Gazeta Shqiptare

"Xhisiela" e "Babale", Rama: Je futur thellë miku im. Basha: Të tund krimi

Kryeminist­ri: Nëse Balla ka qenë në komisarit, të arrestohet Audiopërgj­imi, kreu i PD- së: Nxirr ekspertizë­n e videos

- Darina Tanushi

Tritoli në shtëpinë e gjyshit e xhaxhit të Xhisiela Malokut rindezi dje debatet mes kryeminist­rit dhe kreut të opozitës. Në një reagim të tij, në mbledhjen e grupit parlamenta­r të PS- së, kryeminist­ri Edi Rama mori në mbrojtje kreun e grupit socialist, Taulant Balla. "Mbrëmë natën, vajzës së kthyer në ' mish për topat' e kësaj politike të ulët i është hedhur lëndë plasëse në shtëpi. Kush është i interesuar të krijojë në publik idenë se vajza është nën trysnin e një terrori psikologji­k? Ne?! Jo! Nuk ka mendje normale, madje edhe peshqit e liqenit artificial e kuptojnë që për këtë kanë interes vetëm ata që e dhunuan publikisht për ditë e ditë të tëra dhe askush tjetër", u shpreh dje Rama. Duke iu referuar kërkesës së PD- së për të përjashtua­r Ballën nga delegacion­i parlamenta­r i Stabilizim- Asociimit, Rama iu drejtua njërës prej firmëtarëv­e, ish- ministres së tij të Integrimit, Kaljda Gjosha, duke i thënë: "E dashur Klajda, qetësohu! Taulanti është ai që ka qenë kur bashkëpuno­je me të si drejtues i delegacion­it. Ai nuk e ka bërë kurrë atë që e ka tronditur kaq shumë Monikën dhe për pasojë edhe ty, sa të bashkosh zërin në atë kujë drejtuar Parlamenti­t Europian. Materialet filmike të Komisariat­it të Krujës në ditën e ngjarjes të denoncuar nga heroi i ' Babale 2'- shit janë në prokurori. Por si deputete, thellësish­t e shqetësuar nga mundësia e qëndrimit në një delegacion me një kriminel të armatosur dhe të maskuar si kryetar delegacion­i, ti mund t'i

drejtohesh policisë me kërkesën për të parë ato materiale". "Nëse do gjesh gjëkundi në ato filmime Taulant Ballën, apo qoftë edhe vetë heroin, të cilin Taulanti e paska kërcënuar me pistoletë në kokë, unë do votoj bashkë me ty, jo për të hequr Taulantin nga drejtimi i delegacion­it për Brukselin, por për t'i hapur rrugë arrestimit të tij, pasi ta kem kallëzuar po unë dhe ti në prokurori", tha më tej Rama. Duke folur për opozitën, Rama u shpreh: "Hiq çizmen dhe vrap me gjuhën jashtë do të vazhdojnë përditë këta që kemi kusurin të kemi përballë. Lehje sa gdhihet deri kur ngryset dhe ' të dalë, ku të dalë motra'. Kjo është opozita. Sot, djali i një deputeti është

në burg. Më vjen shumë keq për Rrahmanin, se po kalon një moment tejet të vështirë, pranë shtratit të spitalit ku e shoqja po lufton me vdekjen dhe natyrisht, edhe si baba, me një djalë që është aty ku e meriton të jetë", u shpreh më tej Rama.

"BABALJA"

E duke e lidhur me audiopërgj­imin, që sipas ekspertizë­s së britanikëv­e doli që ishte montazh, Rama u shpreh se, "vëllai i ministrit në atë audiopërgj­im është një aktor. Më saktë, një mjeran i joshur për ta luajtur atë rol në këmbim të parave. Unë i bëj thirrje prokuroris­ë që t'i çojë deri në fund hetimet e ' Babale 1' pa u kompleksua­r nga kërcënimet dhe sulmet e dëshpëruar­a të PD- së", theksoi Rama. Kryeminist­ri tha se do të çojë shumë shpejt në Kuvend paketën antishpifj­e, jo për të mbyllur rrugët e lirisë së shprehjes, por që secili t'i dalë për zot asaj që thotë. Nga ana e tij, kreu i opozitës, Lulzim Basha u shpreh: "Shqipëria nuk ka më kryeminist­ër. Shqiptarët nuk kanë më qeveri që mendon e punon për ta dhe hallet e tyre. Në vend të sigurisë, punësimit e mirëqenies, tani e tutje shqiptarët do të kenë vetëm telenovela. Ndërkohë qeveria, policia dhe prokuroria punojnë çdo ditë për t'u garantuar sigurinë, qetësinë dhe paratë kriminelëv­e. Sepse Rama mendon dhe vepron vetëm për të mbrojtur kriminelët. Ndaj çirret e betohet nga mëngjesi në darkë për të mbrojtur Tahirin, Xhafajan, Ballën, Rrajen, Çyrbjen, Gjushin, e kriminelët e lidhur me ta. Edi Rama nuk është më kryeminist­ër, por vetëm një dordolec që krimi e tund përditë në publik për të kërcënuar dhe trembur shqiptarët", tha Basha. "Por shqiptarët nuk tremben. Unë as trembem dhe as shantazhoh­em, sepse nuk jam peng i krimit. Sepse kurrë nuk më ka lidhur asgjë me kriminelët, sepse sado t'i mbrojë Rama kriminelët dhe mbrojtësit e tyre, ata të gjithë do të përfundojn­ë atje ku e kanë vendin. Kreu i PD- së, Basha kërkoi nga Rama të nxjerrë ekspertizë­n e audiopërgj­imit. Por më pas, Rama reagoi sërish duke i thënë: "Lëri reagimet trimërore si ato të kënduarat natën për të larguar gogolët. Ty s'të ka lidhur asgjë me kriminelët? Ti je artist. Tani tregoju shqiptarëv­e kush të lidhi me poetin Babale dhe kush e çoi nga zyra jote tek gazetari. Ah, mos harro kamerat e Krujës para se të flesh prapë".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania