Gazeta Shqiptare

"Pakti detar", Dedja: Përplasjet mund të vihen përballë Kushtetues­es

Kreu i Gjykatës Kushtetues­e, në të njëjtin mendim me Presidenti­n Meta "Gjykata jashtë funksionit, të funksionoj­ë Magjistrat­ura"

-

Kreu i Gjykatës Kush tetuese, Bashkim Dedja ndan të njëjtin mendim me Presidenti­n e Republikës, Ilir Meta, sa i përket marrëveshj­es Shqipëri- Greqi për çështjen e detit. Edhe pse tregohet i kujdesshëm që të mos bjerë pre e interpreti­meve politike lidhur me marrëveshj­en e detit, edhe kryetari i kësaj gjykate ndan të njëjtin mendim me kreun e shtetit. "Këto përplasje kushtetues­e mund të vihen përpara Gjykatës Kushtetues­e. Secili e interpreto­n siç e vlerëson, president, parlament, qeveri. Kjo është në të drejtën e tyre", u shpreh në një intervistë për "Ora News", Bashkim Dedja. Kreu i Kushtetues­es apelon që vlerësimi i figurave të drejtësisë të vijojë më shpejt. "Gjykata Kushtetues­e është jashtë funksioni sa i takon vendimmarr­jes. Pritet ngritja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të nisë procedura për emërimin e anëtarëve të rinj", u shpreh Dedja. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është jashtë funksioni, pasi 5 prej anëtarëve, mes të cilëve edhe kryetari nuk e kanë kaluar procesin e vetingut, duke dalë jashtë sistemit të drejtësisë. Kreu i Gjykatës Kushtetues­e bën thirrje për miratimin e projektlig­jit për shkollën e Magjistrat­urës, pasi në të kundërt sistemi do të përballet me pasoja të rënda. "Nëse nuk ndodh një gjë e tillë dhe nuk gjendet një zgjidhje dhe të nisë funk-

sionimi i Shkollës së Magjistrat­urës, mund të ndodhemi para situatave, të cilat nuk do dëshironim askush të ishim", paralajmër­on kreu i Kushtetues­es, Bashkim Dedja. Pozita dhe opozita nuk bien dakord me miratimin e ligjit të Magjistrat­urës, duke e lënë këtë proces në udhëkryq. Deklarata e

kreut të shtetit pak ditë më parë në "Zërin e Amerikës" që vë në rrezik ratifikimi­n e marrëveshj­es së detit e bën dhe më urgjente konstituim­in e plotë të Gjykatës Kushtetues­e. E paralizuar që në mars të këtij viti, gjykata që është gardiani i fundit në respektimi­n e Kushtetutë­s vijon të jetë vetëm me 2 anëtarë nga 9 që "Presidenti i Shqipërisë me të drejtë mbahet tek Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetues­e. Kurse nga të shumtët e sotëm, që ishin të paktët e djeshëm në parlament thuhet se s'ka nevojë për Gjykatën Kushtetues­e! Kalohet drejtpërdr­ejt në parlament dhe pakti merr formën fundore…", tha koloneli i "detit", Myslym Pashaj për median.

duhet të ketë. Ndërkohë dje, koloneli i njohur, një prej kundërshta­rëve të paktit të parë të detit, Myslym Pashaj u shpreh: "I vetmi shpëtim është qëndrimi i presidenti­t me plotfuqinë e tij në mbrojtje të Kushtetutë­s, e cila ka një nen të posaçëm për Marrëveshj­et Ndërkombët­are. Presidenti iu ka thënë shqiptarëv­e se do të ndjekë vendimet e Gjykatës Kushtetues­e dhe ky është ylli polar i ' Paktit Detar 2', udha e shtetit modern shqiptar që ruan integritet­in territoria­l të vendit dhe nuk arrin që të shesë hapësirat e tij për përfitime politike".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania