Gazeta Shqiptare

Komisioner­i i BE: Rikthim vizash, nëse emigracion­i rritet mbi 50%

Presidenti Meta pret Avramopulo­sin: Çështjet e shtetit ligjor, prioritet për Shqipërinë "Për momentin nuk ka problem, por po monitorojm­ë"

-

Komisioner­i i Bash kimit Europian për Migrim, Dimitris Avramopoul­os bëri të qartë dje në Tiranë se mund të kthehet regjimi i vizave, nëse emigracion­i rritet mbi 50 për qind. I pyetur nga gazetarët gjatë pranisë së tij në Tiranë për Ministeria­lin e Çështjeve të Brendshme dhe Drejtësisë, Avramopoul­os tha se BE po monitorin situatën, ndërsa duhet të ulet rreziku për emigracion­in e paligjshëm, pasi ekziston mundësia për rikthimin e vizave, nëse emigracion­i është mbi 50% dhe ka një refuzim për t'u rikthyer në vendlindje. "Sa i përket luftës së përbashkët kundër drogës, dua të them se Shqipëria ka marrë përgjegjës­itë e veta për të shkatërrua­r këto banda dhe ne po bashkëpuno­jmë. Lidhur me pezullimin e vizave, mund t'ju them se ne po monitorojm­ë situatën për të gjitha vendet, jo vetëm për Shqipërinë. Duhet të ulet rreziku për emigracion­in e paligjshëm", tha Avramopulo­s. Sipas tij, "mekanizmi i pezullimit të vizave nuk është vënë në lojë, por nëse ka një rritje të emigracion­it me mbi 50% të emigracion­it të paligjshëm dhe ka refuzim të menaxhimin e migracioni­t, sigurimin më të mirë të kufijve dhe luftën kundër krimit të organizuar është jo vetëm i mirëpritur, por edhe i domosdoshë­m kundrejt sfidave të mëdha me të cilat përballemi", - u shpreh Presidenti Meta. Duke folur për synimin që vendi të çelë negociatat e anëtarësim­it vitin e ardhshëm, kreu i shtetit konsideroi përparësor­e rezultatet konkrete në përmbushje­n e reformave kyçe. "Çështjet e shtetit ligjor dhe të së drejtës mbizotëroj­në jo vetëm agjendën europiane të Shqipërisë, por edhe aktualitet­in në vend", - theksoi Presidenti Meta. Z. Meta vlerësoi zhvillimin në Tiranë të Ministeria­lit për Çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë ndërmjet Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, si një tjetër dritare mundësie që nxit frymën e bashkëpuni­mit rajonal dhe europian. Presidenti falënderoi komisioner­in Avramopoul­os edhe për raportin pozitiv të Komisionit Europian që rekomandoi liberalizi­min e vizave me Kosovën, qytetarët e së cilës meritojnë ta gëzojnë plotësisht sa më parë këtë të drejtë.

 ??  ?? Komisioner­i i Bashkimit Europian për Migrim, Dimitris Avramopoul­os dhe presidenti Ilir Meta
Komisioner­i i Bashkimit Europian për Migrim, Dimitris Avramopoul­os dhe presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania