Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: Rruga e vetme, përballja sy më sy me regjimin e Ramës

"Qeveria është në funksion të bandave"

-

turin e takimeve me strukturat e partisë, nga Kuçova, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi apeloi shqiptarët që të ngrihen kundër regjimit të Edi Ramës. Ajo konfirmoi idenë se opozita nuk mund të marrë pjesë në parlament vetëm si fasadë. Rruga e opozitës sipas Kryemadhit është përballja me këtë regjim . "Tashmë ne si opozitë që të bëhemi alibi e Edi Ramës në parlament nuk ka më asnjë vlerë, që të jemi thjesht një mburojë që të themi ka demokraci, se ja opozita është në parlament, bën sikur flet, ne bëjmë sikur i dëgjojmë dhe ngremë forcën e kartonit dhe votojmë. Rruga e opozitës tashmë është vetëm një. Përballja sy për sy me këtë regjim kriminal",deklaroi znj. Kryemadhi. Kryetarja e LSI akuzoi se kjo qeveri është në funksion të bandave duke shkelur ligjin. "Ne nuk kemi nevojë për një politikë që punon dhe iu shërben bandave për të shkelur ligjin dhe për t'i mbrojtur ata dhe një politikë që përdoret si kamxhik ndaj qytetarëve, të cilët nuk kanë asnjë lloj

DEKLARATA

"Opozita në parlament nuk ka asnjë vlerë, tani rruga e saj është përballja sy për sy me krimin",- u shpreh kryetarja e LSI- së në takimin me strukturat e LSI- së në Kuçovë.

përkrahje",- u shpreh znj. Kryemadhi. I pranishëm në këtë takim ishte dhe deputeti Nasip Naço, i cili akuzoi maxhorancë­n se tjetërsoi qëllimin e reformës në drejtësi duke u mohuar shqiptarëv­e mundësinë për të qenë të gjithë të barabartë përpara ligjit dhe duke vënë në kontroll institucio­net e reja të drejtësisë.

 ??  ?? Sekretari i Përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla
Sekretari i Përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania