Gazeta Shqiptare

MIRASH IVANAJ,

Modeli i shqiptarit të mirë, që përfundoi në ferr

- NGA BEN ANDONI

Mirash Ivanaj haset pak e g j i t h n j ë shumë pak në literaturë­n tonë. Madje, edhe atë ditë vjeshte, 65 vjet më parë, kur do të ndërronte jetë, ai pothuaj ishte harruar. Kurrë nuk mund të kesh trishtim më të madh në të gjallë sesa të harrojnë. Kjo i ndodhi, njërit prej personalit­eteve më të jashtëzako­nshme të kulturës dhe arsimit shqiptar. I sfilitur, i stërmundua­r, bashkëkohë­sit, kujtonin se të ndjerit i dukej më mirë të qëndronte në burg sesa të dilte jashtë hekurave ku nuk e priste askush. Artikullsh­kruesit e jetës së tij pohojnë se ai i drejtoi një letër drejtorit të burgut për t’i kërkuar ta mbante ende sepse nuk kishte asnjë të ardhur për të jetuar dhe po ashtu asnjë vend se ku mund të qëndronte. Dhe “u shpërblye” realisht, pasi më 22 shtator të vitit 1953 do të ndërronte jetë vetëm12 ditë para mbarimit të afatit të dënimit të tij. Ishte 62 vjeç. Atëkohë, një moshë e denjë për moshën e tretë. ... Mirash Ivanaj futet ndër idealistët e pakët që erdhën në vend pas Luftës së Dytë Botërore të thirrur prej besimit se Shqipëria e Re do të ndryshonte dhe se do ishte tash e tutje vendi i dashur i tyre. Që në ditët e para të pushtimit të vendit ishte larguar në Turqi dhe atje kishte jetuar duke u marrë me punë të ndryshme për të mbijetuar, kurse nga larg duke ndjekur Shqipërinë po i dukej se një soj i idealistëv­e të rinj shqiptarë po vinte në skenë. Në fakt, kishte rënë “pré” e besimit që i kish afruar Gjergj Kokoshi, një miku i tij, që asokohe ishte emëruar Ministër i Arsimit. Kokoshi, që ndryshe nga Ivanaj, luftoi me fashistët ishte një pasaportë e madhe besimi për të, që të besonte se rendi do të vinte dhe madje arriti t’i shprehte respektin in person Enver Hoxhës. Por, Ivanaj sa i kulturuar ishte aq edhe naiv mund të konsideroh­et, pasi nuk mund ta kuptonte real- isht atë që fshihej pas imazhit ndryshe të shumë prej çlirimtarë­ve. Në kujtime për të thuhet se ndjente një peshë të madhe faji, që ishte larguar nga vendi dhe nuk kishte luftuar si të tjerët. Ditët e pakta që po mjedisohej kuptoi se çfarë ishte Shqipëria e Re.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania