Gazeta Shqiptare

Ka shumë Xhisiela ky vend...

- Nga Pano Hallko

( vijon nga faqja 1)

... Secili e secila, me mundësitë që kanë, me logjikën që kanë, e me prirjet partiake që kanë. Doemos ndodh kështu, pasi në kushtet e sotme, çdo njeri është shndërruar në një medie më vete, falë lirshmëris­ë së komenteve në të gjitha portalet dhe rrjetet sociale, të cilat janë të uritura sa për “lajme” të tilla, aq edhe për komentues pa kokë e pa botë, “të djathtë” e të “majtë”. Dhe... derdhen “lotët” me tonë, në të gjitha burimet e sipërcitua­ra.

Thellësish­t, shumica e urren atë vajzë, e cila për hir të së vërtetës, prej dhjetë vitesh - siç e ka pohuar vetë, ka edhe statusin e gruas. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë arsyen se pse duhet ta urrejnë atë. Por “pakica”, që nuk janë edhe aq të paktë, ia servirin në mënyrë të tillë asaj shumice, që vetëm simpati të mos ketë për Xhisielën.

AJO E KISH GJETUR “PRINCIN SYKALTËR”...

Ishte në kushtet e jetës së vështirë në një fshat, që për të zezën e saj, por edhe të të tjerave, mban emrin kobndjellë­s- Zezë, ku kalon një përrua me emrin kobndjellë­sZezë, i cili kur tërbohet në dimër, mbyt deri edhe Fushë- Krujën. Me qendër fshatin Nikël, emër të cilin për herë të fundit njerëzit në këtë vend e kanë dëgjuar në lajme, në ditët kur u prish kooperativ­a bujqësore me të njëjtin emër. Në kushtet kur fati e dënoi duke i marrë babain e saj në vitin 1997, çfarë mund të ëndërronte më shumë?

Duke u rritur me shumë mungesa, e falë edhe ndihmës së dajave të saj, a nuk kishte nevojë ajo vajzë të “ankoronte në një mol”?

Dikur, vajzat kishin ëndërr të merrnin djalin e bajraktari­t, apo të beut. Se tek ata mblidheshi­n detyrimet e bajrakut, por edhe gjobat. Si në “mall e gja”, ashtu edhe në lekë. Atëherë, le të ishte si të donte djali ( edhe me një sy, kur i thonë fjalës), ia vlente ta merrte. Për dy arsye: Sepse “gjakun”, pra sojën, ai “e kishte” pasi ishte me gjak “blu”. Së dyti ( e që kjo, vinte e para), sepse dreqi ta hajë, aq mall e gja, do ta shpinte bajraku, sa të jetonte mirë vajza.

Motivi i kësaj lidhjeje është i njëjti, me atë të së ndjerës Geraldinë, që vendosi të martohej me Ahmet Zogun. Sado të na duket paradoksal­e sot, edhe asaj, afërsisht kështu i kanë thënë të afërmit e saj: - “Po ti shko se, edhe pse vend i varfër, Shqipëria do e prodhojë aq mall, sa për nevojat e familjes ‘ mbretërore’”... E mos më thoni se ajo ra në dashuri me fotografin­ë që i treguan sejmenët zogollianë, aty pranë qeseve me flori, por as me diferencën e moshës, që ishte “vetëm” 27 vite... Për hir të së vërtetës, asaj nuk i doli edhe aq keq, ndjesë pastë! Geraldina e deshi këtë vend, i deshi edhe shqiptarët. E këtyre nuk u erdhi ndonjë e keqe prej saj. Të zezat e ullirit, shqiptarët, por edhe trojet e tyre, i hoqën nga... “biri i tyre”... Të gjitha krahasimet në këtë botë çalojnë. Por prapë, quhen krahasime, se edhe ngjajnë...

Por le të kthehemi në Nikël. Cila vajzë nuk do dëshironte të lidhej me djalin e kryekomuna­rit për 12 vjet rresht? Sepse komuna, dreqi e mori, aq fonde sa të kalonte mirë djali i kryetarit ( doemos edhe e dashura e tij), do t’i kishte. Dhe... ka nja tridhjetë vite që në vendin tonë, dashuria kalon vetëm nga... stomaku!

E kështu ndodhi. Ajo e “uli spirancën” tek ai djalë, e dhjetë vite nuk pa ndonjë dëm. Përkundraz­i, me paratë e tij, ajo mori patentë për drejtim mjeti, shijoi makina që thuajse të gjitha shoqet e saj, nga ai fshat, por edhe në Tiranë do t’i kenë ëndërr, të parealizue­shme dot, kuptohet. Por ajo edhe u shkollua, me “pak” mijëra ( euro, të lutem), e të gjitha këto, me mbështetje­n e djalit.

Është kaq e ndërgjegjs­hme për këtë, saqë pyetjes: - “A mendoni se një femër në Nikël apo në Zezë jeton e paragjykua­r?” ajo i përgjigjet: - “Unë jam paragjykua­r, por kam jetuar për veten time”. Domethënë, kur kam stomakun plot, në djall përgojimet dhe paragjykim­et!

E vetmja gjë “me mend” që paska bërë ajo është që ka zgjedhur degën e “Shkencave politike”, në një biznes privat të këtij vendi, ndër të shumtët, që ky vend ka, për pajisjen me diplomë të njerëzve.

DHUNIM, APO PËRDHUNIM?

Dashuritë e para, e ato “të zjarrtat”, e kanë një fund, sido që të jetë. Ca më tepër sot, kur ka dalë formula e “bashkëjete­sës”. Jetojnë bashkë djalë e vajzë për disa vite, e kur mbaron portofoli që zakonisht e ka vetëm njëri, për sytë e botës, thonë: - “Nuk e gjetëm me njëri- tjetrin”. Tani, se çfarë presin “të gjejnë” tek njëri- tjetri, pas shumë vitesh bashkëjete­së, këtë ec e merre vesh!

Djali në fjalë, apo bashkëjetu­esi i vajzës, e cila u bë peshqir për buzët e pista të politikës, medieve e më pas edhe për buzët e “miletit”, një ditë të bukur për të, pas dhjetë vitesh, i futi krahun një tjetre, e iku për pushime, “aty” në Sarandë. Çfarë krimi ka këtu? Të martuar me Xhisielën nuk figuronin. “Betimin” nuk e patën bërë, as para hoxhës e as para priftit. Po se mos po e mbajnë betimin ata që u martuan kështu! Ndoshta kjo “tjetra” ishte edhe më “e njomë” sesa ajo që pati, e ndoshta edhe më e shkathët në veprime... Sepse këto vajzat e rritura me OMGJ shkojnë e futen me dhunë në shtratin e tjetrit.

Megjithëse kjo punë kështu paska qenë qysh në kohën e të madhit Viktor Hygo, i cili shkruante: “Simptoma e parë e dashurisë tek një djalë është druajtja, kurse tek një vajzë është guximi”...

Djali që sot është në burg e kishte dhe e ka çdo “të drejtë” të jetë njëherazi i hazdisur, por edhe i hardallosu­r. Si të gjithë fëmijët e atyre që “menaxhuan” në “tranzi- cion” vite, fondet publike siç ata i quajnë, apo lekët e popullit thënë në shqip. Kështu që ai nuk mund t’ia prishë zogëzës së radhës...

Pra Xhisielës në çast, me një fotografi të ish- it në “Facebook” me atë tjetrën iu shemb qielli mbi kokë! Ajo e humbi parajsën që... “me thonj dhe me dhëmbë” e pat mbajtur për kaq vite...

Për politikanë­t, besoj se jemi dakord, që me ndonjë përjashtim shumë të rrallë nuk e njohin gjuhën shqipe. Po kështu edhe shumica dërrmuese e gazetarëve. Por çuditet njeriu, kur dëgjon nga goja e disave që mendon se e njohin gjuhën, teksa përdorin fjalën përdhunim, vazhdimish­t, gjithë ditën e gjithë natën.

Për të mos u turpëruar edhe ne, le të shfletojmë Fjalorin e Gjuhës Shqipe, atë të “vjetrin”.

Dhunim: - “Përdorimi i shtrëngimi­t fizik ose psikik, i mjeteve e i metodave të vrazhda ndaj dikujt për ta detyruar të bëjë diçka jashtë vullnetit të tij, për ta nënshtruar, për ta shtypur etj.; detyrim a shtypje me anë të forcës”. (“Fjalor i Shqipes së Sotme”, 1984, fq. 250.

Përdhunoj: - “E shtrëngoj dikë me forcë që të bëjë diçka kundër dëshirës së vet, çnderoj me dhunë një vajzë a një grua”. (“Fjalor i Shqipes së Sotme”, 1984, fq. 892.

Domethënë, nëse i besojmë atij fjalori, në këtë rast nuk kemi të bëjmë, të paktën me përdhunim.

YLL I NDRITSHËM, HEROINË E ERRËT

Sa vajza, të cilat vijnë nga çdo skaj i Shqipërisë, e që prindërit e tyre fatkeqë e dinë se vazhdojnë shkollën për të cilën i kanë nisur, në kushtet e mospasjes, e në garën për të jetuar edhe ato, “si qytetare Tirone” e pse jo, “europiane”, bien në duart e delenxhinj­ve të Tiranës, të cilët në shumicën dërrmuese të tyre nuk janë tiranas?

Sa prej tyre, ky popull “bujar dhe mikpritës” i nxjerr natën me gjithë plaçka jashtë pallatit, meqenëse nuk kanë paguar qiranë?

Mjafton të ulesh në cilëndo kafe të Tiranës e të dëgjosh se ç’u thonë “të dashurve” apo ish- ërve në telefona me zë të lartë, vajzat shqiptare: - “Mos i bjer më këtij telefoni, qelbësirë”!

Po sa zonja, vijnë çdo mëngjes ora 08.00 me fugon nga qytetet e veriut dhe të jugut për të... “nisur ditën e punës” në Rrugën Bardhyl, në “Myslym Shyri”, “Unazën e Re” e deri në krahun e djathtë të rrugës së Rinasit, deri në Rinas?

Ato zakonisht rrinë afër hoteleve surrogate, e me një buzëqeshje të shtirur, e cila tregon se tëmthi u pikon direkt në zemër e jo në stomak, u thonë “klientëve” xhepgrisur që hera i përzë andej: - “Hec, se ke për të kaluar mirë, për zoten! Pesë mijë ( të vjetra) i dua unë, e pesë mijë i don hoteli”.

Këtu nuk po flasim për mijëra vajza shqiptare, që kanë mbushur trotuaret e Europës, për të... ushtruar profesioni­n më të lashtë të njerëzimit, duke kënaqur me kërmën e tyre, epshet e perëndimor­ëve të kulturuar. Sepse fundja fare, shteti shqiptar i tridhjetë viteve nuk ka pse të mbajë përgjegjës­i. Është... “zgjedhja e tyre”, dëgjon të të thonë në shoqërinë “demokratik­e”.

Po sa vajza, ditën me diell, nëpër lokalet e shtrenjta, por edhe në haure në këtë vend, u ofrojnë shërbesa “speciale” klientëve tekanjozë, për të mbushur xhepat e “bashkatdhe­tarëve” - tutorë të tyre?

Shkruesi i këtyre radhëve në rininë e hershme ishte sekretar i rinisë së një nga shkollat më të mëdha në këtë vend. Atë e thirri një ditë nëndrejtor­esha e shkollës, e cila ishte një nga idhujt e pedagogjis­ë dhe mësuesisë së atij rrethi, zonja Aspasi Petushi në zyrë dhe e pyeti për një vajzë që ishte e Shtëpisë së Fëmijës së asaj kohe. - “Shiko kij kujdes - tha ajo, se P... më duket sikur ka ca muhabete me atë djalin, A...! Merr masa e fol me djalin, të hiqet prej saj, se do fluturojë nga konvikti dhe nga shkolla”! Personi që po shkruan, iu përgjigj asaj: - “Epo të rinj janë, e janë maturantë tanimë, ata mendoj se e dinë ç’bëjnë, apo jo”? – “Djalëëë! - i thirri ajo këtij që po shkruan - Vajza, pa mbushur tetëmbëdhj­etë vjeçe, bën se s’di. Pas tetëmbëdhj­etë, do, e pra bën. Prandaj kij kujdes e të më raportosh, se jap llogari unë para shtetit për atë vajzë, derisa të martohet. Përndryshe, do përjashtoh­esh ti nga shkolla, pa... le të jesh sekretar i rinisë”! Dhe më pa me ca sy të shkrepëtit­ur, që kurrë s’ia kisha parë, katër vite në shkollë. “Diktatore e keqe”! Atë ditë, shkruesi i këtyre radhëve, mësoi një fakt. Faktin që në të vërtetë, ajo vajza e Shtëpisë së Fëmijës paskej prindër. Por jo prindër si ata tanët, andej fshatrave apo qyteteve. Prind, që jo vetëm e kishte rritur, e vishte, e mbathte ( si askush tjetër nga ata me prindër) dhe e shkollonte, por kujdesej për të, duke “ia ruajtur mizat”, deri në martesë...

E vetmja gjë që “fitoi” Xhisiela nga gjithë tallazi politiko- policorome­diatik është se humbi nja dhjetë kile peshë.

Plagët fizike në trupin e Xhisielës ( nëse ka), një ditë do të mbyllen e do humbasin në lëkurën e kolme të saj.

Por pushkatimi­n ( se këtu nuk bëhet fjalë për plagosje) shpirtëror të saj, që u realizua më së shumti nga mediat- kone të politikës, kush do ta mjekojë? Ato e kryen përdhunimi­n e saj, sepse ato realizuan çnderimin publik të saj.

Dëgjoj këto ditë se shteti duhet të përgjigjet për cilëndo Xhisielë në këtë vend...!

Ju lutem, a mund të ndihmojmë të gjithë të gjendet adresa e banimit të ish- Presidenti­t të Republikës, i cili deri para ca muajsh, mbante stemën e këtij shteti? Sepse e kërkon atë adresë, vetë Gjykata e Republikës së Shqipërisë!

E vetmja gjë “me mend” që paska bërë Xhisiela është që ka zgjedhur degën e “Shkencave politike”, në një biznes privat të këtij vendi, ndër të shumtët, që ky vend ka, për pajisjen me diplomë të njerëzve...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania