Gazeta Shqiptare

Shpërthim në Fushë- Krujë, tritol në oborrin e shtëpisë së Xhisiela Malokut

Policia merr në mbrojtje të renë dhe familjarët e saj, shoqërohen 9 persona 25- vjeçarja: Ndihem e frikësuar. Sulmi nga opozita, pasi i nxora blof në lojën e tyre politike

-

Një shpërthim me ek sploziv ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, në fshatin Larushk të FushëKrujë­s. Mësohet se persona ende të paidentifi­kuar kanë vendosur një sasi të vogël lëndë plasëse në oborrin e përbashkët të banesave të Besim Muçës dhe Ramazan Muçës, ky i fundit gjyshi nga nëna i 25- vjeçares Xhisiela Maloku, rasti i së cilës ka trazuar kohët e fundit politikën shqiptare dhe mediat, pasi denoncoi të dashurin e saj, djalin e deputetit të PS- së, Rrahman Rraja për dhunë dhe më pas u tërhoq nga ky denoncim. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se eksplozivi ( rreth 100 gr) është hedhur nga rruga drejt cepit të oborrit, rreth orës 23: 30, por fatmirësis­ht si pasojë e shpërthimi­t nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme materiale. Paralajmër­imi me tritol është bërë ndaj banesës së gjyshit të Xhisielës, ku kjo e fundit jeton së bashku me nënën dhe motrën. Menjëherë pas sinjalizim­it për shpërthimi­n në fjalë, blutë kanë shkuar në vendngjarj­e dhe kanë nisur hetimet për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve të krimit. Në lidhje me këtë ngjarjeje janë shoqëruar dhe marrë në pyetje 9 persona. Pas sulmit me tritol, Xhisiela Maloku si dhe të afërmit e saj janë marrë në mbrojtje nga policia. Një makinë policie me disa efektivë janë vendosur tek banesa ku jeton 25- vjeçarja. Mësohet se policia ka marrë plan masash për sigurinë e vajzës dhe familjes së saj, pasi prej disa ditësh është në qendër të vëmendjes së kronikës dhe politikës. Ndërkohë, vetë Xhisiela në një prononcim për mediat tha se gjithçka është bërë nga PD dhe opozita dhe se ajo nuk është e kërcënuar nga fisi Rraja.

Pak orë pasi shtëpia e gjyshërve të saj u trondit nga shpërthimi i eksplozivi­t, Xhisiela Maloku ka folur për mediat. 25- vjeçarja u shpreh se sulmi ka ardhur nga radhët e opozitës, pasi ajo i nxori blof në lojën e tyre politike. Ajo ka qenë në të njëjtën linjë me kryeminist­rin Rama, duke bërë përgjegjës opozitën për gjithë sa ndodhi. Edhe pse tha se nuk do të kishte më dalje mediatike, në një prononcim për mediat, nga makina e saj tip "Peugeot", Xhisiela Maloku tha se nuk është e kërcënuar nga fisi Rraja. "Mendoj se është mëse e qartë që është bërë nga PD- ja dhe opozita për të sulmuar drejtpërdr­ejt. Unë nuk jam e kërcënuar nga fisi Rraja, deri dje hipotezat ishin se jam e kërcënuar nga fisi Rraja, tashmë nuk jam dhe telefonata e parë që më është bërë pasi ka ndodhur shpërthimi ka qenë e një kushëriri të Rexhepit. Ramazan Rraja ka ardhur këtu dhe më pas është larguar, sepse unë nuk doja që... pastaj ka lajmëruar policinë.

Opozita luajti një lojë politike dhe doli blof. Unë jam Xhisiela dhe të vërtetën e di unë dhe vetëm unë dhe askush nuk mund të hedhë hipoteza. Deri dje nuk isha e rrezikuar, tashmë mendoj se ndihem e rrezikuar nga opozita. Deri dje mbrojtjen nuk e kam pranuar se nuk kam qenë e kërcënuar. Me Rexhepin nuk kam komunikime, kam marrëdhëni­e të mira me të, jam sqaruar, kam komunikim me familjarët e tij. Sot i kam kërkuar që të Shpërthimi vjen pak ditë pas shpërthimi­t të skandalit, ku Xhisiela Maloku u dhunua nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja, që i ka mohuar akuzat. Gjithashtu edhe vetë vajza mohoi se është dhunuar, por se e kishte denoncuar ish- të dashurin Rexhep Rraja për xhelozi, pavarësish­t ekspertizë­s së mjekëve dhe psikologut. Aktualisht Rexhep Rraja ndodhet në burg.

DEKLARATA

"Unë jam Xhisiela dhe të vërtetën e di unë dhe vetëm unë dhe askush nuk mund të hedhë hipoteza. Deri dje nuk isha e rrezikuar, tashmë mendoj se ndihem e rrezikuar nga opozita. Deri dje mbrojtjen nuk e kam pranuar se nuk kam qenë e kërcënuar. Me Rexhepin nuk kam komunikime, kam marrëdhëni­e të mira me të, jam sqaruar, kam komunikim me familjarët e tij".

më qëndrojë pranë një ndër familjarët e tij, sepse vetëm aty ndihem e sigurt për të më mbrojtur. Ai mund të prononcohe­t, por jo në praninë e kamerave. Unë do të jem nën shoqërinë e atij, le të thonë çfarë të duan", u shpreh Xhisiela Maloku për mediat. Gjithashtu, e reja pohoi se kishte qenë në shtëpi në momentin e shpërthimi­t, ndërsa theksoi se nuk ka ndërmend të kërkojë azil dhe nuk do të largohet nga Shqipëria. "Po, isha në shtëpi kur u hodh eksplozivi. Patjetër që u tremba, ishte një shpërthim i fuqishëm, por tani nuk do të trembem, sepse gjithçka bëhet që unë të kërkoj azil, të fajësoj njerëz të pafajshëm. Unë nuk do të kërkoj azil, sepse nuk do të largohem nga Shqipëria", tha 25- vjeçarja.

 ??  ?? Xhisiela Maloku
Xhisiela Maloku
 ??  ?? Xhisiela Maloku, duke folur për mediat
Xhisiela Maloku, duke folur për mediat
 ??  ?? Banesa e Ramazan Muçës, ku ndodhi shpërthimi
Banesa e Ramazan Muçës, ku ndodhi shpërthimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania