Gazeta Shqiptare

Pronari i lokalit në ish- Bllok: Mesa kuptova, konflikti nisi për Elvana Gjatën

Dëshmon edhe Ervis Martinaj, prokuroria: Do kërkojmë arrest me burg për të dhe për Haten Dëshmitari okular i masakrës, Redi Popesku: Mata e Martinaj u takuan miqësisht

-

Një nga dëshmitarë­t e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në ish- Bllok, ku mbeti i vrarë 28- vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hate është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore. Bëhet fjalë për Redi Popeskun, pronarin e lokalit "Monopol", ku ndodhi masakra që tronditi kryeqyteti­n. "Gazeta Shqiptare" ka mundur të zbardhë një pjesë të dëshmisë së Popeskut, i cili është dëshmitari okular dhe i vetmi që ka folur deri më tani me detaje, lidhur me debatin e ndodhur mes grupit të Ervis Martinajt dhe Ervin Matës, ky i fundit në kërkim bashkë me dy miqtë e tij, komandon Meviol Bilo dhe Fabio Alushin. Ai ka shpjeguar përpara grupit hetimor se ishte Ervin Mata, që i kërkoi që në lokalin e tij të vinte Ervis Martinaj për t'u sqaruar për një konflikt që kishin mes tyre. "Mesa kuptova ka qenë një konflikt ordiner për t'u sqaruar në lidhje me ngacmimin e së dashurës së Ervin Matës, Elvana Gjatës. Gjithashtu, dua të sqaroj momentin që para se të vinte Ervis Martinaj, mua më tha Ervin Mata, nëse e kisha problem që ai të vinte tek dyqani im. I thashë se nuk kishte problem, pasi Martinajn e kisha të njohur. Dua të sqaroj se të dy këta persona, si Ervin Mata dhe Ervis Martinaj u takuan normalisht dhe nuk dhanë asnjë shenjë për konflikt. Pra, u takuan miqësisht dhe nuk kishin tendencë që të tregonte se situata do agravonte siç ndodhi", është shprehur pronari i lokalit, Redi Popesku. Ndërkaq, prokuroria ka marrë në pyetje në spital edhe Ervis Martinajn, biznesmeni­n e basteve që mbeti i plagosur, i cili dje ka "festuar" 36- vjetorin e lindjes. Burime nga organi i akuzës bënë me dije do të kërkojë arrest në burg për Martinajn si dhe për mikun e tij, që ndodhet në spital në gjendje kritike, Eljon Haten.

DËSHMIA E REDI POPESKUT

Sipas pronarit të lokalit, përplasja mes dy grupeve ishte ordinere dhe se ka lidhje me ngacmimin e këngëtares së famshme Elvana Gjata, e cila dyshohet se është "arratisur" nga Shqipëria. Gjatë dëshmisë së tij, Popesku u shpreh se debati fillimisht nisi mes njërit prej djemve që shoqëronte Martinajn dhe komandos Meviol Bilo, që ishte në shoqërinë e Matës. Sipas tij, pas debateve verbale, ata u konfliktua­n edhe fizikisht, dhe ishte pikërisht personi që shoqëronte Martinajn, që nxori armën dhe qëlloi i pari. I pyetur nëse kishte dijeni se me çfarë makine udhëtonte Ervis Martinaj, biznesmeni Popesku ka thënë se mesa mban mend, ai mbërriti në lokalin e tij me një makinë tip "BMW" të zezë. Krimi i rëndë që tronditi Tiranën ndodhi në zonën VIP të lokalit, e cila rezulton të jetë e pambuluar me kamera dhe vetëm përmes dëshmive mund të hidhet dritë për atë sesi rrodhën ngjarjet. Në lokal nuk ka pasur as kamarier, pasi pjesëtarëv­e të dy grupeve u është shërbyer nga vetë Popesku. Ky i fundit ka bërë edhe përshkrimi­n fizik të disa prej personave që morën pjesë në ngjarje. Pavarësish­t faktit se për momentin duket si një ngjarje e nisur për motive banale, prokuroria nuk përjashton edhe pistat e tjera, që mes grupeve mund të ketë pasur konflikte të mëparshme dhe kanë shfrytëzua­r momentin për të larë hesapet mes tyre. Kamerat e sigurisë, të instaluara në ambientet e jashtme të biznesit pritet ta ndihmojnë

prokurorin­ë për të zbardhur të plotë mekanizmin. Ndërsa, për të hedhur dritë mbi motivet, institucio­ni i akuzës ka në duar tre telefonat e sekuestrua­r nga të cilët mund të grumbulloj­ë prova dhe mbi bazën e tyre ta drejtojë hetimin në ndonjë pistë tjetër. Nisur kjo nga fakti se si vetë Ervis Martinaj, edhe dy personat që e shoqëronin, Fabian Gaxha që mbeti i vrarë dhe Eljon Hate, i cili u plagos rendë rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania