Gazeta Shqiptare

Cungu: Meritonim barazimin ndaj Skënderbeu­t

-

Trajneri

i Kukësit, Armando Cungu tha për "Supersport" pas humbjes kundër Skënderbeu­t se ekipi i tij ka shumë lojtarë të rinj në përbërje dhe se Skënderbeu e meritoi fitoren. Ndeshje me dy fytyra, çfarë ndryshoi në pjesën e dytë? Kishim ardhur për një rezultat pozitiv, duke menduar edhe fitoren. Duke parë edhe momentin e mirë të skuadrës e kërkonim edhe fitoren. E nisëm mirë lojën, po qarkulloni­m topin, por një pakujdesi, një korne nga krahu jonë dhe Korça arriti të na rrezikojë me Muzakën. Dhe aty pash që diçka nuk funksionon­te. Kukësi është një ekip i ri, me lojtarë të cilët luanin për herë të parë në derbi të tillë. Pjesa e dytë ishte shumë më mirë se kundërshta­ri. Krijuam situata. Patëm mundësi për barazim. Nuk ia arritëm. Na ndëshkuan në pjesën e parë gabimet. Për penalltinë? Pamja nuk është shumë e qartë. Është evidente. Ishte penallti. Gabuat në pozicionim në momentin e golit? Vendosja nuk ishte shumë e keqe. Duhet të jem më i qetë që të shikoj pamjet filmike. Kemi ndenjur shumë afër në mbrojtje. Edhe Çyrbja bëri një sforco për t'i dalë para Gripshit. Edhe pse kam ulëritur, nuk kam arritur të ndryshoj diçka në atë moment. A mendon se keni në skuadër cilësi për të konkurruar deri në fund për titull… Nuk jam unë që i vendos objektivat, por është klubi. Kukësi është një ekip i mirë dhe ka qenë prezent në Europë vitet e fundit. Gjithmonë kërkojmë maksimumin. Nuk është e lehtë të dalësh kampion në Shqipëri. Megjithatë, edhe Kukësi nuk ndryshon shumë. Kemi lojtarë të ardhur në skuadër. Si do e konkurroni Skënderbeu­n, kur nuk e ndalni dot edhe në këtë moment? E para, është vetëm një ndeshje. Nuk themi që mbaroi kampionati këtu. Nuk është shpallur Korça kampion. E dyta, jemi penalizuar jo pak nga Musolli dhe nga Rumbullaku, që ka pasur një dëmtim jo të lehtë. Janë pika shumë të nevojshme të ekipit. Natyrshëm që ekuilibrat prishen, sikurse edhe në mesin e fushësh, ku kam bërë lëvizje të detyruara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania