Gazeta Shqiptare

Berisha nxjerr videon: Balla me bosin e kokainës

"Fotomontaz­h"? Ish- kryeminist­ri publikon videon. Balla: S'do ia hedhësh lehtë "Ultimatumi për sekretarin e përgjithsh­ëm të PS- së"

- Valentina Madani

Ish- kryeminist­ri Sali Ber isha fillimisht akuzoi me foto, por dje e vazhdoi me video akuzën ndaj Taulant Ballës. Z. Berisha publikoi një video ku pretendon se është kryetari i grupit parlamenta­r të PS, Taulant Balla nën shoqërinë e një personi që është arrestuar në 2015- ën për trafik droge. "Ja dhe Taulant Bego/ Jaris, që betohej dje se është e montuar foto e tij me bosin e kokainës, Maksi Beço, të arrestuar në vitin 2015 nga policia për kokainë!", shprehet z. Berisha. Dy ditë më parë ish- kryeminist­ri publikoi një foto të Ballës me Maksi Beçon, ku shkruante: "Taulant Bego/ Jaris me bosin e kokainës, Maksim Beço, të arrestuar nga policia për trafik kokaine në vitin 2015!". Por, ndërsa u përball me akuzat se fotoja e Ballës dhe Beços në një arë ishte fotomontaz­h, Berisha i dedikoi një tjetër status rastit, për të nënvizuar ndryshimet mes fotos për të cilën aludohej se ishte marrë Balla dhe ishte vendosur me Beçon. Ish- kryeminist­ri Sali Berisha mesditën e djeshme i dha një ultimatum kreut të grupit parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Ballës. Berisha paralajmër­oi se do të nxjerrë në tavolinë letrat. Ai publikoi mesazhin e qytetarit që i ka siguruar edhe foton e parë, i cili i dha ultimatum Ballës që deri në orën 14: 00 të kërkonte ndjesë publike se fotoja me të arrestuari­n për trafik droge është montim. "Ultimatum i qytetarit dixhital për Taulant Bego/ Jaris! Sb. Lidhur me mashtrimin tuaj se fotoja me të arrestuari­n nga policia, Maksi Beço është montim, në rast se nuk kërkon ndjesë publike gjer në ora 14: 00 të ditës së sotme ( djeshme) për fyerjen që më ke bërë, do përballesh me publikim dokumentes­h përvëluese"! Më pas Berisha publikoi videon që implikon sekretarin e përgjithsh­ëm të PS- së. Taulant Balla reagoi pas publikimit të videos nga ish- kryeminist­ri Sali Berisha. Nën një status në "Facebook", Balla riposton statusin e Maks Beços, personit që për të cilin Berisha thotë se është trafikant droge. Kreu i krupit par- lamentar i kërkon Berishës t'i lërë montazhet e të mos digjet si Luli, duke e kërcënuar se ka punë me drejtësinë. "O Sali, zgjidhe vetë me këtë mbështetës­in tënd, lëri montazhet se mirë Luli u dogj me babalet. Po aman mos u digj edhe ti, sepse ti ke pune me Drejtësinë, nuk do ta hedhësh lehtë. Hajt je se burri i vjetër", shkruan Balla. Por, pas akuzave të djeshme të ishkryemin­istrit reagoi edhe vetë personi i përfolur Maksi Beço. Në një status në "Facebook", Beço shkruante se e ka pasur idhull Berishën dhe se gjithmonë në Shqipëri ka votuar për të dhe nuk e priste që ish- kryeminist­ri ta bënte mik me Taulant Ballën. "Sali Berisha, Maksi Beço jam, të kam pas idhull. Nuk e prisja që do më bëje mik me zor të këtij ushtarit të Edi Ramës. Nuk e kam takuar ndonjëherë këtë Taulantin e PS. Sa kohë kam qenë në Shqipëri, kam votuar vetëm për ty. Nuk e prisja që ti një ditë do merreshe me mua", shkruan Beço.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, gjatë prezantimi­t të djeshëm të platformës zgjedhore
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, gjatë prezantimi­t të djeshëm të platformës zgjedhore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania