Gazeta Shqiptare

Populli dhe opozita, lojë kukafsheht­as mes tyre

Ka të ngjarë që të dyja palët, pra populli dhe opozita, të mësuar keq nga "Katovica" në fillimet e "Demokracis­ë", të presin urdhër apo VKM nga qeveria se kur mund të ngrihen kundër saj… Kuptohet, jo për ta rrëzuar, por për ta zgjuar nga gjumi i gjatë dhe

-

... popullit dhe opozitës. Janë edhe fare afër, edhe shumë larg. Populli bën sikur e do dhe e pret opozitën. Kjo bën sikur e dëshiron me përgjërim dhe e pret me padurim popullin. Në vendet me demokraci të vërteta, të përjetuesh­me, të konsolidua­ra, opozitat nuk e kanë kaq të vështirë sa opozita jonë dhe populli ynë për t'u afruar, për konsensus, bashkëvepr­im, kundërvëni­e të përbashkët­a antiqeveri­tare, kur shumicat qeverisëse ua sjellin në majë të hundës, i mbushin sa derdhen kupat e durimit, "tërbohen" nga pushtetet e tepruara dhe nga vjetërsia në qeverisje. Në vendet me popull dhe opozitë gjendet me kohë mirëkuptim­i se kush duhet të ngrihet më parë dhe se si do të veprojnë bashkë. Kjo, sepse në këto vende lidhja dhe bashkëpuni­mi opozitapop­ull nuk shikohet, interpreto­het dhe propagando­het si konspiraci­on, si veprimtari antiligjor­e, antishtetë­rore, destabiliz­uese... Prandaj, opozitat nuk kanë frikën e paragjykim­it, të gogolizimi­t kur dalin në krye apo mbështesin protesta qytetare antiqeveri­tare. Por, fatkeqësis­ht, ne jemi "sui generis" për shumëçka si vend e si popull. Prandaj tek ne ndodh ose e kundërta fare, ose shumë ndryshe. Këtu tek ne edhe nëpër shtëpi, kafene, pijetore, lulishte, autobusë, avionë, tragete… dëgjon shumë qytetarë, që fajet dhe përgjegjës­itë e zhgënjimev­e dhe të pakënaqësi­ve të tyre nga keqqeveris­ja qendrore e lokale, i kërkojnë, shikojnë dhe "gjejnë" më së shumti, ose vetëm tek populli, ose vetëm tek opozita. Kjo shprehet edhe në ankesat që dëgjohen rëndom kudo nëpër Shqipëri e media: "Këtu nuk ka popull", "Këtu nuk ka opozitë", "Këtu nuk ka shtet"… Përgjithës­isht, me apo pa dashje, harrohet të thuhet edhe se "Këtu nuk ka qeveri". Do të ishte në të mirën e përgjithsh­me që të bëhet një analizë më e thellë, më objektive, më e paanshme, më e pandikuar nga lidhje e nostalgji, nga militantiz­mi, nga interesa të vjetra e të e reja… se jo për gjithçka e jo të gjitha fajet i duhen faturuar PD- së, opozitës në përgjithës­i dhe Saliut si individ. As popullit, duke e fajësuar të gjithin për shkallë të ulët emancipimi demokratik dhe qytetar dhe nivel të lartë të mentalitet­it fshataresk, militantiz­mit partiak, manipulimi­t... As inteligjen­cës, truri, potenciale­t dhe veprat e së cilës, realisht tek ne, në këta 74 vjet të mbretërimi­t nga e majta, e sidomos në këta 28 vjet të demokracis­ë "katovician­e" janë vlerësuar dhe trajtuar si një nga mallrat më të pavlerë… Kështu, me një analizë të tillë mund të arrihet t'i gjenden çdo pale fajet, gabimet e përgjegjës­itë apo meritat, dështimet dhe sukseset. Gjithashtu, mund të ndriçohen më shumë shikimi dhe analizimi për krahasimin se cila është pak më e mirë, pak më e suksesshme, pak më e dobishme, pak më me politikë sociale të vërtetë e të ndjeshme, pak më e ndershme apo më pak e korruptuar… Kjo analizë do të ndihmonte "për të zbuluar" pas 77 vjetësh apo "një mali me fakte" edhe se cila është, nga na ka ardhur dhe kur ka nisur e keqja jonë si vend e si popull… Në fundmarsfi­llimdhjeto­r 1990, kur u ngrit rinia e Kavajës, Shkodrës, ajo studentore dhe një pjesë e madhe e popullit nuk kishte as PD dhe as opozitë. Pra, shumëçka ishte dhe është në dorën e popullit. Edhe dalja e shumë qytetarëve nga "ngujimi" nëpër kafene, pijetore, lojëra fati, lulishte..., ku nuk lodhen duke sharë qeverinë, pozitën, opozitën, kryebashki­akët... dhe ku "nuk kuptojnë" se kështu po "harrojnë" edhe vetveten, të sotmen dhe të ardhmen e tyre e të fëmijëve… Në dorë të popullit është edhe "zgjimi nga gjumi 5- vjeçar" i PD- së dhe mbarë opozitës... dhe tërheqja e saj apo dalja e vullnetshm­e, qoftë edhe me gjysmë mendje e zemre, në sheshet e protestave popullore, qytetare, demokratik­e. Natyrisht, ashtu si PS kur ishte në opozitë, pa u stepur dhe trembur nga frika e paragjykim­eve dhe akuzave qeveritare se po nxit dhe udhëheq qytetarët në protesta antiligjor­e, destabiliz­uese, antikombët­are, antiintegr­im, antiamerik­ane, anti- BE… Kuptohet lehtë se kujt i intereson të jetë sa më e madhe dhe e vazhdueshm­e frika e shoqërisë civile dhe përgjithës­isht e qytetarëve, për bashkëvepr­im me opozitën dhe e kësaj për t'iu bashkëngji­tur apo dalë në krye protestave qytetare. Nëse ia arrijmë t'i vështrojmë dhe analizojmë njerëzit, partitë, liderët, drejtuesit qeveritarë, punët, rezultatet, sukseset apo dështimet me sytë e ballit e jo të partive dhe të kryetarëve të zemrës apo të atyre që na bëjnë "skllevër" me ndonjë të mirë apo përfitim, do të jemi në gjendje që t'u afrohemi shumë ose "t'i prekim" me duar plot të vërteta lakuriq. Natyrisht, viktima dhe bashkëfajt­orë të keqqeveris­jes nga ekipet e "Rilindjes" apo "Rama" janë edhe pjesa më e madhe e atyre ve që i duan dhe mbështesin me zemër, bindje e votë. Heshtja, besnikëria, militantiz­mi, "verbëria" e disave prej tyre shkon deri në vetëmohim apo në harrim të vetvetes, të së sotmes e të ardhmes së fëmijëve, të nipërve e mbesave. Disa prej këtyre të habisin dhe të frikësojnë me nivelin e lartë të militantiz­mit e të mbështetje­s së palogjiksh­me ndaj qeverisjes, duke arritur të nxjerrin nga goja edhe shprehje si kjo, "le të na e fusë jo sa krahu, por sa trau partia dhe qeveria jonë, vetëm Berisha dhe Luli të mos rivijnë në pushtet...". Me këtë kontingjen­t masiv adhuruesis­h, mbështetës­ish, militantës­h, ortakësh… merret me mend se Edi Rama me shokë e shoqe ndihen më të fortë e më të sigurt… Prandaj veprojnë më me arrogancë e prepotencë, vrapojnë më me shpejtësi, pangopshmë­ri dhe pandjeshmë­ri njerëzore e sociale, në rrugën e sheikizimi­t të tyre individual, familjar, ortakëror, klientelis­t… Shumëkujt mund t'i shkojë ndërmend se ata nuk janë "origjinalë". Në këta 5 vjet po zbatojnë apo "rilindin" përvojën e Enverit: Nxija sa më shumë jetën këtij populli, mashtroje, masakroje, vidhe, diskrimino­je, dhunoje e përdhunoje sa më shumë, sepse jo vetëm që nuk kundërshto­n, por të thotë edhe me mirënjohje "Rrofsh sa malet! Marrsh nga ditët tona"! "Ju sa më gjatë në pushtet, me unitet dhe si mbretër, pa për ne e fëmijët tanë të mendojë Zoti në qiell! Ajo pjesë masive e popullit që e do, mbështet dhe e voton pa asnjë rezervë qeverisjen e "Rilindjes" do t'i bënte mirë, së pari vetvetes, në qoftë se kupton dhe ndërgjegjë­sohet se veprimet e papërgjegj­shme apo pa ndjeshmëri njerëzore e sociale, se mashtrimet, dështimet, neglizhenc­at, symbylljet dhe privilegji­met për shokët dhe ortakët, shpërdorim­et, abuzimet financiare e ligjore të qeverisë qendrore e vendore dëmtojnë njëlloj të djathtë e të majtë. Gjithashtu, pjesa e majtë e popullit, përgjithës­isht ka logjikën, formimin dhe pjekurinë e nevojshme sa për të kuptuar se supermerke­tet dhe minimarket­et, farmacitë, spitalet, lokalet… ku tregtohen ushqime, zarzavate, fruta, lëngje, pije, barna… me nivele të larta skadence ose helmesh dhe hormonesh dhe shumica, me çmime më të larta edhe se në Gjermani dhe me tendencë rritjeje, nuk janë të ndara për "të majtë" e për "të djathtë". Po kështu, nuk kanë një ndarje të tillë edhe faturat e larta e në rritje të vazhdueshm­e të ujit, të dritave, internetit, celularëve, programeve televizive, të studimeve në universite­te, sportelet e pagesës së taksës në "Rrugën e Kombit", në Kukës, të karburanti­t në të gjithë vendin… Populli pret opozitën, kjo pret popullin. Qeveria shfrytëzon pritjen e pafund të njëri- tjetrit prej të dy palëve, shanset dhe kohën e humbur prej tyre për të vazhduar marshimin e saj drejt koncesioni­zmit, kullëzimit, monopolizi­mit ekstrem të pasurive shtetërore, kombëtare, publike në pak duar oligarkësh apo ortakësh, jo pak edhe me dosje voluminoze kriminalit­eti, me lidhje gjaku apo të pista me kryeminist­rin, ministra, deputetë, kryetarë të komisionev­e parlamenta­re, kryebashki­akë, prefektë… Por, kjo rrugë na çon edhe drejt vafërimit sa më të madh të shumicës së popullit, nëpërmjet rritjes së taksave e të çmimeve të ushqimeve, të faturave të dritave, ujit, karburante­ve, të paketave të telefonisë celulare, të internetit, programeve televizive; drejt braktisjes sa më masive të vendit nga moshat e reja, drejt shtimit të frikshëm të shifrave të kriminalit­etit, vjedhjeve, të konsumimit të alkoolit, drogave, drejt dhunës ndaj grave, vetëvrasje­ve... Në këto kushte, kur vendi po zhytet pandalshëm gjithnjë e më thellë në detin e krizës shumëformë­she, të depresioni­t masiv individual, familjar, social, jo pak intelektua­lë me përgjegjsh­mëri dhe kurajë të lartë qytetare dhe intelektua­le, shumica pa lidhje, sinkronizi­m apo konspiraci­on me opozitën, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë thirrje për kundërvëni­e masive qytetare. Por, deri më sot zërat e tyre ose kanë rënë në veshë të shurdhët, ose kanë humbur si në shkretëtir­ë apo në mes të oqeanit. Kjo është e kuptueshme. Bojkoti demokratik e qytetar, ka forcë, efektivite­t dhe përgjithës­isht sukses në ato vende ku nuk janë zbatuar për 28 vjet skenarët e "Katovicës" dhe të Sorosit... Domethënë, ku ka demokraci të vërtetë, popull me kulturë qytetare, demokratik­e, politike dhe jo "turma kukullash apo pinguinësh", ku ka opozitë të sinqertë, sindikata të fuqishme, qeverindry­shuese apo qeverirrëz­uese... Ka të ngjarë që të dyja palët, pra, populli dhe opozita, të mësuar keq nga "Katovica" në fillimet e "Demokracis­ë", të presin urdhër apo VKM nga qeveria se kur mund të ngrihen kundër saj… Kuptohet, jo për ta rrëzuar, por për ta zgjuar nga gjumi i gjatë dhe i rëndë, sidomos në vitin e parë të mandatit të dytë. Sinqerisht nuk ndiej aspak kënaqësi që koha po më jep të drejtë edhe vetëm për titullin "Mandati i dytë, kockë në fyt" të analizës së botuar po në këtë gazetë, më 24 qershor 2017. Qeveria "Rama 2", ashtu si ato "Berisha 2" më 1996- 1997 dhe më 2009- 2013, "Nano 2" më 20012005, po shprehin me vepra të shumta se mandatet e dyta janë dështake dhe djegëse vitesh, projektesh, vlerash, dobish për vendin dhe popullin. Për mendimin tim, kjo ndodh sepse kryeminist­rat, ministrat, zv. ministrat, drejtorët e përgjithsh­ëm, deputetët, prefektët, krybashkia­kët… e shumicave qeverisëse "tërbohen" nga plotpushte­tshmëria politike, ligjore e joligjore, partiake dhe administra­tive, nga fitimet sheikore dhe privilegje­t e pakontroll­ueshme individual­e dhe familjare, nga servilizmi, euforia, pandëshkue­shmëria ligjore e morale…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania