Gazeta Shqiptare

Lihen në burg Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hate

Avokati: Gjendja shëndetëso­re e Hates shumë e rëndë Seancat gjyqësore u zhvilluan nëpër spitale

-

Pavarësish­t pretendi meve të avokatëve për pafajësi, Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur masën ' arrest me burg për 30 ditë' për dy të plagosurit Ervis Martinaj dhe shokun e tij Eljon Hate, pas përplasjes me armë në një lokal në ish- Bllok mbrëmjen e së enjtes. Në konfliktin e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një lokal në këtë zonë mbeti i vrarë Fabian Gaxha. Prokurorët e Krimeve të Rënda Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo kërkuan dhënien e masës ' arrest me burg' për të dy të arrestuari­t, Ervis Martinaj dhe Eljon Hate. Seanca u zhvillua këtë të diel në një spital privat dhe te Trauma në kryeqytet, aty ky ndodhen të shtruar dy të plagosurit. Gjatë ditës së djeshme prokuroria mori në pyetje në spital biznesmeni­n e basteve Ervis Martinajn për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Në lidhje me ngjarjen dy ditë më parë u arrestua në Kakavijë edhe Galdo Hoti, pasi dyshohet se është njëri nga personat që ka qëlluar me armë zjarri në lokal. Ai ishte pjesë e tavolinës së tre personave që ndodhen në kërkim. Dyshohet se ' mollë sherri' për konfliktin mes 7 personave ka qenë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata, e cila ndodhej në lokal bashkë me të dashurin e saj, i cili është në kërkim. Megjithatë policia dhe prokuroria janë duke hetuar edhe për një konflikt të mëparshëm mes palëve. El- jon Hate sipas avokatit të tij ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetëso­re. Ai ndodhet në reanimacio­n në luftë me jetën, ndërsa nuk arrin Në konfliktin e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një lokal mbeti i vrarë Fabian Gaxha. Prokurorët e Krimeve të Rënda Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo kërkuan dhënien e masës ' arrest me burg' për të dy të arrestuari­t, Ervis Martinaj dhe Eljon Hate. Seanca u zhvillua këtë të diel në një spital privat dhe te Trauma në kryeqytet, aty ky ndodhen të shtruar dy të plagosurit.

të komunikojë dot me asnjë. Zeni Qinami avokati i Eljon Hates këtë deklaratë e bëri menjëherë pasi doli nga spitali.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania