Gazeta Shqiptare

Historia, Albert Veliu: E vura në provë Agronin dhe ai më dha ndihmë

Trafiku i drogës, "Babalja": Nuk e bëra unë përgjimin

-

Ikonsideru­ar si "dëshmi tari X", PD ka publikuar e para dëshminë e Albert Veliut, i cili rrëfente se si e ka njohur dhe ka bashkëpunu­ar me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajn në trafikun e drogës në Itali. Në intervistë­n për gazetarin Jetmir Olldashi, Veliu pretendont­e se vëllain e Fatmir Xhafajt nuk e përgjoi ai, por është zëri i tij. Sipas Albert Veliut, Agron Xhafaj e braktisi në kohën kur ai vuajti dënimin në 7 vite burg në Itali në vitin 2005 kur u kap me 12 kg kokainë. Dëshmitari thotë se gjatë takimit që ka pasur me Agron Xhafajn para 4 muajsh në Vlorë, i ka kërkuar këtij të fundit një favor për ta vënë në provë.

Ai i ka kërkuar Agron Xhafajt se donte të bënte një rrugë transporti me kanabis për në Itali dhe Agron Xhafaj e ka drejtuar për tek ' Ermali', i cili thuhet se është shef kufiri. "Quhem Albert Veliu, 51 vjeç. Kam qenë në Itali, kam punuar tërë jetën në det, ' 93' 99, në 2000 isha në Itali me grupin e Agron Xhafajt, deri në vitin 2002. Shisja kokainë në Itali. Agron Xhafajn e njoh që në ' 99- ën që me anë të një mikut tim, me Ardin e Refatit që sot ndodhet brenda, në Brindisi, në Itali", - ka thënë ndër të tjera "dëshmitari X".

Pse ia bërë ti këtë vënien në provë atij?

E bëra vënien në provë, se ashtu më la edhe ai mua në baltë, kur isha brenda, më ktheu kurrizin. Dhe unë tani që e vura në provë, i ktheva kurrizin e s'dua të merrem më me asnjë lloj gjëje. Dua të shikoj familjen time, fëmijët e mi.

Pse kjo hakmarrje ndaj tij?

Kështu janë gjërat, siç ia bën një njeriut, ashtu do pësosh. Sot është ai dikushi, unë jam pa bukë në shtëpi…

Pse nuk iu drejtove dikujt tjetër, po iu drejtove atij?

Po me atë më kishte lidhur jeta që në 2000- shin, në 2002- shin.

Nga informacio­net që ti kishe, kishte lidhje me Policinë e Vlorës?

Po kishte, me drejtorin e Vlorës bëhej shumë, dilte shpesh. Kishte me këtë shefin e kufirit. Ç'a të them, punët e tyre. Ndoshta edhe punonte edhe në shtet, unë s'di gjë. Për sa mall re dakord ti që të çosh? Unë do të çoja një 100she, por gjallë në botë nuk e…. Do çoja një 100- she.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania