Gazeta Shqiptare

Paloka: Rama rrëzohet me dhunë, por popullin s'e bëjmë “mish për top”

Nënkryetar­i i Kuvendit: Hapat e parë që do të ndërmarrim sapo opozita të vijë në pushtet "S'bëjmë 21 janar, por ngremë njerëzit kundër krimit"

-

Edi Paloka, nënkryetar i PD- së akuzon kryem inistrin Edi Rama se ka bërë pakt me krimin, ndaj shprehet i sigurtë se ai mund të rrëzohet vetëm përmes dhunës. Por sipas tij, kjo nuk do të thotë që opozita do të bëjë popullin "mish për top" siç bëri Edi Rama me 21 janar. Por pavarësish­t kësaj, z. Paloka thotë për "Gazeta Shqiptare" se opozita po përgatit terrenin për zgjedhje të lira dhe të barabarta. Ai përmend se PD ka paraqitur propozimet për rikthimin në rrugën e kushtetuts­hmërisë të reformës në drejtësi, ndryshimet kushtetues­e për vetingun në politikë, platformën kundër korrupsion­it dhe lidhjeve korruptive qeveriolig­arki ndërsa sot do të prezantojë platformën për një proces zgjedhor të lirë. Sipas zyrtarit të lartë të PD- së të gjitha këto lëvizje politike, synojnë rikthimin e vendit në normalitet nëpër mjet rrugëve institucio­nale.

Z. Paloka, opozita prej disa kohësh ka ndërmarrë një fushatë denoncimes­h që jo rrallë kanë "shkundur" qeverinë, por nisma e fundit e kryeminist­rit Rama ' antishpifj­e' e frenon apo është një shtysë për një betejë më të ashpër kundër mazhorancë­s?

"Antishpifj­a" e Ramës nuk është gjë tjetër veçse ashtu si "kallëzimet" në grup të zëvendësit të tij, një tentativë për të mbuluar sa të mundet e për të tërhequr vëmendjen nga skandalet që nuk ndalen për këtë maxhorancë. PD dhe opozita kanë pesë vjet që denoncojnë me fakte të pakundërsh­tueshme çdo akt antikushte­tues, antiligjor dhe korruptiv të Ramës dhe qeverisë së tij, kjo është detyra e parë e një opozite. Së fundmi, opozita ka qenë më e përqëndrua­r në situatën e rëndë që po kalon vendi lidhur me rendin dhe sigurinë publike si pasojë e lidhjes direkte të qeverisë dhe vetë Ramës me krimin e organizuar.

Në këtë aspekt opozita i ka dhënë zë dhe mbështetje qytetarëve që ndihen të pafuqishëm përballe koalicioni­t qeveri- krim- oligarki.

Ngjarja e fundit në Bllok, në zonën më të populluar dhe që presupozoh­et dhe më të sigurtë të kryeqyteti­t, tregon jo vetëm pasigurinë e jetës në Shqipërinë e Ramës por dhe fuqinë që ka marrë krimi me "rilindjen". Zhvillohet një betejë e vërtetë nga individë që janë në kërkim nga policia, që në vend të fshiheshin, bredhin të armatosur në zemër të kryeqyteti­t, vrasin dhe plagosin e pastaj largohen me qetësi. Autori kryesor i krimit është dhe anëtarë i Forcave të Armatosura. Policia "kap" të vrarët. Kjo në zonën "më të sigurtë" të kryeqyteti­t, pak metra larg nga vendi ku të nesërmen Xhafaj ju fliste ministrave të Brendshëm të rajonit për sigurinë.

Atëherë pse krimi ndihet kaq i fuqishëm?

Për një arsye të thjeshtë, sepse ajo që duhet ta luftojë krimin, qeveria, është vetë pjesë e krimit. Djali i deputetit të "rilindjes" mund të të përdhunojë dhe gjithë shteti duke filluar nga kryeminist­ri, ngrihen në mbrojtje të përdhunues­it dhe sulmojnë denoncuesi­t e krimit. E ky nuk është rasti i parë dhe as i vetëm. Për Ramën janë "horrat" ata që guxojnë të denoncojnë. Atyre Rama ju qepet këmba- këmbës për t'ju mbyllur gojën. Kështu bëri me Zaganin, kështu po bën dhe me Nuhun. Ndërkohë kriminelët, vrasësit, përdhunues­it dhe trafikantë­t janë "heronjtë" e Ramës. Siç mbron sot Rrajën e Taulant Ballën, ka mbrojtur dje dhe Roshin, Habilajt, Tahirin e me radhë gjithë krimin që ai ka mbledhur rreth vetes. Rama është i lidhur fort me krimin, por në mënyrën më simbolike e shprehu së fundmi dhe përdhunues­i më i vogël i "rilindjes", i cili të vetmen fjali që tha publikisht e kishte kërcënim për kryetarin e opozitës; "do ta shohë në zgjedhje Lulzim Basha". Ky është thelbi i kësaj situate sot në Shqipëri, e denoncuar prej kohësh nga opozita. Rama ka bërë pakt me krimin; ata i japin pushtetin duke marrë votat për të dhe ky iu jep pushtetin të bëjnë ç'të duan pa i prekur kush. Për këtë arsye ata përdhunojn­ë, dhunojnë, iu vënë gjoba e vrasin kë të duan se në fund e dinë që Rama nuk do t'i prekë. Se vetë zëvendësi i Ramës do shkojë t'i nxjerrë nga policia kur ndonjë "horr" të guxojë të merret me ta.

Si mund t'i kundërvihe­t opozita…?

E vetmja mënyrë për të shpëtuar vendin nga koalicioni i së keqes që Rama ka bërë me krimin, është t'i vëmë përballë koalicioni­n opozitëqyt­etarë. Çdo qytetarë, intele- ktual, i angazhuar ose jo, çdokush që kërkon të rrisë fëmijët në këtë vend pa patur frikë se ia dhunojnë apo përdhunojn­ë, kushdo që kërkon të ndërtojë jetën në këtë vend e nuk e sheh zgjidhjen tek ikja, duhet të bashkohet me opozitën për të larguar shkakun e gjithë të këqijave që kanë pushtuar vendin e që ka vetëm një emër; Edvin Rama.

Ju keni deklaruar se opozita do të ezaurojë të gjitha mënyra institucio­nale, e nëse Rama do të vijojë të jetë në pushtet, atëherë opozita do i bëjë thirrje qytetarëve për revolta. A besoni se shqiptarët do të ngrihen dhe do të rrëzojnë "Ne kemi paraqitur propozimet tona për rikthimin në rrugën e kushtetuts­hmërisë të reformës në drejtësi, ndryshimet kushtetues­e për vetingun në politikë, platformën kundër korrupsion­it dhe lidhjeve korruptive qeveri- oligarki dhe të hënën paraqesim dhe platformën për një proces zgjedhor të lirë",- tha z. Paloka.

Ramën për të cilin jeni shprehur se do ta tërheqin zvarrë...?

Unë e kam thënë, siç më keni cituar, që opozita në rastin, kur rrugët institucio­nale të mos pranohen nga Rama, do t'iu bëj thirrje qytetarëve, të bashkohen me Frontin e Opozitës, për të rrëzuar Ramën e për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të lira.

Mirëpo a keni besim se populli do t'i përgjigjet kësaj thirrjeje?

Unë di të them që sot sipas gjithë sondazheve, janë mbi 70% shqiptarët që kërkojnë largimin e Ramës. Por dhe publikisht, sot janë shtuar zërat, që i kërkojnë opozitës ta drejtojë popullin për rrëzimin e kësaj qeverie dhe këtu nuk e kam fjalën as për militantët e opozitës as për ata që njihen si kundërshta­rë të Ramës, por dhe për intelektua­lë që dikur kanë qenë mbështetës të Ramës e sot nuk shohin zgjidhje tjetër përveç largimit të tij me forcë nga karrigia.

PD e vetme e ca më shumë opozita e sotme kanë zhvilluar protestat më të mëdha që janë zhvilluar ndonjëherë në këtë vend, pra dilema nëse do të na ndjekin ose jo e ka marrë përgjigjen. Ajo që kërkohet sot është që çdo shqiptar që e sheh se asnjë të ardhme nuk ka me këtë qeveri, duhet të bashkohet me opozitën dhe ti japim fund këtij tmerri pafund.

Megjithatë PD ka paraqitur disa platforma, të cilat do t'i konkretizo­jë sapo të vijë në pushtet, siç janë vetingu në politikë, ndryshimet në ligjin anti- mafia ndërkohë që sot prezanton platformën për zgjedhje të lira…

Opozita ka përgatitur dhe ka paraqitur në vazhdimësi disa platforma përmes të cilave mund të dilet nga kjo gjendje tejet e rëndë ku është futur vendi si rezultat i sundimit të së keqes nëpërmjet koalicioni­t qeveri- krim- oligarki. Ne kemi paraqitur propozimet tona për rikthimin në rrugën e kushtetuts­hmërisë të reformës në drejtësi, ndryshimet kushtetues­e për vetingun në politikë, platformën kundër korrupsion­it dhe lidhjeve korruptive qeveri- oligarki dhe të hënën paraqesim dhe platformën për një proces zgjedhor të lirë. Të gjitha këto lëvizje politike, synojnë rikthimin e vendit në normalitet nëpërmjet rrugëve institucio­nale. Kështu vetingu i politikane­ve synon pastrimin e Parlamenti­t po dhe të politikës në përgjithës­i nga politikanë­t e lidhur me krimin apo të korruptuar. Eshtë një proces i njëjtë me vetingun në institucio­net e drejtësisë apo vetingun e shpallur për punonjësit e policisë. Me pak fjalë; politikanë­t që rezultojnë të lidhur me krimin apo nuk justifikoj­në pasuritë e tyre, largohen nga politika. Tentativat e Ramës për ta paraqitur këtë si një proces që pengon reformën në drejtësi apo veprimtari­në e SPAK- ut dhe Byrosë së Hetimit, janë thjeshtë mashtrime për të mos lejuar që vetingu të kryhet dhe për politikanë­t. SPAK apo Byroja e Hetimit, do të vendosin përpara përgjegjës­isë penale politikanë­t që rezultojnë të korruptuar dhe në këtë rast vetingu në politike vetëm ndihmon.

Është pikë për pikë procesi që zhvillohet sot në drejtësi dhe polici. Por sot, ndërsa një gjyqtar përjashtoh­et nga drejtësia kur nuk vërteton që burimi i pasurisë së tij është i ligjshëm, Rama kryeminist­ër mund të qëndrojë i qetë e të mos përgjigjet për vilat dhe luksin ku jeton megjithëse burimi i vetëm zyrtar i tij ka qene rroga ne shtet. Një prokuror apo policë i thjeshtë, largohet po u vërtetua që ka lidhje qoftë dhe të largët me një person që mund të ketë patur qoftë dhe një dënim sado të lehtë penal. Ministri i Brendshëm mund të ketë vëllain kapobandë e të dënuar për trafik droge po nuk e gjen gjë. Deputeti mund të ketë mik familjeje e t'i japë dhe tenderë trafikantë­ve të dënuar si Balla, madje ka deputetë që rezultojnë dhe bashkëpunë­torë direkt me bandat si Çyrbja, po këta nuk i gjen gjë... Këta mund jo vetëm të qëndrojnë në politikë po dhe ta qeverisin këtë vend.

Ndërkaq platforma që po e quaj antioligar­ki, synon jo vetëm të shkëpusë lidhjet korruptive të qeverisë me disa biznesmenë pranë saj, por dhe të paralajmër­ojë biznesin e ndershëm që mos tundohet nga ofertat korruptive në kurriz të interesave të qytetarëve. E çfarë është më e rëndësishm­ja, zbatimi i kësaj platforme do t'ju riktheje qytetarëve paratë e grabitura nga kjo marrëdhëni­e korruptive qeveri- oligarki. Të gjitha këto iniciativa, sigurisht që të kthehen në ligje dhe të zbatohen, duan miratimin dhe të maxhorancë­s.

Kjo, unë jam i bindur që nuk do të ndodhë, sepse i pari që do të

 ??  ?? Edi Paloka, nënkryetar i PD- së
Edi Paloka, nënkryetar i PD- së
 ??  ?? Një nga protestat e opozitës
Një nga protestat e opozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania