Gazeta Shqiptare

Shkarkohet gjyqtari i Gjykatës Administra­tive Shkodër, KPK: Nuk justifikon pasurinë

"Ahmet Jangulli, i paaftë edhe profesiona­lisht"

-

TIRANË - Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka shkarkuar gjyqtarin e Gjykatës Administra­tive të Shkodrës, Ahmet Jangulli, i cili ishte edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Jangulli u përball të mërkurën me një bilanc negativ të hetimit administra­tiv për të tria kriteret e rivlerësim­it, ndërkohë që KPK ngriti dyshime për mosjustifi­kim të pasurisë, favorizim të një pale në proces, zvarritje të përsëritur­a të gjykimit dhe në disa raste, mungesë të etikës. Pasuritë e tij janë: tokë bujqësore 2200 metra katrore në Bulqizë; një apartament 67 metra katrorë në Bulqizë; një "Benz"; 1.2 mln lekë llogari bankare dhe huadhënie personave të tretë. KPK i ka kërkuar Jangullit shpjegime për shkëmbimin e makinës që ka, me atë që ka pasur më herët. Bëhet fjalë për dy automjete "Benz". Sipas KPK, gjyqtari në fjalë s'ka pasur burime financiare për të blere automjetin "Benz" në 2005- ën. Lidhur me huadhëniet me shumën 12 mln lekë nga hetimi ka rezultu- ar se nuk është deklaruar pasuria ndër vite. Gjithashtu, është provuar se s'ka pasur të ardhura të mjaftueshm­e për të kursyer shumat që ka dhënë hua. Gjyq- tari Jangulli i kundërshto­i raportet e institucio­neve ndihmëse dhe hetimin e thelluar të KPK- së me një raport alternativ të të ardhurave dhe shpenzimev­e. Ai u mbrojt me argumentin se i kishte sqaruar problemet në dy hetime të mëparshme të Inspektora­tit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive si dhe shigjetoi Inspektora­tin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për mosvënie në dijeni ndaj ankesave që kishte marrë për të. Ahmet Jangulli mbrojti idenë se të ardhurat e tij dhe të bashkëshor­tes, me profesion notere janë të ligjshme, edhe pasi u vendos përballë dy deklaratav­e të ndryshme të të njëjtit vit të paraqitura në Drejtorinë e Tatimeve të Dibrës dhe kërkoi konfirmimi­n në detyrë.

 ??  ?? Gjyqtari Jangulli gjatë seancës dëgjimore
Gjyqtari Jangulli gjatë seancës dëgjimore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania