Gazeta Shqiptare

Komisioner­ja e BE- së, Jourova: Të mos ndalojë ecuria e procesit të vetingut

Ministrja e Drejtësisë: Pavarësish­t opozitës, vetingu po vijon

-

Ministrja

e Drejtësisë, Etilda Gjonaj priti dje komisioner­en e BE- së, Vera Jourova. Ecuria e Shkollës së Magjistrat­urës, si baza e formimit të magjistrat­ëve të rinj, zgjidhja e ngërçit me institucio­net e drejtësisë dhe vijimi i zbatimit të reformës në drejtësi kanë qenë çështjet më të ndjeshme të diskutuara në këtë takim. Takimi është mbajtur në përfundim të Ministeria­lit 2- ditor Bashkimi Europian - Ballkani Perëndimor për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, që u zhvillua në Tiranë. Burime zyrtare nga Ministria e Drejtësisë thanë se zbatimi i reformës në drejtësi, ecuria e procesit të vetingut dhe ngritja e institucio­neve të reja ka qenë tema kryesore e takimit dypalësh, në të cilin merrnin pjesë edhe Genoveva Ruiz Calavera, drejtoresh­ë për Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian si dhe ambasadori i Delegacion­it Europian në Tiranë, Luigi Soreca. Komisioner­ja Jourova është interesuar në veçanti për procesin e vetingut dhe ka shprehur mbështetje­n e saj të dhe të Komisionit Europian për çdo nevojë që do të ndihmonte në zbatimin e mëtejshëm të këtij procesi. Ministrja Gjonaj ka theksuar se pavarësish­t mungesës së konsensusi­t nga ana e opozitës në parlament, lista prioritare e vetingut po përfundon dhe kjo do t'i hapë rrugë krijimit të institucio­neve të reja të drejtësisë KLGJ dhe KLP, të cilat do të miratojnë kuotat e reja për Shkollën e Magjistrat­urës, duke i dhënë kështu zgjidhje ngërçit të krijuar. Ministrja e Drejtësisë i ka thënë eurokomisi­oneres se, reforma në drejtësi ka pasur në impakt të jashtëzako­nshëm dhe si asnjë proces tjetër më parë është përqafuar gjerësisht në publik duke marrë mbështetje të plotë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania