Gazeta Shqiptare

Rama: Të kalohet në produkte "Made in Albania". Basha: Numri i bizneseve të mbyllura u dyfishua

-

Kryeminist­ri

Edi Rama deklaroi dje se për sipër marrjen, sfida e radhës janë produktet "Made in Albania". Kryeminist­ri Edi Rama vizitoi dje sipërmarrj­en "Ambra", në Durrës, e cila aktualisht ka 430 punonjës, paga e të cilëve varion sipas profileve nga 30 mijë në 120 mijë lekë. Drejtuesi i "Ambra"- s shpjegoi se si është rritur aktiviteti i tij në vite, duke kulmuar në vitet e fundit, me kalimin në sipërmarrj­e me cikël të mbyllur dhe me një investim të shtuar në teknologji prej 320 mijë eurosh. Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh se kalimi në sipërmarrj­e me cikël të mbyllur është një arritje e rëndësishm­e dhe se sfida e radhës janë më shumë produkte "Made in Albania". "Ky është kalimi në një nivel tjetër i të gjithë sistemit, pasi fasoni klasik ishte material porositës, merre dhe vetëm qep. Tani kalimi në ciklin e mbyllur është hapi që kemi dëshiruar ne të ndodhë dhe tani hapi tjetër, i treti, është që të fillojnë modelet këtu. Të fillojë të kalohen në ' Made in Albania' me shumë më tepër produkte. Se ka disa që kanë filluar, sidomos tek këpucët, por kjo tani do një angazhim të një lloji tjetër, sepse do rrisë shumë edhe të ardhurat, do të rrisë shumë edhe rrogat", tha kryeminist­ri. Ndërsa, me një videomesaz­h të postuar në "Facebook", kryetari i PD shkruan se numri i bizneseve të mbyllura është dyfishuar, krahasuar me një vit më parë. "Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, biznesi i zakonshëm po falimenton", - thuhet në videomesaz­hin e publikuar nga kryedemokr­ati. Sipas shifrave në video, vetëm në shtator janë mbyllur 1978 biznese nga 838 që u mbyllën një vit më parë. "Me Edi Ramën në qeveri, çdo vit është më keq për shumicën e bizneseve", - thuhet në videomesaz­hin, që ilustron me grafik edhe periudhat 9- mujore 2017- 2018. "Sa më gjatë të qeverisë Edi Rama, aq më shumë biznese do të mbyllen", - mbyllet video e publikuar në "Facebook" nga Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania