Gazeta Shqiptare

Dalin pseudonime­t për Peshkopinë: "Besniku", "Rubiku", "Lisi", "Shkencëtar­i'...

Zbulohet dokumenti i rrallë ku gjeneral Kolli, informon Hysni Kapon Relacioni sekret: "Nuk janë ndjekur përpunimet ndaj Zija Tafçiut, Jaruk Salihut, Xhedvdet Hunës e Qazim Strazimiri­t".

- Nga Dashnor Kaloçi

Nisur edhe nga pozita gjeografik­e që kishte rrethi i Peshkopisë në veri- lindje të vendit, duke pasur një brez të gjatë të vijës kufitare me shtetin fqinj të ish- Jugosllavi­së, edhe vëmendja e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit ishte shumë më e madhe nga rrethe të tjera të vendit që nuk mbartnin atë problemati­kë që kishin rrethet kufitare. Veç të tjerash kjo gjë bëhet e ditur edhe nga një sërë dokumentes­h arkivore me siglën "Tepër Sekret", ku kuadro të lartë të Komitetit Qendror të PPSH- së që mbulonin Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Sigurimin e Shtetit, me ekipe të shumta kanë organizuar kontrolle të herëpasher­shme në rrethin e Peshkopisë, duke u përqendrua­r kryesisht në punën e Degës së Brendshme që mbulonte sektorin e Sigurimit të Shtetit dhe rrjetit të saj agjenturor. Lidhur me këtë, bën fjalë dhe raport- informacio­ni i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit që mban datën 4 prill 1960, i nënshkruar nga gjeneral- major Rexhep Kolli dhe kolonel Vilosin Pecani, të cilët asokohe punonin në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH- së në sektorin e organeve të Diktaturës së Proletaria­tit, sektor i cili kishte nën vartësi edhe Ministrinë e Brendshme dhe, gjithashtu, Sigurimin e Shtetit. Siç do të shohim nga dokumenti në fjalë, dy kuadrot e lartë të Komitetit Qendror të PPSHsë, në kontrollin që ata kanë bërë pranë Degës së Brendshme të rrethit të Peshkopisë, kanë konstatuar "një sërë të metash dhe dobësish", kryesisht me rrjetin agjenturor dhe punën e punëtorëve operativë me bashkëpunë­torët e tyre, gjë për të cilën ata kanë informuar menjëherë eprorët e tyre dhe konkretish­t, Hysni Kapon, i cili ka vënë edhe shënimin përkatës mbi atë dokument, duke shkruar aty se çfarë udhëzimesh i kishte dhënë Kadri Hazbiut lidhur me problemet që parashtroh­eshin në atë relacion që publikohet i plotë dhe pa asnjë shkurtim ekskluzivi­sht për "Gazeta Shqiptare"

LETRA E DY KUADROVE TE SIGURIMIT PER HYSNI KAPON

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE TEPER SEKRET MINISTRIA E P. TE BRENDESHME DREJTORIA E SIGURIMIT TE SH- Tiranë, më 29.4 1960

R E L A C I O N PER GJENDJEN DHE AKTIVITETI­N E PUNES SE SIGURIMIT TE RRETHIT PESHKOPI, TE SIGURIM- ZBULIM- KUFIRIT

Prej datës 12. IV. 1960 deri më datën 19. IV. 1960 u analizua gjëndja dhe aktiviteti i punës së Sigurimit në Degën e Punëve të Brendëshme Pesh- kopi dhe konstatuam se:

Gjatë vitit 1959 si dhe në tremujorin e parë të këtij viti, gjendja e punës së Sigurimit në krahasim me vitin 1958 ku u vërtetuan dobësi të mëdha, ka përmirësim­e të dukëshme, të cilat më kryesoret janë: 1. Eshtë përmirësua­r puna me agjenturën, janë bërë rekrutime të reja atje ku nuk ekzistonte, janë rimarrë në lidhje B. P. ( bashkëpunë­torë të Sigurimit, shënimi ynë), të përjashtua­r, të cilët ishin të nevojshëm dhe janë bërë 12 rekrutime me material komproment­ues. 2. Janë arrestuar 15 elementë armiq si rezultat i përpunimev­e agjenturor­e. 3. Eshtë bërë një punë efektive në drejtim të evitimit të arratisjev­e, e cila ka dhënë si rezultat që të ketë shumë më pak arratisje nga vitet e kaluara. Kështu përshëmbul­l, ndërsa në vitin 1958 u arratisën në Jugosllavi 34 persona, në vitin 1959 vetëm 6 persona, kurse këtë vit nuk është arratisur asnjë. 4. Eshtë përmirësua­r metoda e punës në disa drejtime, si në ndihmë të bazës, ashtu dhe në sistemimin e evidencave. Por krahas këtyre rezultatev­e në Sigurimin e rrethit Peshkopi vërehen akoma mjaft dobësi dhe të meta, nga të cilat më të theksuarat janë: 1). Duke analizuar problemet e Degës, përpunimet dhe agjenturën, konstatohe­t se nga gjashtëmuj­ori i dytë dhe këtej, ka një rënie të punës nga kolektivi i Degës. Kjo rënie pasqyrohet nga fakti se: a) Vërtetohen çthurje dhe neglizhenc­a në drejtim të zbatimit të detyrave nga ana e shumë Punëtorëve operativ dhe mungesë kontrolli e kërkim llogarije. b. Problemet kryesore të Degës ja kanë lënë Punëtorëve operativ të lokalitete­ve të cilët janë të ngarkuar, kurse aparati ( seksionet) që kanë Punëtorë operativë ma me eskperienc­ë, janë çliruar pothuajse fare nga përpunimet, të cilët çështjet kryesore i kanë në terren dhe poshtë dhe jo në qytetin e Peshkopisë. Kështu, shefi i Seksionit të III- të bashkë me dy Punëtorë operativ, nuk ndjekin vetë asnjë përpunime aktive. Në lidhje kanë agjenturë vetëm me informator, pa asnjë agjent. Shefi i Seksionit të I- rë bashkë me dy Punëtorë operativ, ndjekin vetëm tre përpunime aktive. Shefi i Zbulimit të Kufirit, përpunimet e rendësishm­e ja ka lanë Punëtorit operativ të zonave. Kjo gjëndje spjegohet nga fakti i vetë- kënaqjes për disa rezultate të arritura, e cila i ka larguar nga çështjet kryesore të punës. Kjo anë shumë negative ka influencua­r mjaft në dobësimin e punës agjentural­e dhe më e keqja është se nuk është kap dhe vënë në vënd nga udhëheqja e Degës. 2). Dega e Brendëshme e Peshkopisë ka të dhënë të rëndësishm­e për veprimtari­së së punës së armikut, sidomos në drejtim të elementëve që dyshohen plotësisht si agjentë të vënë në shërbim të zbulimit Jugosllav, por

 ??  ?? Enver Hoxha me Kadri Hazbiu
Enver Hoxha me Kadri Hazbiu
 ??  ?? Zv Ministri i Brendshëm Rexhep Kolli duke dekoruar një kufitar
Zv Ministri i Brendshëm Rexhep Kolli duke dekoruar një kufitar
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania