Gazeta Shqiptare

"Pse e pushkatoi Enveri babanë tim, Abdyl Këllezin dhe si e mësoi ai se do arrestohej"

Dëshmia e rrallë e fizikantit Leon Këllezi, i biri i ish- zv. kryeminist­rit të pushkatuar në ' 77 si "armik i popullit", çfarë i thoshte i ati për Enverin Dëshmia: Kur na u komunikua pushkatimi babait, për tri ditë në fshatin Kotë të Vlorës nuk ndezën as

-

Plot 41 vite më parë, më 31 maj të vitit 1977, diku në periferi të Tiranës, në një vend që ende dhe sot e kësaj dite ka mbetur i pazbuluar ende, një skuadër pushkatimi e ngritur me porosi të veçantë të ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Kadri Hazbiut, ekzekutoi me pushkatim Abdyl Këllezin dhe Koço Theodhosin, të cilët ishin arrestuar që në vitin 1975, të akuzuar nga Enver Hoxha si krerët kryesorë të "Grupit sabotator në Ekonomi". Bashkë me Këllezin e Theodhosin, ishin dënuar me nga 25 vjet burg politik edhe dy ministrat e tjerë, Kiço Ngjela dhe Vasil Kati, si dhe disa kuadro të lartë nga dikasteri i Ekonomisë. Këllëzi dhe Theodhosi, ishanëtarë të Byrosë Politike, deputetë të K uvendit Popullor dhe zv. kryeminist­ra e ministra për më shumë se tri dekada me radhë ishin ndër të pakët nga udhëheqja e lartë e PPSH- së që kishin studiuar e ishin diplomuar në Perëndim, që nga periudha e monarkisë së Zogut dhe po kështu, edhe Ngjela me Vasil Katin kishin studiuar jashtë. Me goditjen e këtij të ashtuquajt­urit "Grupi armiqësor sabotator në Ekonomi", Enver Hoxha po godiste "trurin e Ekonomisë", pasi nga mbarimi i luftës e deri në atë kohë, Këllezi, Theodhosi, Ngjela dhe Kati kishin mbajtur funksionet kyçe të ekonomisë shqiptare. Ndërsa këto gjëra tashmë janë të njohura prej vitesh, në këtë shkrim po publikojmë intervistë­n me z. Leon Këllezi, me profesion fizikant, ( djali i dytë i ishzv. kryeminist­rit Abdyl Këllezi), i cili na njeh me disa ngjarje dhe fakte fare të panjohura, që kanë të bëjnë me babanë e tij që nga periudha që ishte në pushtet me funksione të larta, marrëdhëni­et e raportet me Enver Hoxhën, si filloi goditja ndaj tij, arrestimi, pushkatimi, internimi dhe deri tek peripecitë e tij dhe të familjes për gjetjen e eshtrave të babait, Abdyl Këllezit dhe Koço Theodhosit.

Zoti Leon, nga ç'familje rridhte babai juaj, Abdyl Këllezi?

Gjyshi im quhej Mehmet Muharrem Këllezi ose Hoçi, siç e thërrisnin tiranasit dhe ka qenë tregtar. Kryesisht ka pasur ekskluzivi­tetin e lëkurëve dhe ka pasur dyqane të tjera, toka dhe shtëpi. Po babai, ku u shkollua? Im atë ka lindur në vitin 1919 dhe ka mbaruar gjimnazin e Tiranës, ka shkuar për studime me ndërmjetës­inë e familjes Turdiu për xhenio, që më vonë të shkonte si inxhinier ndërtimi. Shkoi në Itali dhe ka bërë nja tre vjet. Kur u bë pushtimi i Shqipërisë, ata u detyruan të bënin betimin para flamurit italian, ku im atë me gjithë të tjerët nuk pranoi dhe atë e internuan. Në vitin 1942 u falën këta të internuari­t dhe ai erdhi në Shqipëri. Sa erdhi këtu, u angazhua menjëherë me lëvizjen dhe u arrestua nja dy herë. Ka arritur deri sekretar qarkori dhe kryesisht është marrë me Frontin. Ka ardhur në Tiranë më 17 nëntor 1944, i dërguar nga Partia Komuniste dhe personalis­ht Enveri, bashkë me Pandi Kriston dhe Liri Belishovën.

Po pas mbarimit të luftës, në çfarë funksiones­h ishte?

Babai fillimisht u mor me Frontin Demokratik dhe më pas u emërua komisar i Bankës Kombëtare. U bë guvernator i bankës dhe më pas në ministri të Financave dhe zv. ministër. Ai punoi 11 muaj në Ministrinë e Ndërtimit dhe më pas rikthehet në Ministrinë e Financave. Pas vdekjes së Stalinit, në vitin 1953 u emërua ministër i Financave. Ndërsa në vitin 1956 u emërua zv. kryetar i Këshillit të Ministrave deri në 1966. Më pas shkoi kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës. Në vitet 1969-' 70 rikthe- het në Kryeminist­ri, ku caktohet kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit, deri në vitin 1975 kur u arrestua.

Si e kujton apo më saktë çfarë dini ju rreth zanafillës së goditjes që iu bë babait tuaj, Abdyl Këllezit?

Historia ka filluar me problemin e naftës, që lidhej më shumë edhe me Koço Theodhosin. Për mua është një çudi, sepse për festat e nëntorit të gjithë këta të naftës, si Lipe Nashi etj., u propozuan dhe u dekoruan. Menjëherë pas Vitit të Ri, në janar kanë filluar sulmet në Ministrinë e Industrisë. Im atë nuk është ngacmuar deri në 3 maj të vitit 1975. Po pas muajt maj, çfarë ndodhi? Në maj të vitit 1975, ishin duke u kthyer nga një vizitë ku kalojnë te lulishtja para shtëpisë së vjetër të Kadri Hazbiut dhe Kadriu kur i pa, ndërroi rrugën. Atëherë mamaja i tha: "Abdyl, do fillojnë nesër me ty". Faktikisht me babain tim janë marrë nga data 3 maj deri në 28 maj në mbledhje të përditshme në KQ në Byro dhe në qeveri. Kryesisht Adil Çarçani e ka mbrojtur duke thënë se nuk është përgjegjës­i e Abdyl Këllezit gjithë kjo. Po kështu, edhe Mehmet Shehu e ka mbrojtur, këtë e di mirë. Në 17 nëntor të 1974- ës u bë një mbledhje në Fier me të gjithë ekspertët e naftës që kishin kontradikt­a. Ka qenë edhe Koço Theodhosi në atë mbledhje. Më pas, babanë e merr Mehmet Shehu në telefon dhe i thotë: "Lëre mbledhjen dhe hajde në Tiranë, sepse pasdite është përkujtimo­rja e 30- vjetorit të çlirimit të Tiranës. Ky e kundërshto­n pak duke i thënë se sa kanë filluar këtu të zbërthehen këto mbledhjet teknike. "S'ka gjë - i thotë Mehmeti - po hajde". Faktikisht kur janë kthyer, i ka thënë Koçoja se këtu nuk u zgjidh gjë. Atëherë babai i bën dy raporte, një Adil Çarçanit dhe një Haki Toskës. Pas nja dy muajsh i thotë Mehmet Shehu: "I ke çuar në Komitet Qëndror relacionet? - Po i thotë ky - ia kam çuar Adilit. - Atë e di se e kam lexuar - i thotë - po këto thonë se nuk ka ardhur gjë". Me këtë filloi historia që pse s'e ke çuar. Ajo letër ishte e njëjtë me atë të punëtorit që i çoi Enverit për problemet e naftës, këtu filloi gjithë historia. Kjo punë zgjati jo më shumë se tri javë. Çfarë thuhej në ato mbledhje? E akuzonin për gjëra të veçanta, si psh.: që ke bërë ndonjë propozim që në Industrinë e Naftës dhe Qymyrgurit, iu dha një lloj pavarësie për të blerë këto pajisjet dhe kjo u quajt një lloj liberalizi­mi ekonomie si në Jugosllavi, apo siç thuhej atëherë "Vetadminis­trim".

Po pas atyre mbledhjeve, ç'ndodhi me babanë?

Pasi mbaroi Plenumi, u nisën për në fshatin Kotë. Pas nja dy ditësh i thanë që je emëruar drejtor i fermës së fshatit Kotë. Ndenji dy muaj. Shkonte në çdo brigadë dhe bënte prezantimi­n si drejtor. Të nesërmen e thërrasin në Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, ku kryetari Ndue Marashi i thotë që do shkoni familjaris­ht në fshatin Kotë. Kur shkuam atje, na dhanë dy dhoma e një kuzhinë në pallatin e vjetër. Gjatë asaj kohe babai nuk ka folur fare me njeri. Pas dy muajsh i thonë që je hequr nga drejtor dhe e caktojnë që të shpërndant­e karburanti­n për traktorët, punë të cilën e bënte me mjaft korrektesë. Si e kujtoni arrestimin e babait? Një ditë kur u ktheva unë nga puna, më thotë një zetorist që unë dua të furnizohem. Kur shkoi babai, ai u vonua shumë dhe nuk po vinte ndërsa po errësohej. Në momentin kur unë do dilja për ta gjetur, më përplaset dera në kurriz dhe hyn zv. drejtori i Degës së Brendshme të Vlorës që nuk më kujtohet për momentin dhe tha: "Abdyl Këllezi u arrestua si armik i popullit dhe u largua". Më pas erdhën 4- 5 hetues që kanë ndenjur që nga ora 7 deri të nesërmen në mëngjes dhe bënë kontroll të hollësishë­m. Mamaja u trondit shumë dhe vëllai Maksi, ishte i sëmurë dhe unë firmosa që s'ka armë, por u pendova sepse kujtova se mos e fusnin ata. Kryesisht ata shikonin librat. Kishte shumë libra italisht, frëngjisht dhe rusisht.

Para se të ndodhte arrestimi, a e parandjent­e babai këtë gjë, pra a e parandjent­e arrestimin?

Po, më kujtohet që një javë para se të arrestohej, i shkon një fshatar atje ku punonte dhe i thotë që; maksimumi pas 7 ose 10 ditësh do të arrestohes­h.

Si shpjegohet kjo, mos ishte ndon-

 ??  ??
 ??  ?? Abdyl Këllezi duke folur në gjyq
Abdyl Këllezi duke folur në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania