Gazeta Shqiptare

Atentat në zonën e ish- Bllokut, një i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur

36- vjeçari me origjinë nga Burreli, i dënuar për vrasjen e Enton Nikës në Linzë Shënjestra Ervis Martini u mbijeton plumbave

-

Tronditet Tirana. Një person ka mbetur i vrarë në një atentat, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21: 50 në një lokal zonën e ishBllokut.

Viktima u identifiku­a si Rigers Gaxha, 26 vjeç ndërsa një prej të plagosurve është Ervis Martinaj, një emër i njohur ky për policinë si dhe Leart Hasa.

BalkanWeb mëson se objektiv dyshohet se ka qënë 36- vjeçari Ervis Martinaj me origjinë nga Burreli, i cili është një emër mjaft i njohur për Policinë. Së fundmi ai është dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015 në zonën e Linzës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se atentati ka ndodhur në lokalin e Redi Popeskut, që ndodhet pranë KFC- së, në një rrugë shumë të frekuentua­r nga të rinjtë. Popescu është mik i Martinajt dhe biznesmen i njohur. Deri në orët e vona të mbrëmjes nuk janë bërë me dije shkaqet e ngjarjes. Pas sinjalizim­it për atentatin, policia ka mbërritur në vendngjarj­e dhe ka nisur hetimet. Gjithashtu, në vendngjarj­e ka shkuar edhe ambulanca, e cila ka transportu­ar në spital dy të plagosurit. Mësohet se 36- vjeçari Ervis Martinaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës. "Më datë 04.10.2018, rreth orës 21: 50, në zonën e ' Bllokut' në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorit/ ve", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

KUSH ËSHTË ERVIS MARTINI

36- vjeçari Ervis Martinaj me origjinë nga Burreli është një emër mjaft i njohur për policinë. Së fundmi ai është dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015 në zonën e Linzës. Po ashtu, emri i tij ka dalë edhe në dosjen e bujshme gjyqësore kundër Emiljano Shullazit. Ngjarja ku u vra Enton Nika ndodhi në parkingun e lokalit "M…" në Linzë. Të pandehurit kanë drekuar në këtë lokal dhe në momentin e largimit kanë parë Nikën dhe pronarin e lokalit, Ismet Gaxherri. Referuar deklarimev­e të të pandehurve, gjykata pretendon se Ervis Martinaj ka vënë re shtetasin En-

ton Nika që po shihte nga ata, duke folur nëpër dhëmbë, që i është dukur si sharje të pandehurit Ervis.

"Ai i është drejtuar të ndjerit Enton Nika duke i thënë ' o çuni, hajde një sekondë'. Pasi janë afruar, i pandehuri Ervis i ka hedhur dorën në qafë të ndjerit Enton duke i thënë: ' A më njeh mua, unë jam Ervis Martinaj'. Entoni i ka thënë ' qofsh

me shëndet, unë jam Enton Nika dhe më largo pak atë dorën nga supi se ta këpus'", rrëfehej nisja e konfliktit në vendim. Më tej të pandehurit janë përfshirë në konflikt fizik me ta, ku në një moment i pandehuri Emiljano Tasho ka qëlluar me një armë pistoletë, sipas tij nga pakujdesia, drejt Enton Nikës, duke e lënë të vdekur.

 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania