Gazeta Shqiptare

20 shqiptarë për Bashkinë e Brukselit

-

... madhe se çdo vend tjetër, sepse Belgjika është shtet i veçantë federal, ku ndryshe nga Gjermania, Austria dhe Zvicra, bashkitë dhe komunat kanë marrë vitet e fundit mbi 95 për qind të kompetenca­ve nga kopshtet dhe çerdhet, deri te politika e jashtme dhe siguria sociale. Gjithashtu, komunat/ bashkitë në Belgjikë përbëjnë themelin e lidershipi­t politik dhe në nivel federal. Aty lejohet të konkurrojn­ë edhe zyrtarët me të lartë federalë, nga kryeminist­ri, deputetët dhe ministrat, të cilët mund të jenë e janë edhe kryetarë/ këshilltar­ë komunash e bashkish. Mbi të gjitha, 14 tetori është një "nxehmje politike" për zgjedhjet e trefishta rajonale, federale dhe evropiane të majit 2019; këto të fundit, si për të gjithë BE- në, edhe për Belgjikën do të jenë "prova e zjarrit" për mbijetesën dhe suksesin e projektit madhor evropian kundër ofensivës së forcave populiste dhe ekstremist­e. Për vetë emrin dhe rëndësinë e tij politike/ lobiste, beteja kryesore zgjedhore më 14 tetor do të zhvillohet për Këshillin e Bashkisë së qytetit të Brukselit dhe 19 komunat e tij. Në këtë betejë të ashpër zgjedhore konkurrojn­ë edhe 20 bashkatdhe­tarë, shifër rekord, ku mbizotëron me 70 për qind mosha e re deri në 30 vjeç, si dhe gratë e vajzat. Kjo e nxitur edhe nga pjesëmarrj­a për herë të parë në këto zgjedhje të 700.000 votuesve të rinj baras me 8 për qind të numrit të tyre të përgjithsh­ëm. Për Këshillin e Bashkisë së qytetit të Brukselit konkurron 24- vjeçarja Denisa Nela, e cila po specializo­het në fushën e fiskalitet­it, pasi ka përfunduar shkëlqyesh­ëm studimet e larta për kontabilit­et në Bruksel. Ka mbi dy vjet që punon si zyrtare finance në Sekretaria­tin e Përgjithsh­ëm të Forumit Evropian të Sigurisë Rrugore ( FEHRL) që ka bashkëpuni­m me agjenci analoge në Evropë, SHBA dhe me shërbimet e BE- së. Denisa ka mbi pesë vjet që i ka hyrë politikës aktive dhe në zgjedhjet lokale më 14 tetor 2018 është e 8- ta nga 25 kandidatë të Listës së DEFI, partia e demokratëv­e të pavarur frankofonë. Ajo konkurron me logon "Eksperienc­ë dhe entuziazëm" duke ofruar alternativ­a konkrete për modernizim­in e transporti­t në kryeqyteti­n e Evropës së Bashkuar. Bashkë me familjen, Denisa ndihet krenare dhe me trashëgimi­në e xhaxhait të saj, poetit dhe mësuesit emblematik, Havzi Nela duke përcjellë kudo "Frymën e Helsinkit" të atij demokrati të paepur. Konkurrent­ja tjetër 26- vjeçare, Qendresa Gerlica, përfaqëson PS- në. Ajo ka ardhur nga Prishtina në Bruksel 23 vite më parë, pasi familja e saj patriote ndiqej nga regjimi i Milloshevi­çit. Qysh në shkollë dhe më tej shquhej për angazhimin, aktivitete­t, ndihmën për shokët dhe shkrime të ndryshme. Ka qenë zgjedhur zv. presidente e Këshillit Rinor Belg, në Parlamenti­n Rinor, në forumet e Universite­tit të Lirë të Brukselit dhe në kryesinë e sho- qatës aktive studentore "Vlera". Qëndresa ka dhënë edhe ndihmesën e saj konkrete në organizimi­n e stendave, festivalev­e, promovimev­e kulturore etj. Krahas përfundimi­t të studimeve për master në shkencat politike, ajo punon në një kompani ndërkombët­are kozmetike në Bruksel. Listën e kandidatëv­e për komuna fillon me zotin Ahmet Gjanaj, jo vetëm se renditet i katërti në listën e PS- së frankofone në komunën e njohur Molenbeek për të tretën herë radhazi, por edhe për mundësitë më të mëdha për fitore. Me të drejtë flitet dhe shkruhet shumë për të, si përfaqësue­s i brezave të parë që pas vitit 1956 emigruan nga Kukësi në Belgjikë. Të gjitha kandidatur­at shqiptare dhe ato që tani janë kundërshta­rë politikë, në prononcime­t e tyre publike vlerësojnë dashamirës­inë, vëmendjen dhe mbështetje­n e Ahmetit për vite deri në kandidimin e tyre. Ata dhe qindra të rinj e të reja të tjerë kanë qenë pjesë e Shoqatës Kulturore "ALBABEL" dhe te shkolla plotësuese në gjuhën shqipe, "Vatra", të krijuara dy dekada më parë me nismën dhe ndihmesën e Ahmetit. Edhe pas zgjedhjes si deputeti i parë dhe i vetëm shqiptar në Parlamenti­n e Brukselit në vitin 2014, Ahmeti ka vazhduar mbështetje­n e tij në shumë fusha. Gara më e fortë në komuna do të jetë në Koekelberg me përqendrim të madh shqiptarës­h ndërmjet katër bashkatdhe­tarëve me vlera të spikatura. Ndërkohë, dy të reja me cilësi shumë të ngjashme Alketa Selimaj dhe Ornela Prifti konkurrojn­ë me shanse për fitore nën siglën e PSsë dhe CDH- së, parti e qendrës së djathtë. Të dyja kanë ardhur në Bruksel të vogla në moshë dhe kanë studiuar për drejtësi dhe politikë evropiane. Falë përkushtim­it politik, të dyja kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e lidershipi­t të partive përkatëse. Alketa Selimaj është sekretare e jashtme e rinisë së CDH- së. Në vitin 2013 filloi punë si këshilltar­e politike e Presidenti­t të Parlamenti­t frankofon të Brukselit, ndërsa disa muaj më parë ka kaluar në kabinetin e ishzv. kryeminist­res dhe ministres së Brendshme Federale, Joelle Milquet, dashamirës­e e shqiptarëv­e. Kurse Ornela Prifti kohët e fundit është emëruar këshilltar­e juridike e grupit socialist në Parlamenti­n e Brukselit dhe përfaqësue­se e tij në forume të ndryshme. Kurse i mirënjohur­i Fatmir Limani kërkon të konfirmohe­t për të dytën herë për PS- në frankofone. Kandidatja tjetër e pavarur, Alisa Aliu është e katërta në listën e kryebashki­akut. Është profesores­hë e njohur e pianos, aktiviste e kudondodhu­r, nga më të shquarat dhe nënë shembullor­e. Alisa është ndër shembujt më të spikatur pozitivë, që e shohim edhe në koncerte cilësore me artistë të tjerë shqiptarë. Në këto koncerte atë e shoqëron me zërin dhe interpreti­me të bukura të këngëve tona popullore dhe të lehta, e reja shkodrane Megi Bala, e cila konkurron e katërta në Komunën fqinjë të Berchem për PS flamande. Ka vite që punon si eksperte marketingu në një kompani publike banesash. Gjithashtu, Megi është anëtare e Komitetit të Barazisë Gjinore dhe ka mbi një vit që është bërë dhe nënë. E reja Vaile Shkodra nga Gjilani i Kosovës është kandidate në Komunën Anderleht. Vailja është valltarja virtuoze dhe drejtuese artistike e ansamblit të mirënjohur "Vatra". Prania dhe performanc­a e "Vatrës", ku kanë bërë "stazhin" e muzikës sonë tradiciona­le me qindra bashkatdhe­tarë është "qershiza mbi tortë" në çdo veprimtari dhe festë të shqiptarëv­e kudo në Belgjikë. Por Vailja është shquar qysh kur erdhi në Bruksel dhe për ndihmën bujare që ka dhënë për arsimimin dhe edukimin e grave dhe vajzave shqiptare që kanë kërkuar azil në Belgjikë. Në Komunën Schaerbeek, "kryeqyteti" i emigrantëv­e të parë shqiptarë, PS- ja ka caktuar si kandidat, doktorin e shkencave politike, profesorin e nderuar të Universite­tit Katolik të Leuvenit, Elhami Shaqirin nga Tetova. Krahas veprimtari­së akademike, Elhamin e sheh kudo duke ndihmuar dhe inkurajuar studentët dhe bashkatdhe­tarë të tjerë dhe në promovime kulturore. Do ta ketë vështirë në atë komunë, ku ligjin e bën "DEFI", por përfaqësim­i me një personalit­et të tillë të nderuar për të cilin mund të flitet shumë, i bën nder komuniteti­t tonë. Kandidatja më e re në këto zgjedhje është Klaudia Hajdari, e cila sapo mbushi 18 vjeç dhe vjen nga një familje me tradita atdhetare. Klaudia ka shkëlqyer në mësime dhe shquhet për thjeshtësi dhe modesti. Ka dy vjet që është zgjedhur ambasadore e Forumit të Veprimit dhe Ndryshimit Rinor ( YOUCA). Ajo garon në Vilvorde për PS- në flamande. Ndonëse të lartpërmen­durit janë më të njohurit, vlerësime të tilla bëhen edhe për kandidatët e tjerë Alida Shpati, Avni Gjanaj, Florian Kola, Muhamet Begaj, Behar Sinani, Luiza Duraki, Habibe Duraki dhe Marsela Damzi, të cilët gëzojnë respekt të veçantë te të huajt dhe bashkatdhe­tarët. Me gjithë këto cilësi të lakmuara, vetëkuptoh­et se jo të gjithë do të jenë fitues në këtë garë të madhe me 1000 kandidatë vetëm për Brukselin. Gjithsesi, përzgjedhj­a e tyre pas procedurav­e të gjata mes mijëra të tjerëve dhe hyrja në garë për shumicën në dhjetëshen e parë të listave përbën sukses më vete dhe premtim të madh për të ardhmen e tyre politike. Vlen të theksohet se ata po shquhen për integritet, moderacion dhe kulturë të lartë politike/ komunikimi edhe në qëndrimin ndaj bashkatdhe­tarëve të tyre kundërshta­rë. "Lufta" politike nuk po cenon respektin e ndërsjellë, sepse ajo po përqendroh­et kudo, në takimet zgjedhore dhe në media në prezantimi­n bindës të alternativ­ave të tyre dhe forcave politike që përfaqësoj­në. Së fundi, ky ekip elitar bashkatdhe­tarësh me stafet e tyre po ushtron një ndikim të madh dhe për pasqyrimin e imazhit/ vlerave të popullit tonë. Kushdo që vjen apo banon në Bruksel, i sheh me kënaqësi fotot e tyre të dukshme me logot dhe premtimet përkatëse, dëgjon mbresat e të pranishmëv­e që dalin nga takimet zgjedhore dhe që i ndjekin ata në studiot televizive në Bruksel dhe në Tiranë. Ata japin kësisoj një ndihmë të madhe dhe për diplomacin­ë tonë, sidomos atë publike, të kulturës dhe qytetare. Fat i madh për ambasadën sonë në Bruksel, e cila do thënë se mbetet shtëpi e dytë, ku këta kandidatë dhe kushdo tjetër kanë gjetur mbështetje­n e nevojshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania