Gazeta Shqiptare

ÇETOBASHE MUJA KUNDËR GJETO BASHO MUJIT

-

e paqartë. Duke mos e ftilluar dot, ndonjë mendje e varfër do të ketë shpikur përrallën pa fantazi të “fëmijës së gjetur”.

Qe tetëdhjetë vjet gjithçka ka mbetur e ngrirë në këtë pikë.

Dhe mund të mbetej përgjithmo­në, sikur të mos ndërmjetës­onte gjuha. Më saktë, një shqyrtim fonetik i emrave.

3. Heshtazi Çeto( bash) është pranuar si trajtë dytësore. Ç’prejardhje ka?

Tridhjetë agët e Jutbinës janë të organizuar në çetë. Çeta kreh krahinën mos ka shkelur kund “shkau”, armiku sllav. Del edhe për gjueti. Në herë Muja i bërtet Halilit se është mbushur muaji dhe “na ndër çetë nuk kemi dalë”. Folja me çetue është familjare në mjedisin e kreshnikëv­e. “- Kah po nisna sot për me çetue?/ - Kah të na prijë e djathta e Zotit!” ( Muji e Behuri).

Prijës i çetës është Muja. Ai është kryepari. Bashi i çetës ose çetobashi. Herë- herë nëpër disa këngë për Mujën thuhet bylykbash, çka në thelb dëshmon të njëjtën gjë.

Fjala bash në kuptimin e ballit, kreut, ndeshet gjithandej në Epos. Paji Harambash - bashi i haramit ose i haramëve - një shka që del natën në bjeshkë dhe rreh “të lumet e natës”, orët, të cilat nuk dëshirojnë me e kthye në gur, por ankohen te Muji Gjuri Harambash. Çobanbashi ( bashi i çobanëve).

Jo rrallë Çetobash shqiptohet Çetopash. Një mbivendosj­e e pashë mbi bash. Ndërhyrje e etimologji­së popullore, të dy fjalët kanë tingëllim të përafërt dhe cilësitë e Mujit si prijës e luftëtar sjellin ndërmend një pashë të madh. Veç kësaj, bashkëting­ëllorja e zëshme b te bash e kish vështirë me mbijetue si e tillë, e paraprirë nga të pazëshmet ç dhe t te fjala çetë. Ndodhi përngjashm­imi ( asimilimi).

Pra Çetobash zbërthehet. Sipas këtij përimtimi, në kundërshti­m me çka është pranuar deri sot, trajta e parë duhet të jetë Çetobash dhe jo Gjeto Basho. më pas e kanë shqiptuar siç e kanë dëgjuar, Gjetobash. Kështu është përkapur dhe është përcjellë nga një këngëtar te tjetri. Dhe prej aty, te hulumtuesi­t. Duke qenë shkodran, më saktë, prej Shllaku, megjithëse njohës “me themel” i shqipes dhe “me talent të madh”, siç e vlerëson Fishta, as vetë Palaj nuk i shpëton dot keqshqipti­mit të bashkëting­ëlloreve të përmendura më sipër. Në Hymjen që zumë në gojë është kjo fjali: “Muji… që del me kërkuem çetave lopët, mbas nji rapsodije tjetër del për kaproj…”. Vihet re menjëherë se në vend se me thanë qetave - qeta ka kuptimin shkrep ose vend me bar mes shkrepave, ku rrinë zanat e kullosin dhitë, fjalë e burimit indoeuropi­an të shqipes - ai shkruan pasaktësis­ht çetave. Gjithnjë duke e pasur fjalën për qetat. Sepse edhe vetë i ngatërron bashkëting­ëlloret ç/ q dhe xh/ gj.

Edhe një dëshmi tjetër. Te këngë si Agajt ndahen nga Muji e Halili, në krejt tekstin nuk thuhet Gjeto, por Qeto ( Bashe Muja). Dhe për fjalën çetë përdoret qetë. Pra edhe gjetë edhe qetë shqiptohen me q. Një tregues

Gjeto, si dhe Qeto, janë keqshqipti­me të Çeto në të folme ku mungon bashkëting­ëllorja e pastër ç

Nuk ndodh kështu në fshatrat e Krasniqes e të Gashit në veri të Qafës së Kolçit; atje bashkëting­ëlloret ç, q, xh, gj shqiptohen saktë, pa i hyrë në hise shoqja- shoqes. Po të kish qenë trajta e parë Gjetobash, edhe në këto katunde, për shkak të saktësisë në shqiptim të folësve, do të ishte ruajtur Gjetobash. Ç’arsye pati me u ba Çetobash, në pastë qenë ndryshe?

Koliqi përmend një botim më të hershëm të rapsodisë “Chéto Bashè Muji” nga Gasper Jakova Merturi, i cili e ka përshirë në veprën e tij Gramatica della lingua Albanese ( Frascati, 1904). Siç bie në sy, autori e shkruan Chéto. Vepra është botuar para Kongresit të Manastirit, kur shqipja ende s’kishte një abece ( alfabet) të përbashkët, çka e le hapur shtegun që ky emër të lexohet në më shumë se një trajta. Nuk dimë si do ta ketë shqiptuar autori, por leximi më i arsyeshëm i Chéto në shqip mund të ishte Çeto ose, më pak mundësi, Qeto.

Pa zhbiruar më në hollësi, shihet qartazi:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania