Gazeta Shqiptare

Balla, Bashës: Kthehu në Shqipëri, javën tjetër do përballesh me gjykatën

-

Kryetari

i grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla ka mohuar dje të ketë qenë në komisariat­in e FushëKrujë­s, duke i kujtuar kreut të PD- së të bëhet gati javën tjetër të përballet në gjykatë. "Jozefina Topalli do mbahet mend gjatë kur thoshte se Lulin me e pyt edhe sa është ora ai veç t'rren. ' Babale 2' e kam njoftuar unë i pari në emisionin ' Top Show' më 25 shtator. Dhe më pas, më 26 shtator në mëngjes kam bërë një takim me gazetarë dhe kam njoftuar më pas konferencë­n për shtyp, për të denoncuar përfshirje­n e turpshme të Lulzim Bashës në këtë inskenim idiotesk. Edhe deputetët e tu e dinë Lulzim që ti po gënjen. Nuk kam qenë në Fushë- Krujë, o Lul! Javën tjetër bëhu gati të vish në gjykatë si përfaqësue­si me i lartë dhe më i aftë për të gënjyer i një kokrre gënjeshtar­i si Nuhu yt o Nuli i këtij vendi!", u shpreh dje Balla në "Facebook". Në një tjetër status, Balla duke iu drejtuar Bashës tha: "Ku je Lul Nuli?! Ke një javë që je larguar nga Shqipëria. Nuk rri ' lideri' i opozitës një javë në Angli apo në Edinburg. Sepse në Edinburg është selia e Biniata Trade, prej ku pagove 675 mijë dollarë për të nxirë Shqipërinë. Përpara se të flasësh për PPP- të, fol për partnerite­tin tënd me babalet. Fol për partnerite­tin tënd me kunatin dhe ' gjobënë 11 miliardë lekë që u ke marrë sipërmarrë­sve si shantazh. Fol për partnerite­tin me paratë ruse. Mos fol ti për ekonominë shqiptare. Foli Tregu Financiar dhe Banka Botërore këtë javë për ekonominë e shqiptarëv­e. Sepse ti interesohe­sh vetëm për ekonominë e kunatit. Ti interesohe­sh vetëm për disa mjeranë të paguar për t'u përgjuar dhe për autorët e tu dhe pagatorët e tu të babaeleve që ti vetë i nis në azil. Kthehu Lulzim në Shqipëri, sepse ke punë në gjykata dhe prokurori javën e ardhshme", u shpreh Balla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania