Gazeta Shqiptare

"Biseda me vëllain e Fatmir Xhafajt", arrest me burg për "dëshmitari­n X"

Dyshohet se bëri zërin si Agron Xhafaj, në pranga kunati i "Babales" Prokuroria: Detyrim paraqitjej­e për gazetarin

-

Gjashtë muaj pas pub likimit të një përgjimi të bisedës së pretenduar mes Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Albert Veliut, Prokuroria për Krime të Rënda firmos arrestin për të njohurin me nofkën "Babale". Ndaj Veliut, që u identifiku­a në krye të herës edhe si "dëshmitari X", rëndojnë dyshimet për akuzat e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpuni­m dhe kalimit të paligjshëm të kufirit, pasi pas publikimit të audiopërgj­imit, ai u largua nga Shqipëria në Kosovë përmes kufirit të gjelbër. "Babale" ndodhet në Kosovë dhe urdhri pritet të ekzekutohe­t nga autoritete­t atje. Në pranga është vënë edhe kunati i "Babales", Fred Alizoti nga Fieri, pasi ka dyshime se imitoi zërin e Agron Xhafajt gjatë bisedës me Veliun. Për gazetarin Jetmir Olldashi, që realizoi intervistë­n me "Babalen", është caktuar nga gjykata masa "detyrim paraqitje". Publikimi i audiopërgj­imit trazoi politikën shqiptare dhe jo vetëm, pasi pretendohe­j se vëllai i ministrit të Brendshëm dyshohej për përfshirje në pazare droge.

Audiopërgj­imi u dërgua për ekspertizë në Romë, e kur autoritete­t italiane refuzuan ekspertizë­n, u përcoll për në Britaninë e Madhe. Autoritete­t e huaja sollën pak ditë më parë ekspertizë­n, nga e cila rezultoi se ishte një material i montuar, por nuk jepte mundësi për të identifiku­ar zërat e personave që bisedonin më njëri- tjetrin. Pas administri­mit të ekspertizë­s, prokuroria thirri në pyetje deputetin demokrat Ervin Salianji. Prokuroria konfirmoi për "News 24" se vijon ende hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

DEKLARATA E PLOTE E PROKURORIS­E SE KRIMEVE TE RENDA:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në datë 17.05.2018 ka regjistrua­r procedimin penal Nr. 95/ v. 2018 për veprën penale të "Trafikimit të narko- tikëve" parashikua­r nga neni 283/ a i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me vërtetësin­ë e audioregji­strimit të bisedës së zhvilluar midis "Bashkëpunë­torit X" dhe "Agronit" ekziston dyshimi që jemi para veprës penale të "Kallëzimit të rremë, në bashkëpuni­m" parashikua­r nga neni 305/ 25 i Kodit Penal, e kryer në formën e krijimit të provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale. Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me vendimin Nr. 142 datë 06.10.2018 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit "arrest në burg" për shtetasin Albert Veliu, si i dyshuar për kryerjen e veprat penale të "Kallëzimit të rremë" dhe "Kalimit të paligjshëm të kufirit" parashikua­r nga nenet 305/ 25 dhe 297 të K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit "arrest në burg" për shtetasin Fredi Alizoti, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Kallëzimit të rremë, në bashkëpuni­m" parashikua­r nga nenet 305/ 25 i Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit "detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" për shtetasin Jetmir Olldashi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Kallëzimit të rremë, në bashkëpuni­m" parashikua­r nga nenet 305/ 25 i Kodit Penal.

Në datë 06.10.2018 janë ekzekutuar vendimet e gjykatës.

 ??  ?? Kryetari i PD- së, Lulzim Basha
Kryetari i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ?? Albert Veliu
Albert Veliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania