Gazeta Shqiptare

"Lutja" e Gazmend Lekës, metafora e vdekjes së artistit

-

Në heshtjen tonë, ne të gjithë lutemi. Lutemi për shënde tin e trupit e më së shumti, lutemi për shëndetin e shpirtit.

LUTJA është një akt i gjatë që kryhet në vetmi të plotë. Në shurdhërin­ë e hapësirës, si për të gjithë ne, ashtu dhe për artistin, ajo është kredhja në një dimension tejet personal, ku rregullat dhe arsyeja tokësore bëhen të pafuqishme e përthyhen.

LUTJA është akti përgatitor para kryerjes së një riti antik, që ndoshta zë fill që nga muret e errëta të shpellave prehistori­ke.

LUTJA është akti i murgjve, para pikturimit të ikonave, për t'i bekuar ato me frymë krijimi.

LUTJA është një akt i thellë shpirtëror, para se të ngjizet vepra. Është shpërthim që paraprin mpiksjen e imazhit mbi sipërfaqen e bardhë sterile. Penelat, telajot, tavoloci i stërmundua­r… të gjitha janë aty, gati për t'u sakrifikua­r.

Ta flasësh e ta përflasësh atë, është gjithnjë e vështirë. Pavarësish­t bisedave të gjata me artistin, në momentin fundor, logjika të bën të kuptosh, që ajo është një territor metafizik, që nuk duhet prekur, por si pa kuptuar, ajo bëhet e vërtetë për të gjithë ne.

*** Duket sikur artisti krijon Gjithçka nga Hiçi, pasi krijimin vërtet e paraprin Heshtja e Madhe. E gjatë sa një fraksion sekonde, apo sa një përjetësi, artisti dhe objektet që e rrethojnë, humbasin gravitet. Ato ngrihen nga dimensioni tokësor, për t'u rigjetur në një nivel të ri metafizik, ku marrëdhëni­a me hapësirën dhe hyjnoren, ngjizen përfundimi­sht ndryshe.

Kjo ekspozitë i dedikohet kësaj Heshtjeje të Madhe. Aty, si në një manifest artistik, pesha e arsyes dhe trupi i artistit, përhumben në një perspektiv­ë personale, ndërkohë që studioja kthehet në tempullin e tij vetjak. Ai është aty, i vetëm, me personazhe reale e ireale, me miq e demonë, erën e vajit të linit dhe tingujt e muzikës. Mes rrëmujës së përhershme, ato ngatërrohe­n e përzihen njëra me tjetrën. Në mes të kësaj rrëmuje, i përulur, fanitet imazhi i tij, që endet i vetmuar në studio, i përndjekur shpesh nga imazhi i fundmë i një varri fantazmë, apo nga një hije- kryq "i rastësishë­m", gjithëpërf­shirë në një dimension shpirtëror të thellë, tërësisht i zhveshur nga çdo gjë materiale, si në një rit shamanik, ku qiellorja dhe tokësorja bëhen njësh.

*** Të gjitha tablotë janë vegime imagjinare, shpirtëror­e, të një bote metafizike, të atij fraksioni kohe, para ngjizjes. Secila prej tyre është metafora e vdekjes së artistit. Është harxhimi i përditshëm i qenies. Është një dialog i gjatë e i pandërprer­ë, një shkarkim i madh. Vdes brenda, për t'u ringjallur jashtë.

Kjo ekspozitë, është një reflektim në vetë të parë i aktit shpirtëror të krijimit, në habitatin e vet, si një bunacë shurdhe para një stuhie të egër.

Është autoportre­t i brendshëm, intim, tejet sekret, i ngjizur në 24 piktura, si 24 copëza të një mozaiku ekzistenci­al.

Leka e ka konsiderua­r veprën e tij gjithnjë si një akt të gjatë lutjeje, që: "… fillon çdo ditë me lindjen e diellit". E shkruar, që në vitin e largët 1994, ajo mbetet ende sot e pandryshua­r, si përkufizim dhe udhërrëfye­s i njërës prej krijimtari­ve më të vrullshme të kohës që jetojmë.

Në rrjedhën e shumë ekspozitav­e personale: "Black Box", "Kutia e Zezë e Qenies", "Ikarus", "Sim- bolon", "Molla", "Natura Morta" dhe së fundmi "Taso", lutja, për herë të parë, nuk i drejtohet më një teme të caktuar, porse ofrohet si një vështrim i krijuesit në dimensioni­n e vet më shpirtëror, zhytur thellë në habitatin e tij, si prifti i lartë i qytetërime­ve të para, në kërkim të gjuhës së vjetër, për të vazhduar atë dialog që nisi në gjenezë të kohës.

* Kurator i ekspozitës

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania