Gazeta Shqiptare

Agët e Jutbinës

-

meve të tjera, gjithnjë “tue ndejë në frymë e në ligjërim të lahutarve”. Kësisoj, “tue shti në punë varjantet e motërzimet e shumta, pesë a gjashtë prej atyne rapsodive i preku me dorë të lëmuet mjeshtri edhe, pa cenue njomsinë virgjin origjinale, ua dhetëfisho­i shkelqimin poetik”. Palaj vetëm “qëndiste indin populluer me fije të ngjyrta marrë prej popullit”.

Në Hymjen që u përmend më lart autorët ( mbase vetëm Palaj?) saktësojnë: “Në kje se shifet ndoi ndrrim a ndër emna a ndër të shprehuna në krahasim me rapsodi të botueme deri tash, këta rrjedh prejse i kemi plotsuem me shka ma të bukur kemi gjetë ndër motërzime me argument të njinjishëm. Kështu… kemi mrrijtë si bleta me mbledhë andej e kndej nektarin poetik të kangtarit të malevet”.

Diçka më konkrete nga ky laborator zbulohet në një shenim në hyrje të poemës së Gjergj Elez Alisë, në të njëjtin botim. Rapsodët “kur marrin lahuten në dorë, e kanë nji publik t’interesant­shëm, n’at kohë fantazija e gjallë e tyne i endë rapsodít fort ma bukur se kur diktojnë. Un s’pash tjetër rrugë për me shpëtue legendën me gjith poezi, veç me shkrue nji herë kangën e mandej me i dhanë lahutën e unë me ba qortimet”.

Deri ku ka shkuar ndërrimi “ndër emna a ndër të shprehuna”, a ka pasur ndërhyrje në shkrimin e emrave të përveçëm? Në qoftë se po, për ç’arsye?

Nuk është vetëm emri i Mujës që del në disa degëzime.

Te Ajkuna kjan Omerin ( 1955), vargu 78 është “Mor Omeri i nanës- o!”. Njëmbëdhje­të vjet më vonë ( 1966), në të njëjtin varg Ajkuna papritmas i ndryshon emrin të birit: “mor Homeri i nanës- ooo!”. Jo pa u befasuar vërejmë se edhe te Visaret e Kombit ky varg është si në botimin e 1966- s: “mor Homeri i nânësooo!”. Aty djali i Mujës quhet një herë Omer ( në titull), herën tjetër Homer ( në brendësi). Homer del edhe në shenimin e hyrjes te Martesa e Halilit: “… bashkë me martesën e Mujit e me dekën e djalit të tij Homerit…”. Çfarë ka ndodhur? Dihet se Palaj, Kurti e të tjerë te Kangët e Kreshnikëv­e shihnin një palcë të moçme ilire. Kjo palcë e moçme mishërohet edhe në Kanunin e Lekë Dukagjinit, në rite, doke, këngë e valle të hershme. Te “Eskili, ky humbës i madh” Kadareja thotë se disa nene të Kanunit, rite si gjama e të tjera çojnë te kohë të vjetra para Krishtit, takohen me Eskilin e me Homerin. Tridhjetë agët e Jutbinës janë të organizuar në çetë. Çeta kreh krahinën mos ka shkelur kund “shkau”, armiku sllav. Del edhe për gjueti. Në herë Muja i bërtet Halilit se është mbushur muaji dhe “na ndër çetë nuk kemi dalë”. Folja me çetue është familjare në mjedisin e kreshnikëv­e. “- Kah po nisna sot për me çetue?/ - Kah të na prijë e djathta e Zotit!” ( Muji e Behuri).

A mundet që një dijetar dhe krijues si Palaj, i vetëdijshë­m për këtë, të mos e ketë përballuar ngasjen me u dhanë disa emrave të përveçëm trajtë fonetike të lashtë? Për shembull Omerin me e shndërrue në Homer, për shkak të afërsisdhe rapsodi, pa een me Eskilin dhanethka ma të fonetike dhe rrënjëve të moçme? Në qoftë kështu, pse ka ndodhur vetëm në pak raste? A thua vepra u dha për botim pa mbërri me i dhanë dorën e fundit, pa një redaktim përfundimt­ar?

Ndonjë tjetërsim emrash mund të jetë përftesë e dukurive fonetike. Në botimin e parë të Visareve të Kombit, në këngën e Gjergj Elez Alisë emri i heroit është Gjergj Alez Alija. Me një vështrim të shpejtë mund të thuhet se emri Elez është ndikuar prej emrit Ali që vjen pas dhe rapsodi, pa e kuptuar, e ka shndërruar në Alez. Mbledhësit thjesht i kanë qëndruar besnikë origjinali­t, siç e kanë dëgjuar.

7. Luhatjet që nuk përligjen në drejtshkri­min e emrit të Mujës dhe disa trajta të tjera gjuhësore lënë hapur edhe mundësinë e ndërhyrjes së një dore të jashtme joprofesio­nale. Pse kudo në titujt e këngëve është vetëm trajta me i, Muji, ndërsa në tekste kjo trajtë është e kufizuar? Te Çetobashe Muji e Krajleviqe Marki ( 1955), për shembull, trajta Muji e titullit sfidohet 22 herë prej trajtës Muja në vargje. A thue redaktuesi ka vënë dorë vetëm ose kryesisht nëpër tituj, duke e pasur të pamundshme ndërhyrjen në brendësi, për shkak të vëllimit të madh të lëndës?

Edhe trajta Mujo nuk rri aq natyrshëm në Këngët Kreshnikëv­e. Në krah të djathtë të Drinit, ku shtrihen hapësirat e Eposit, emrat e përveçëm përgjithës­isht nuk mbarojnë me o Në këngët e botuara o- ja në fund del jo vetëm te emri Muj. Del edhe te Bashe. Në vargjet 4, 81, 142, 149, 301 të këngës Muji dhe Zanat ( 1955) shkruhet Gjeto Bashe Muji. Pas njëmbëdhje­të vjetësh ( 1966), në të njëjtat vargje, e - ja bëhet o, Gjeto Basho Muji

Ndryshimi duke shtuar o në fund shpesh ka qenë prirje “zyrtare” pas luftës. Njerëz të viseve veriore, të cilët në familje e në rrethin e tyre njihen si Jah( ë), Muj( ë), Çel( ë), Rexh( ë) - në të shquarën Jaha, Muja, Çela, Rexha - nëpër kumtime publike, jo rrallë edhe në dokumentet e njëjtësimi­t, janë shndërruar në Jaho, Mujo, Çelo, Rexho, siç shqiptohen në jug të vendit. A thua kemi të bëjmë me rrekje pa mend të dikujt “me e afrue” gjuhën e Eposit

8. Shihet se shpalimi gjuhësor ia rinjeh të drejtat Çetobashe Mujës. Dhe e thërret prapë në dyluftim. Kësaj here jo me shpatë, por me mjete gjuhësore. Jo kundër shkaut, por kundër Gjeto Basho Mujit. Hiqmu sysh, ti nuk je i njëmendti, i thotë Çetobashe Muja. Ti je dytësi, kipci, sozia ime. I njëmendti jam unë.

Gjuha është “gjë e gjallë” dhe “shumë e hollë”, thotë Konica. “Po i shtrembëro­ve pakëz një nyje a një dell, trupi i tërë i tronditet…”. Tronditet trupi i gjuhës. Edhe i lëndës që kumton ajo. Tronditet e tjetërsohe­t.

Ndodh që një gabim teknik ligjëron e përgjithës­on një trajtë të gabuar. Çabej mendon, për shembull, se pjesëza ndofta, që ndeshet bukur shpesh në vend të ndoshta, është përgjithës­uar nga leximi i gabuar i një grafie te Frang Bardhi ( ò është lexuar si f). U deshën treqind vjet me e kuptue. Dhe për kaq gjë u desh një burrë i madh si Çabej.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania