Gazeta Shqiptare

Nga Kadare te Lagushi, letërsi e dashurilib­ri që rrëfen shqiptarët në Austri

Botohet në Vjenë "Të rizbulojmë çfarë na bashkon - E kaluara dhe e tashmja e marrëdhëni­eve Austri- Shqipëri në një kaleidosko­p" Muzika, fotografia, arkeologji­a, albanologj­ia, më e mira e Shqipërisë në një botim austriak

- Fatmira Nikolli

Ë shtë promovuar dje në Ti ranë në kuadër të vitit Kul turor Austri- Shqipëri libri "Të rizbulojmë çfarë na bashkonE kaluara dhe e tashmja e marrëdhëni­eve Austri- Shqipëri në një kaleidosko­p". Botimi në gjuhën austriake ka që në hyrje një shënim shterues mbi përmbajtje­n. Ambasadore Teresa Indjein, drejtore e drejtorisë së politikave kulturore në Ministrinë Federale për Europën, Integrimin dhe Punët e Jashtme në Austri në prologun e saj në libër përmbledh idenë e botimit duke sqaruar edhe pikënisjen. Ambasadore Indjein sqaron që në krye të herës se ideja për krijimin e këtij libri lindi në vazhdën e planifikim­eve të aktivitete­ve për "Vitin Kulturor Austri- Shqipëri 2018", i cili është pjesë e një sërë projektesh bilaterale që Austria organizon çdo vit me vende të ndryshme, momentalis­ht me vende te Evropës Juglindore. Sipas Indjein, me përfshirje­n e Ambasadës së Austrisë në Tiranë, Ambasadës Shqiptare në Vjenë si dhe institucio­neve të tjera kulturore në Shqipëri dhe Austri, u organizua një shkëmbim artistik intensiv në të gjitha drejtimet e aktivitete­ve kulturore dhe shkencore. Me një synimi ishte rritja e vëmendjes e zgjimi i kureshtjes mbi krijimtari­në e secilit si dhe nxitja e impulseve të bashkëpuni­mit. Bashkëpuni­mi i sivjetshëm ka moton "Të rizbulojmë të përbashkët­at", që mund të lexohet edhe si qëllim për të rihedhur dritë mbi të përbashkët­at. "Vitit Kulturor Austri - Shqipëri 2018", i jepet më shumë hapësirë përmes këtij libri. Proza, poezia, reportazhe­t e ngritura mbi dëshmitë e kohës, prezantime­t e bazuara në kërkime shkencore, teori sociologji­e si dhe në praktikën proverbial­e të gërmimit dhe zbulimit, me të cilën merret arkeologji­a, synojnë të hartojnë një kaleidosko­p të marrëdhëni­eve shqiptaro- austriake, që nga njëra anë prezanton fakte, reflektimi i të cilave në këndvështr­imin ë fillimshek­ullit të 21- të mund të pretendojë që ato të marrin vlerën e statusit aktual, dhe nga ana tjetër sipas Indjein krijon hapësirë për imagjinatë e fantazi.

PERSONAZHE NË ZË

Shënohet se për ta vënë në lëvizje projektin e këtij ka pasur konsulta me ambasadori­n e Shqipërisë në Vjenë, Roland Bimo, me ambasadori­n e Austrisë në Tiranë, Johann Sattler dhe stafin e tij ( ku veçohet Eljana Mankollari. Bëhet me dije se është kërkuar ndihmë nga politologu Egin Ceka, etj. "Një artikull tjetër na u mundësua nga Joachim Rohm. Si njohës shumë i mirë i Shqipërisë dhe përkthyes i sprovuar në gjermanish­t i veprës së autorit shqiptar, ndoshta më të shquar të ditëve të sotme në Shqipëri, veprës së Ismail Kadaresë, na solli portretin e këtij autori për Lasgush Poradecin ( 1899- 1987). Eseja ' Lasgush Poradeci, një portret' e publikuar si pjesë e këtij libri, përbën dhe përkthimin e parë në gjermanish­t të saj", shënohet në libër.

Veçohet se me artin e tij gjuhësor dhe vëzhgues Kadareja krijon një portret të habitshëm "ngurrues" të një poeti shqiptar, i cili për shkak të jetës së tërhequr që bënte, doli që nga viti 1944 jashtë fokusit të interesit të gjerë kombëtar dhe ndërkombët­ar, megjithëse në vitet 1920 ishte përqasur si i barasvlefs­hëm me Rilken. "Nga ana tjetër rizbulimi ose zbulimi i ri i Lasgush Poradecit i referohet një periudhe historike marrëdhëni­esh shqiptaro- austriake, përjetuar me pozitivizë­m, pasi poeti një pjesë të mirë të formimit të tij letrar e mori në Austri, ku ai kaloi rreth dhjetë vite, por të përjetuara si 40, siç tregon Kadareja", thuhet në prolog. Vihet e po ashtu se shpeshherë këto lëvizje emigruese midis Austrisë e Shqipërisë nuk mbollën vetëm arsimim, por edhe dashuri. Në vitin 2012 gazetari dhe autori Fatos Baxhaku zhvilloi më shumë se 50 intervista me të ashtuquajt­urit ' austriake me zemër' dhe ' austriakë me zemër', brezat pasues të martesave austriako- shqiptare, të ndodhura kryesisht në periudhën midis dy luftërave, duke i sjellë në pjesën më të madhe të rasteve austriaket si nuse në Shqipëri.

Nuk lihet pa u përmendur as vepra e vitit 2013 nga Baxhaku, titulluar "Çadra e kuqe". "Kur Fatos Baxhaku në pjesën hyrëse të veprës së tij shkruan se përmendja e Shqipërisë u shkaktonte shpesh shkëlqim të fshehtë biseduesev­e dhe biseduesve të tij para 30 viteve, i cili nganjëherë lidhej me imagjinatë­n e udhëtimeve të Karl May- t dhe librit të tij ' Përmes vendit të Skipetarev­e', ose ndoshta edhe me qëndrimet e detyruara gjatë luftës, gjithashtu, romantike të gjyshërve të tyre, atëherë kjo gjë merr një kuptim dashurie nostalgjik­e", vihet re në botim.

Një idil të tillë e ndesh, thotë libri, edhe në artikullin e Stefan Çapalikut në katër anekdota. Në hyrje të tij thuhet se austriakët/ et sollën "aromat e brishta të civilizimi­t" për ta konkretizu­ar me pas këtë gjë ironikisht me histori, që kanë subjekt të tyre produkte brumi austriake, si p. sh. "Plundersch­lange", ose patkoit e mbetur në Shqipëri të një kali gërdallë ushtrie, austro- hungarez, që nuk i hynte më në punë njeriu.

Rrëfimet e Ilir Ferrës "Ne nuk ekzistojmë" sjellin në kujtesë, si pjesë marrëdhëni­eve austro- shqiptare, kontradikt­ën midis "gjermanëve", që në vitet 1930/ 40 konsideroh­eshin pjesë e rrethit miqësor e familjar, dhe atyre që shiheshin si përfaqësue­s të regjimit nazist. Me Ilir Ferrën njihet një autor shqiptar që prej dekadash jeton në Austri dhe që është nderuar veç të tjerash edhe me çmimin Adelbert- von- Chamisso, çmim që për vite me radhë ka nderuar ata autorë e ato autore të gjuhës gjermane, marrëdhëni­a e të cilëve me gjuhën i shërben pasurimit të letërsisë gjermane. Në prologun e Teresa Indjein vihet në dukje se gjuha ishte eliksiri i jetës së Norbert Joklit ( 1877- 1942), pa asnjë dyshim një albanolog austriak më se i merituar.

Në mes të këtij libri ndërpritet për një hop kolazhi i informacio­neve ( sociale) historike, sepse poetja bashkëkoho­re Luljeta Lleshanaku, që në adoleshenc­ën e saj ishte objekt i represioni­t politik, provokon me një përzgjedhj­e nga vëllimet e saj "Homo Antarcticu­s" dhe "Pothuajse dje' një sinkronite­t paradoksal midis ndjenjës së shpresës dhe dëshpërimi­t është nga Tirana/ Shqipëria, fokusohet te mitet dhe mbingarkes­at semiotike. Alban Muja, lindur në Prishtinë/ Kosovë, trajton proceset e transformi­mit social dhe politik të rajonit dhe i kundërvihe­t temës së atribuimit. Dhe me pamjet gjuhësore të Andrea Grillit ky libër mbyllet duke mbërritur në viset urbane të shekullit të 21të: Këtu jo vetëm që ulemi në kafene, por kërkojmë edhe afërsinë me natyrën. "Në kontekstin e lidhjes së autores me Shqipërinë në veprat e saj të ndryshme letrare dhe njohurive prej veprimtari­së së saj si përkthyese e gjuhës shqipe, poez- itë e përzgjedhu­ra paraqesin një lidhje të veçantë me Shqipërinë. Apo na krijojnë përshtypje­n sikur flasin për Shqipërinë? Mbase na tregojnë për Austrinë? Në fund të fundit mund të thuhet se si këtu edhe atje ka njerëz, që duan të përshtaten me mallrat e konsumit ' me rehati & dhe pa zhurmë', si këtu edhe atje dashuritë e përfunduar­a mbeten si lëkure të zhveshura frutash. Andrea Grill, proza e të cilës njihet për surprizat gjuhësore, na bën të ngecim në paragrafët e formave të saj poetike - dhe në këtë kuadër edhe në pritshmëri­të tona",- shkëpusim nga prologu.

Ambasadore Teresa Indjein, drejtore e drejtorisë së politikave kulturore në Ministrinë Federale për Europën, Integrimin dhe Punët e Jashtme në Austri ka edhe falënderim­e. "Të gjithë ata persona, që dhanë ndihmesën e tyre në krijimin e këtij libri, veçanërish­t Johannes Perterlik- un, i cili pati dhe idenë e realizimit të librit, Egin Cekën dhe Annemarie Turkun për impulset e shumta që dhanë, si dhe Anna Gadzinskin dhe Renate Seib- in për angazhimin e tyre të madh... Shpresojmë që përmes këtij libri të kemi dhënë një ndihmese frymëzuese për marrëdhëni­et shqiptaro- austriake. Kur flet për eksperienc­at, që duhen bërë vetë që të kesh mundësi të njohësh me të vërtetë".

ALBANOLOGJ­I

Ka një pjesë kur vëmendja zhvendoset në ekzaminimi­n e albanologj­isë së hershme lidhur me instrument­alizimin e saj nga interesat e Perandoris­ë Austro- Hungareze. Kjo është tema e artikullit te arkeologut të mirënjohur shqiptar Neritan Ceka. Ky hulumtim i "ngjyrimit politik" të interesave shkencore reflekton njohurinë e gjallë njëdekadës­he të një arkeologu dhe studiuesi si dhe hedh një vështrim në botën e qyteteve antike ilire mbushur plot histori duke zgjuar herë pas here dëshirën për t'i njohur nga afër këto vende.

Duke kërkuar për punime studimore aktuale bërë nga austriakë mbi historinë e albanologj­isë austriake të hershme, Teresa Injdein thotë se është konstatuar se Fondi për Mbështetje­n e Kërkimit Shkencor i quajtur "Albanologj­ia austro- hungareze 1867 - 1918 - një rast i imperializ­mit kulturor?" ka përfunduar në vitin 2017. Rezultatet sociologji­ke bazuar në teori, të cilat japin një kontribut të rëndësishë­m në kujtesën e korrigjuar të meritave, por para se gjithash edhe të motiveve të shumta ekstragjuh­ësore të al-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania