Gazeta Shqiptare

Mirash Ivanaj, modeli i një shqiptari të mirë, që do përfundont­e në ferr

-

vallë kultura e bënte që të kishte kaq armiq. Ka të ngjarë që ajo të ketë qenë një nga arsyet. Në vitin akademik 1912- 1913, bashkë me të vëllain ndjekin kurse filozofie në Universite­tin e Beogradit, kurse pak vjet më vonë u nis drejt Italisë ku studioi në Universite­tin e Romës dhe u laureua në dy degë: FilozofiLe­tërsi dhe Jurisprude­ncë. Pak vite më vonë me të afërmin e tij Nikollë krijojnë në Sh- anëtarët shumë prej tyre linin shumë për të dëshiruar sa i përket arsimit. Konflikti me Nolin e bën të shpërngule­t dhe rikthehet me kohën e Zogut në vitin 1925, ku punoi si avokat dhe më 10 shkurt nisi punën si drejtor në gjimnazin shtetëror të Shkodrës, por duke punuar edhe si mësues i thjeshtë, teksa jep mësim në çdo lëndë që mundet.

Kulmi i karrierës së tij do të shkonte në vitin 1933, ku erdhi në krye të dikasterit të Arsimit, si ministri më i ri i qeverisë së Pandeli Evangjelit. Nuk mjaftojnë problemet me shqiptarët sepse njësoj do përplaset me Italianët, që e akuzuan vazhdimish­t për ashpërsi dhe deri elementë ksenofobie. Në kurrizin e tij mbeti dhe përpjekja e filluar nga Monarkia në luftën me fenë dhe sidomos me shkollat fetare. E gjithë kjo veprimtari bëri që ajo të mos qëndronte më shumë se dy vjet në këtë post dhe pastaj i duhej të ikte. Ndërkohë, ajo që lë në këtë dikaster është e jashtëzako­nshme: Ai bën të detyrueshë­m arsimin fillor, në një popullsi masive analfabete, ndërsa hartoi “Ligjin e Arsimit” me idenë për të ngritur dhe realizuar një sistem të tërë arsimi kombëtar. Ai iu kundërvu shkollave të huaja dhe vetëm dy vjet më vonë dha dorëheqjen. Por, megjithatë, ka njerëz që mendojnë se ai mund të japë ende. Mirash Ivanaj nuk ka mbaruar karrierën e tij, sepse caktohet kryetar i Këshillit të Shtetit dhe këshilltar i mbretit Zog deri më 7 prill 1939, kohë kur me familjen Butka do të largohet në drejtim të Turqisë. ... Këto të vinë ndërmend për një shqiptar të drejtë, që u u strapacua dhe u la të vdesë nga bashkatdhe­tarët e tij vetëm se donte t’i jepte pak staturë kulturës së arsimit shqiptar. Plot, 65 vjet më parë, Mirash Ivanaj, ndërroi jetë pak ditë para se të fitonte lirinë e përkohshme. Sot, mbetemi, thjesht të numërojmë ato që ai la për arsimin shqiptar, cilësitë dhe atributet e tij, por asfare atë që ne i bëjmë njerëzve tanë.

 ??  ??
 ??  ?? Mirash Ivanaj
Mirash Ivanaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania