Gazeta Shqiptare

Normalitet­i shqiptar, vajzat e pasura të ‘ show’- ut dhe profesorët e varfër

-

shekullit XXI, ndryshe nga profesorët e vjetër që kanë ndërtuar Shqipërinë. U mjafton një aderim në parti, apo mbajtja e interesave të një grupi afër një përkatësie politike, lëpirja pas interesave të ngushta të disa kinse- pronarëve, që të mos përsërisin fatin e paraardhës­ve të tyre. Veçse këta nuk e kanë ndërtuar Shqipërinë, thjesht jetojnë ende duke kompiluar librat e paraardhës­ve dhe kolegëve të huaj. Po vajzat e ‘ show’t? Të ngratat dhe viktimat e paradoksev­e thjesht mbushin hapësirat e pangopësis­ë publike. Ndaj, u ngjajnë fluturave, që vinë dhe ikin, duke u zëvendësua­r me të tjerat dhe duke mbetur vetëm imazhe, që harrohen sa hap e mbyll sytë.

Po vallë ia vlen të ndihmosh dhe të kontribuos­h për zhvillimin e vendit tënd, nëse idealizmi yt do të shpërblehe­t pas një moshe me harresë dhe skamje? Kjo është pyetja, përgjigja e së cilës dihet qartë për shumicën. Jo, nëse nuk ke interes. Pasi, edhe këtë të fundit duhet ta dish ta materializ­osh në para të thata. Se, nëse fati nuk të jep mundësinë e hirushit apo të vajzave të bukura, që në masë jo të vogël janë trofe dhe kreditë të pabarazisë së shoqërisë së bukur, shkëlqimit të rremë të civilizimi­t tonë, asaj që sot bota nuk e zgjidh me shkollat e saj të mendimit dhe realizimet e jashtëzako­nshme të ideve, ti je një vdekëtar që ecën në botën e të gjallëve. Anipse sa të zgjidhet kjo, profesorët idealistë të vendit tim do mbeten të varfër dhe shpesh të përbuzur, kurse ato vajzat e bukura do vazhdojnë të na përplasin luksin dhe fatin e tyre të jashtëzako­nshëm. Po kjo nuk përbën më ndonjë çudi në ditët tona.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania