Gazeta Shqiptare

Ngjarja në Krujë, PD: Nuk do i ndahemi këmba- këmbës këtij horri

Strazimiri akuzon Ramën se gënjeu për praninë e Ballës në komisariat

-

Partia

Demokratik­e dek laroi dje përmes deputetit Gent Strazimiri se Edi Rama gënjeu kur tha se ngjarjen e Fushë- Krujës e publikoi Taulant Balla i pari. "Edi Rama vazhdon të heshtë, sepse nuk guxon të thotë të vërtetën e pranisë së Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rrahman Rrajës në Policinë e FushëKrujë­s më 21 korrik. Në praninë e tyre, nënkomisar Emiljano Nuhu dëshmoi se u kërcënua me pis- toletë në kokë brenda Stacionit të Policisë së FushëKrujë­s, që të ndalte përballjen me ligjin të djalit përdhunues të deputetit të Edi Ramës", u shpreh dje Strazimiri. Sipas deputetit të PD- së, "në këto 11 ditë makineria e tij e propagandë­s shpiku 4 alibi për Taulant Ballën, që nga inaugurime­t deri tek dalja për peshk ditën e 21 korrikut, por pengut të krimit Edi Rama ia ka mbyllur gojën një pyetje fare e thjeshtë: Çfarë tregojnë kamerat e Stacionit të Policisë së FushëKrujë­s?". Deputeti i PD- së pyeti se, "pse hesht Edi Rama prej 11 ditësh për përmbajtje­n e pamjeve të 21 korrikut, që tregojnë kush ka hyrë e kush ka dalë nga zyrën e oficerit të policisë, Emiljano Nuhu? Kush po e detyron kryeminist­rin tonë gojështhur­ur të bëjë rolin e memecit? Në Stacionin e Policisë së Fushë- Krujës, i cili hidhet në erë me tritol 1 ditë po, 1 ditë jo janë të pak- tën 8 kamera që funksionoj­në 24 orë në ditë. Qytetarët e dinë se nëse dëshmia e nënkomisar Nuhut do të ishte e pavërtetë, pamjet e 21 korrikut pa Taulant Ballën në Fushë- Krujë do të ishin të kudogjendu­ra. Derisa Edi Ramës t'i vijë goja, nuk do t'i ndahemi këmba- këmbës këtij horri!", tha Strazimiri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania