Gazeta Shqiptare

Skënderbeu tregon "dhëmbët", thyen Kukësin

Skënderbeu i dyti, dy pikë më pak se Partizani, Kukësi mbetet në vendin e tretë me 13 pikë Goli i Nazmi Gripshit vulosi rezultatin 1- 0

-

Skënderbeu i vendit të dytë dhe 3 më pak se Partizani i vendit të parë.

TRAJNERI SHEHI

Trajneri i Skënderbeu­t, Orges Shehi nuk u pa shumë i kënaqur për paraqitjen e skuadrës së tij, por rezultati e kënaq trajnerin e ri dhe tashmë skuadra e tij është ngjitur në vendin e dytë. Për mikrofonat e "Supersport", Shehi tha: "Sigurisht që është një fitore me vlera, vjen në një moment jo të mirë për rezultatet, se me lojërat kemi qenë të kënaqur. Fitore që të mbush me besim e të bën optimist.

Kemi qenë shumë mirë, sidomos në fazën mbrojtëse nuk i kemi lënë asnjë mundësi kundërshta­rit, përveç disa minutave që u tërhoqëm pak më shumë se sa duhej. Pe- nalltia? Nuk flas për gjyqtarët, e kam thënë që në fillim. Sigurisht në çdo ndeshje e studiojmë rivalin dhe shohim ku kanë pikat e dobëta dhe të forta. Jo më kot bëmë shumë ndryshime, edhe Bregu filloi ndeshjen në krahun tjetër. Çdo kundërshta­r e studiojmë për t'u mbrojtur e sulmuar. Ishte një moment që u tërhoqëm më shumë se sa duhet, ndoshta edhe për çështje fizike se sulmuam shumë. Nuk duhej të tërhiqeshi­m ashtu, nuk ishte strategji, vetë loja të çon në ato situata. Po na vinin probleme në krahun e majtë, ndaj nxorëm Bregun. Sa u përket objektivav­e, do i mëshoj fort asaj që kam thënë, është vetëm ndeshja e radhës. Kampionati është maratonë e gjatë, janë shumë skuadra, me të gjitha mund të lësh pikë. Nuk janë vetëm Partizani e Kukësi, janë edhe skuadra të tjera shumë pranë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania