Gazeta Shqiptare

METEONI Kryeqendra e Labeatëve

- NGA GAZMEND ÇITAKU , FOTOGRAFIT­Ë: GËZIM MAVRIQI DHE SAMI FLAMURI

Eshtunë, më 22 shtator 2018. Edhe pse vjeshtë, dita fillon me diell dhe nuk ka dallim nga ditët tjera të verës. Grupi hulumtues ILIRËT nga Ulqini nuk kishin marrë rrugë që nga muaji maj dhe ishte bërë një kohë e gjatë pa lëvizur nga Ulqini. Por sot në mëngjes grupi filloi të tubohet ke nënë Naxhija e cila na priti me petulla, mjaltë dhe djathë. Po kush mundet të refuzojë një mëngjes të tillë? Askush. Një nga një vijnë, Gëzimi, Indriti..., Samiu si nikoqir u shërben shokëve. Kësaj radhe si musafir grupit iu bashkua edhe arkitekti ulqinak Muho Uruçi, kurse edhe pse nuk e ka zakon, i fundit erdhi Gazi i cili edhe pse e shtunë duhej mbaruar disa obligime. Pasi u hëngrën petullat, u pinë kafetë tashmë çdo gjë ishte gati për aventurën e

radhës. Sipas planit që Gazi e bën për udhëtime të tilla, ishin parashikua­r që të pushtohesh­in dy kështjella ilire mirëpo pasi që po niseshin pak më vonë se ishte parashikua­r njëzëri u vendos që sot të pushtojnë vetëm kryeqendrë­n e fisit ilir të Labeatëve. Pra, METEON- in apo siç quhet sot Medunin.

Po, çka përfaqëson ky vend? Meteoni ilir apo siç quhet sot Meduni ( Mali i Zi), është kryeqendra e fisit ilir Labeat dhe në këtë vend bien rob lufte mbreti Gent me familje dhe bashkëluft­ëtarët më të ngushtë. Gjithashtu ky vend nga koha e re njëherit njihet edhe si vendlindja e Mark Milanit, vojvodës kontroverz malazez i cili i përkiste fisit Kuç të cilët me prejardhje janë shqiptare e që ai edhe vetë e pranon që gjuhë të nënës e ka gjuhën shqipe. Edhe pse ka zhvilluar shumë beteja kundër turqëve- osmanllli e gjithashtu edhe kundër shqiptarëv­e ai në fund të jetës së vet lë në dorëshkrim një libër me shumë vlerë për ne e ai është libri Jeta dhe zakonet e shqiptarëv­e apo në origjinal ( Zhivot i obiçaji albanaca) i cili botohet në vitin 1907. Me këto informata bazë grupi niset në aventurën e radhës. Samiu edhe pse përbri ka udhërrëfye­sin e shkëlqyer Gazin, ai prapë se prapë e ndez GPRS- in që të jetë edhe më i sigurtë. Kështjella ilire e Labeatëve në Meteon ( sot Medun, Mali i Zi).

Vendi ku u zunë rob lufte gruaja dhe djali i Mbretit Gent si dhe suita mbretërore e që të gjithë së bashku syrgjynose­n në Umbria të Italisë Rrugës duke bërë hoka e duke treguar ndodhi të ndryshme ashtu si padashje para nesh paraqitet Podgorica. Dëgjo Sami – thashë unë, aparati yt edhe pak do të të thotë që të kthesh në të djathtë por t’i mos e dëgjo, vetëm drejtë vazhdo rrugën. Dhe nuk vonoi shumë shfaqet lajmërimi i parë për kthim në të djathtë, pastaj i dyti, i treti e i katërti por ne vazhduam drejtë sipas instruksio­neve të mia. Grupi filloi të qeshet, derisa makina gjarpëront­e rrugicave të ngushta të periferisë së Podgoricës. Samiu thotë se jemi afër dhe aparati tregon edhe 11km deri në cak. Ja tabela e parë ku paralajmër­on Medunin. Por, duke na bërë edhe më krenarë, edhe tabela që lajmëron Liqenin Bukëmirë e që në gjuhën sllave thuhej Bukumirsko jezero andaj Samiu konkludon se ja diçka që ka mbet pa u sllavizuar. Tabelat të gjitha janë të shkruara me alfabetin cirilik. Fillojmë ngadalë të ngjitemi. Të gjithë jemi të tensionuar. Veçanërish­t unë sepse në kokë më silleshin disa teori e hipoteza si ajo se ndoshta mu nën muret e kësaj kështjelle ishte zhvilluar beteja vendimtare e Luftës së Tretë Iliro- Romake. E që shumë shpejt do ta mësoja të vërtetën. T’ju tregoj një kuriozitet thotë Samiu: Mbrëmë lexoja diçka rreth Mark Milanit dhe në një vend tregohej si anekdotë se kur ai kishte ardhë në Ulqin kishte ndenjë jo vetëm nëpër familjet malazeze por edhe në ato shqiptare si psh., në shtëpinë e Ali Kasmit, Cufë Mavriqit por edhe te të tjerët dhe ai komunikont­e me ta në gjuhën shqipe. Këta e pyesin se si e din gjuhën shqipe kaq mirë, Mark Milani u përgjigjet duke u thënë se në fisin e tij flitet Nashke dhe Arbanashke, andaj të dy gju-

hët janë të miat dhe se fisi nga ku vij unë dhe fiset e veriut të Shqipërisë nuk ka vi ndarëse mes tyre kështu që kur unë shkoj te ta Ata flasin nashke e unë arbanashke kurse kur ata vijnë ke unë unë u flas nashke e ata mua arbanashke.

Pa e mbaruar mirë thënien shfaqet në distancë kështjella dhe tabelat e vendndodhj­es. Ndalojmë para tabelave që të bëjmë fotografit­ë. Mua më mahnit kështjella e vendosur majë një kodre. Duke e vështruar vij në përfundim se është krejtësish­t e ngjashme me atë që shihja kur isha i vogël në filmate e vizatuar të Disneyt në shpicën e fillimit të filmit. Vazhdojmë rrugën me qëllim që të kalojmë edhe metrat e fundit. Parkohemi dhe të gjithë dalim të armatosur me aparate fotografik­e, telefonë të mençur e me çka jo. Vendosim që së pari të ngjitemi lart në kështjellë e pastaj kur të kthehemi të ndalemi në Muzeun e Mark Milanit.

Ngjitja në kështjellë­n labeate ishte me zigzake e serpentinë mjaft të madhe por që ne me lehtësi i dolëm në majë. Vendi ishte përrallor, në majë të kodrës ishte kisha dhe

 ??  ?? Nga e majta: Muho Uruçi, Gazmend Çitaku, Sami Flamuri dhe Gëzim Mavriqi
Nga e majta: Muho Uruçi, Gazmend Çitaku, Sami Flamuri dhe Gëzim Mavriqi
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania