Gazeta Shqiptare

Bojkoti në zgjedhje, Fleckenste­in: Më ka ardhur në majë të hundës, ide e keqe

Raportuesi për Shqipërinë në PE: Vetingu në politikë, ide interesant­e "Pres të takoj Bashën gjatë vizitës në nëntor"

-

Raportuesi për Sh qipërinë në Parla mentin Europian, Knut Fleckenste­in, bëri të ditur se do të zhvillojë një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha, për t'u njohur me propozimin e opozitës për vetingun në politikë. Raportuesi Fleckenste­in e cilëson një nismë interesant­e, atë të opozitës. "Unë nuk mund t'i ndjek realisht ata kur flasin për vonesa të mëdha, apo probleme në procesin e vetingut, pasi ka gjithnjë diçka që do shtyhet, apo diçka që nuk shkon kur vihet në zbatim. Sa i përket vetingut të politikanë­ve, kjo është diçka që nuk e kam dëgjuar kurrë më parë dhe mendoj se është një ide interesant­e, ndaj dhe unë po pres me padurim për vizitën e radhës në Shqipëri, në nëntor, për të pyetur vetë zotin Basha se çfarë fshihet aty e se cili është këndvështr­imi i tij mbi këtë problem. Mbase do të mund të mësoj diçka", u shpreh për Radio Televizion Shqiptar, raportuesi i PEsë. Teksa pyetet për përmbushje­n e rekomandim­eve të OSBE- së në përmirësim­in e Kodit Zgjedhor, Fleckenste­in i fton partitë politike të bashkëpuno­jnë në realizimin e saj. "Unë kam biseduar para pak muajsh me të dy krerët e Komisionit Ad- Hoc, të cilët po draftojnë ligjin e ri elektoral dhe të dy përfaqësue­sit, socialist e demokrat, më dhanë përshtypje­n se po përpiqen fort për të gjetur mënyrën e duhur e një zgjedhje të mirë. Unë vetëm mund të shpresoj se OSBE gjithashtu do të ketë të njëjtin mendim për produktin e tyre në fund. Sigurisht, të gjitha partitë politike duhet të marrin pjesë dhe duhet ta provojnë shansin e tyre", tha raportuesi për Shqipërinë. I pyetur nga gazetarja se çfarë ndodh në rast se opozita vendos të mos marrë pjesë në zgjedhje, Fleckenste­in u shpreh: "Oh jo, prapë me këtë lloj diskutimi. Më ka ardhur pak në majë të hundës me këto ' nuk shkoj në punë', ' nuk marr pjesë në zgjedhje'. Kushdo që i ka këto ide, është ide e keqe. Nuk ka rëndësi, nëse është rasti për socialistë­t maqedonas, siç ishte pak kohë më parë, apo opozita këtej ( Tiranë). Por unë nuk kam dëgjuar ende prej tyre se nuk do të marrin pjesë", theksoi raportuesi për Shqipërinë. Raporteri Fleckenste­in ndan besimin se Shqipëria do ta marrë hapjen e negociatav­e në qershorin e vitit të ardhshëm, por kërkon më shumë përparim përsa i përket luftës së kundër krimit të organizuar, korrupsion­it si dhe në fushën e së drejtës së pronës. Një ditë më parë, Partia Socialiste publikoi propozimet e saj, sa i përket reformës zgjedhore, edhe pse e ka të qartë se nuk i ka votat e opozitës për t'i kaluar ato në Kuvend. Depolitizi­mi i administra­tës zgjedhore është risia kryesore e propozimev­e të PS- së për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Në propozimet e PS- së bie në sy përzgjedhj­a me short dhe jo më nga partitë politike e anëtarëve të 3 strukturav­e: të KZAZ- së, të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe anëtarëve të Grupeve të Numërimit të Votave. "Më ka ardhur pak në majë të hundës me këto ' nuk shkoj në punë', ' nuk marr pjesë në zgjedhje'. Kushdo që i ka këto ide, është ide e keqe. Nuk ka rëndësi nëse është rasti për socialistë­t maqedonas, siç ishte pak kohë më parë, apo opozita këtej ( Tiranë). Por unë nuk e kam dëgjuar ende prej tyre se nuk do të marrin pjesë", theksoi raportuesi për Shqipërinë. Ndërkohë, edhe ambasadori i OSBE- së në Shqipëri, Bernd Borchardt tha se mbetet shumë pak kohë për realizimin e reformës zgjedhore dhe se do të ishte sinjal shumë negativ për miqtë dhe partnerët e Shqipërisë nëse dakordësia që ka ekzistuar deri kohët e fundit mes palëve, të mos konkretizo­hej në legjislaci­on. Ai nxiti arritjen e konsensusi­t për reformën zgjedhore.

 ??  ??
 ??  ?? Raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti­n Europian, Knut Fleckenste­in
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti­n Europian, Knut Fleckenste­in

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania