar atë. Arti ka fuqi mbi gjithçka. Me të takohemi në një dimension fantazie dhe gjendjeje të veçantë emocionale, ku në duar i lexohet fjala artiste. Kjo është Jerida Sakaj, e cila për shumëkënd njihet si moderatore e "Klubit të mëngjesit". Është e përkëdhelu­ra e Zotit, pasi çfarëdo që prek, e transformo­n në diçka të jashtëzako­nshme, i dhuron jetë asaj. Jerida vjen në një rrëfim ekskluziv për "Gazeta shqiptare", për të ndarë me ne pasionin për pikturën dhe të fshehtat e vajzës përtej ekranit. Bashkëjete­sa me artet e ka thelluar edhe më shpirtin e artistes, që nuk ndalet së krijuari gjëra të veçanta. Përtej shkëlqimit në ekran, Sakaj zotëron atë solidarite­tin që rrallëkujt i ngelet përtej medias.

Çfarë ndjesie ke kur ngjyhesh me bojëra teksa pikturon?

Është ndjesia më e bukur në botë. Në momentin e parë kur prek ngjyrat dhe shpeshherë pikturoj me dorë pa penela, shkëputem nga çdo gjë përreth. Duket sikur jam në një botë tjetër, në një tjetër dimension, ku gjendja emocionale dhe fantazia janë ato që komandojnë duart më pas. Dhe sigurisht, kjo është një botë e bukur mbushur me larmishmër­inë e ngjyrave. Si u "takove" me pikturën? Që në fëmijëri jam "takuar" me vizatimet dhe përgjithës­isht portretet që bënte mami im. Dhe duke parë atë, përpiqesha të vizatoja edhe unë. Me kalimin e viteve nuk u mora seriozisht me pikturën deri para disa vitesh kur ju riktheva këtij pasioni. U bënë më shumë se 6 vite që i jam futur kësaj rruge shumë të dashur prej meje dhe besoj se tashmë ky pasion do të më shoqërojë përgjatë gjithë jetës.

Cili është pasioni i ri që të thërret së brendshmi?

Artet janë të lidhura me njëra- tjetrën, kështu që jam duke eksploruar disa prej tyre ( qesh). Një tjetër pasion imi, për të cilin edhe kam studiuar është filmi.

Si është rruga jote çdo mëngjes drejt studios së radios?

E vrullshme. Nxitoj drejt një takimi jo vetëm me kolegët, por edhe me dëgjuesit, me të cilët fillojmë një ditë të re. Çfarë bën me njerëz "mbytës"? Përpiqem t'i evitoj. "Përqafoj" një copëz natyrë kudo që ndodhet për të marr frymë lirisht. Çasti kur të duhet të marrësh një vendim brenda një kohe të shkurtër? E para, është që mundohem të mos marr vendime me grushtet mbledhur. Pastaj thërras në ndihmë arsyen, pa ia mbyllur krejt derën ndjenjës. Poezia, muzika, arti, në çfarë të transformo­jnë? Shpresoj që në një njeri. Çfarë sheh sa hap derën e shtëpisë tënde? Më presin plot dashuri macja dhe qeni, të cilët më ndjejnë hapat teksa ngjitem në shkallë. Në retrospekt­ivë, si ka qenë fëmijëria jote? Për fat të mirë kam pasur mundësinë ta shijoj fëmijërinë me të gjitha ngjyrat e saj. Dhe thellë- thellë mundohem ta ruaj fëmijën brenda vetes. Sakrifica që nuk do bëje për ta shpëtuar një raport dashurie? Për dashurinë do sakrifikoj­a shumë, por nuk do të pranoja të tjetërsohe­sha. Është bukur kur të duan ashtu siç je dhe të duash tjetrin për atë që është.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania