Gazeta Shqiptare

"Babalja", Basha: Të rrëzojmë mafien në pushtet. Rama: Qetësohu, kemi të reja

Audiopërgj­imi për Agron Xhafajn, replika mes kryeminist­rit e kreut të PD Kreu i qeverisë: Autorët e pagatorët do paguajnë

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama lajmëroi dje kreun e opozitës se nesër do të ketë të reja për të. Pas vendimit të prokuroris­ë, e cila doli në përfundimi­n se audiopërgj­imi i publikuar nga PD për vëllain e ministrit Xhafaj ishte montazh, kryeminist­ri dhe kreu i opozitës replikuan në rrjetet sociale. Përmes një mesazhi në "Twitter", Rama përshëndet­i vendimin e Prokuroris­ë, që kërkoi arrestimin e Albert Veliut, i njohur si "Babalja" apo dëshmitari X, Fredi Alizotit, si dhe detyrim paraqitje për gazetarin Jetmir Olldashin. Me ironi, kreu i qeverisë pohoi se shpreson që arrestimi i aktorëve të "Babale 1" të jetë fillimi dhe jo fundi i drejtësisë. "Uroj që arrestimi i aktorëve të ' Babale 1' të jetë fillimi, jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar për të llahtarisu­r dynjanë e rrëzuar qeverinë! Pas mjeranëve të paguar për t'u përgjuar, qëndrojnë autorë e pagatorë të këtij krimi, që duhet të paguajnë deri në fund", tha Rama. Por, më herët reagoi edhe kreu i PD- së, Lulzim Basha, i cili akuzoi Ramën se ky i fundit me këtë akt të prokuroris­ë i vuri flakën shtetit ligjor. Basha tha se tashmë nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjës­isë, përveç rrëzimit me çdo mjet të mafies në pushtet. "Kush priste diçka tjetër nga prokuroria Rama- MarkuXhafa­j- Prela është vetëm naiv. Agron Xhafaj, që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim. Sot çdo shqiptar e kupton më qartë se kurrë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën komandën e tij. Me aktin e sotëm Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor. Tani nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjës­isë, përveç rrëzimit me çdo mjet të mafies në pushtet", - shkroi Basha. Krimet e Rënda ngritën akuzë për tre persona, ndërsa mes tyre ka gjetur edhe ' interpre- tuesin' e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, që ishte Fredi Alizoti. Ndërkohë, pak ditë më parë mbërriti në Ministrinë e Drejtësisë ekspertiza e laboratori­t anglez mbi audiopërgj­imin. Më pas, kreu i qeverisë pati edhe një reagim të dytë paralajmër­ues për kreun e demokratëv­e. "Qetësohu Lulëzim! Mos bëj nevrikun kot xhan, se s'ta ka fajin askush që e bëre SHQUP- in Kinostudio. Tani fli deri pasnesër, kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë, dhunojnë përditë publikun shqiptar", u shpreh kreu i qeverisë. Nga selia e PD erdhi edhe reagimi zyrtar përmes Ervin Salianjit. Ai deklaroi se prokuroria vendosi se audiopërgj­imi ' Xhafaj' ishte siç foli Rama. "Që ditën e parë Rama foli për audio- përgjimin se ishte i montuar dhe kështu doli. Është provuar se sa herë ka- pet në krim, Rama kap denoncuesi­t dhe kriminelët. Deklarimi i pafajshëm i vëllait të ministrit të Brendshëm ka qenë qëllimi i hetimit. Me urdhër të Ramës, hetimi u bë nga Xhafaj. Fakt se Xhafaj dhe Rama nuk bën ekspertizë që provonte se vëllai i tij bënte trafik droge. Edi Rama mund të paguajë, shantazhoj­ë e blejë prokurorë dhe të shpikë aktorë, por s'do t'ia dalë që të mbulojë të vërtetën e përfshirje­s së Agron Xhafajt në trafik droge", tha Salianji.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania