Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: 85% e shqiptarëv­e, të zhgënjyer nga Rama, revolucion

Kryetarja e LSI- së nga Berati: Klosi licencoi armët për bandat "Kryeminist­rin do ta largojë populli"

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi deklaroi dje nga Berati se frika dhe terrori kanë kapur shqiptarët. Gjatë një takimi me strukturat e LSIsë, Kryemadhi foli për ngjarjet e fundit, atë të FushëKrujë­s dhe vrasjen në ishBllok. "Nëse deri dje, pra deri në zgjedhjet e 25 qershorit të 2017, armët e tyre ishin pa leje, sot ata shëtisin rrugëve të Beratit, apo edhe duke u kapardisur me fodullëkun e tyre kriminal, me armë me leje, të cilat licencohen shumë mirë nga ministri i Mjedisit me të ashtuquajt­urin emër të Policisë Pyjore", u shpreh gjatë fjalës së saj Kryemadhi. Sipas saj, "këto banda kriminale jo vetëm që kanë nxjerrë jashtë lojë strukturat e PS- së, por janë kthyer në strukturat qeverisëse të Rilindjes dhe Edi Ramës, jo vetëm në qarkun e Beratit, por në të gjithë Shqipërinë. Ecim çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe shikojmë se si çdo ditë e më shumë terrori dhe frika kanë kapur qytetarët. Në rrjetet sociale tallen apo edhe bëjnë humor, duke thënë nëse do të shkoni të pini një kafe, një ujë në Bllok, mos harroni jelekun antiplumb me vete. Në mes të Bllokut, 50 metra larg zyrës së kryetarit të parlamenti­t, 100 metra larg zyrës së kryeminist­rit, ndodh një lojë luftash midis bandave, midis realitetit të tyre dhe në fakt, aty është e gjithë rinia e Tiranës, që kalon orët e pasdites", u shpreh kryetarja e LSI- së. Kryemadhi tha se reformës në drejtësi i dhanë votën, por ajo po përdoret si një mundësi shpëtimi dhe përfitimi për krimin e organizuar dhe si një kamzhik në dorë për qytetarët e thjeshtë. "Sot Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetues­e, sot Shqipëria është pa Gjykatë të Lartë, është pa Prokurori të Krimeve të Rënda, për shkak të kësaj reforme të kapur nga Edi Rama, të cilit nuk i intereson ndërtimi institucio­neve të hetimit siç është SPAK- u dhe Byroja e Hetimit, sepse ato do të jenë dy institucio­ne, të cilat të parin të akuzuar që do të marrin do

të jetë Edi Rama. Por ai po pret çdo ditë e më shumë për të ndërtuar këto dy institucio­ne që të funksionoj­në për të", theksoi Kryemadhi. "Ne si një parti opozitare, të

cilën prej një viti e morëm një reagim të tillë për të qenë në opozitë, jo sepse nuk na pëlqente pushteti, sepse nuk besoj se ka njeri që nuk e do pushtetin, por ne nuk donim Deputeti i LSI- së, Nasip Naço, gjatë takimit me strukturat e LSI- së në Berat tha se të gjithë ata që kërcënojnë dhe ngrenë dorën ndaj qytetarëve do të përballen me forcën popullore. "Nga nesër e tutje, të gjithë ata që kanë probleme me drejtësinë në çdo shtyllë, do kenë emrin e tyre. Dhe këtë ua deklaroj nga Berati", tha Naço.

të ishim palë e këtij degradimi dhe e këtij kriminaliz­imi apo inkriminim­i të institucio­neve të shtetit. Ishte një nga vendimet më të forta që morëm, por në anën tjetër ishte një nga vendimet më të mira. Ne mund të kemi pasur gabimet tona, sepse njerëz jemi dhe mund të bëjmë gabime, por me banda, me trafik droge dhe me kriminelë, LSI nuk është marrë asnjëherë", tha Kryemadhi. "Shteti nuk drejtohet me frikë, shteti nuk drejtohet me banda dhe as me kriminelë e frikacakë. Shteti drejtohet me ligje, drejto- het me Kushtetutë dhe me drejtësi për të gjithë qytetarët. Nuk mund të jetë djali i një deputeti të Edi Ramës më i mirë se djali i një fermeri, apo i një të papuni, apo i një mjeku, mësuesi apo i kujtdo. Nuk i takon absolutish­t një sjellje me dy standarde, kush është me pushtet dhe mik i Edi Ramës, apo kush ha dhe pi me Edi Ramën është i pakapshëm dhe i ka të gjitha privilegje­t", u shpreh ajo. Ajo u bëri thirrje strukturav­e të LSI- së të krijojnë hapësirë për njerëzit e zhgënjyer nga PS dhe Rama. Sipas saj, "85% e shqiptarëv­e janë të zhgënjyer nga Edi Rama. E di çdo të thotë 85%? Revolucion. Pra, këta 85% shqiptarë, të cilët janë në shumicë, duhen zgjuar dhe duhen organizuar në mënyrë të tillë që nuk mund t'i ndalë dot më askush. Është njeriu që ka jetëgjatës­inë më të madhe në pushtet dhe tahmaqarll­ëku i tij do na marrë në qafë, sepse edhe ikja e tij do të jetë shumë e dhimbshme për të. Nuk do ta largojë opozita, por do ta largojë populli dhe ai frikën e popullit ka, nuk ka frikën e opozitës. Por ne si opozitë, ne si drejtues të opozitës kemi për detyrë t'ju orientojmë, t'ju hapim sytë dhe t'ju zgjojmë nga gjumi i hashashit të Edi Ramës që i ka futur shqiptarët", tha Kryemadhi.

 ??  ?? Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, dje në Berat
Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, dje në Berat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania