Gazeta Shqiptare

Basha: Të fortët dhe bandat që PS angazhoi në vjedhjen e votave

Platforma e opozitës për "çlirimin e zgjedhjeve": Kuvend me dy dhoma dhe 100 deputetë "Prokuroria ka biseda telefonike me kriminelët"

- Valentina Madani

Kreu i PD- së, Lulzim Basha prezantoi dje platformën zgjedhore, me synimin kryesor sipas tij, çlirimin e zgjedhjeve nga krimi, nga shitblerja e votës dhe korrupsion­i, si dhe nga kapja shtetërore. Z. Basha prezantoi katër shtyllat, të cilat siç tha, ai do të çlirojë zgjedhjet nga shitblerja e votës. "Po nuk u nda politika nga krimi, nuk ka shans për zgjedhje të lira e të ndershme. Ngjarjet kriminale të ditëve dhe javëve të fundit kanë pasur një të përbashkët: kudo ku ka krime të rënda, ka lidhje të autorëve me zgjedhjet. Opozita nuk konkurron me socialistë­t, por me kriminelët", deklaroi z. Basha. Kreu i PD- së prezantoi katër pikat kryesore të platformës së opozitës për garantimin e votës, që nisin me dekriminal­izimin e procesit zgjedhor, brenda së cilës është pjesë kryesore dhe shumë e rëndësishm­e është edhe vetingu në politikë. "Së dyti, sistemi i masave kundër shitblerje­s së votës, e cila është evidentuar si problemi kryesor në raportin e OSBE- ODIHR. Blerja e votës jo vetëm do të konsideroh­et korrupsion zgjedhor, por kërkon një sërë masash që duhet të nisin që në gjenezën e procesit të blerjes së votës, jo pak javë para, por deri në 12 muaj para zgjedhjeve. Së treti, financimi i partive, financim shtetëror 100% i fushatës, ndërkohë që kompanitë që financojnë partitë e kandidatët të përjashtoh­en nga tenderat e koncesione­t. Dhe së katërti, përdorimi i teknologji­së në votim, numërim dhe votim elektronik", - tha Basha. Sipas tij, më parë duhen zgjidhur këto çështje kaq thelbësore, e më pas mund të kalohet në detaje, si parlament me dy dhoma dhe ulje e numrit të deputetëve nga 140 në 100 deputetë. Z. Basha akuzoi se kudo që ka krime të rënda, ka lidhje të autorëve me zgjedhjet. Sipas kreut të PD, bandat janë kthyer në faktorin më të rëndësishë­m zgjedhor për socialistë­t. Ai renditi një sërë grupesh kriminale, që sipas Bashës tregojnë lidhjet e pushtetit me krimin në çdo qark. "Në prokurori ka përgjime telefonike mes Ulsi Manjës, Damian Gjiknurit, Taulant

Ballës dhe Edi Ramës me grupe kriminale", - tha z. Basha. Ai dha alarmin se situata politike është e rëndë, saqë Partisë Demokratik­e i duhet të përballet jo me socialistë­t, por me kriminelët. Basha përmendi emra, të cilat sipas tij kanë ndikim në politikë. "Kudo ku ka krime të rënda, ka lidhje të autorëve me zgjedhjet. Bajrët në Shkodër, e njëjta gjë në Elbasan, nga Çelajt tek Sanxhaktar­ët me shokë, në Durrës bandat e Berishës, Plarent Dervishit. Në Dibër Ymer Lala, në Korçë Ragami, në Tiranë, ndonëse në arrest dhe disa në burg janë Shullazi tek Dritan Dajti", theksoi z. Basha. Kreu i PD- së la të hapur

edhe mundësinë për ndryshime të tjera në Kodin Zgjedhor si ndryshimin e numrit të deputetëve nga 140 në 100 dhe ndarjen e parlamenti­t në dy dhoma. Në dekriminal­izim do të përfshihet vetingu i politikanë­ve dhe policisë nga struktura të pavarura, ndërsa fushata zgjedhore duhet të financohet 100% nga buxheti i shtetit. Për mbulimin mediatik, PD është më evazive kur shprehet se duhet të ndiqen praktikat ndërkombët­are, duke e lënë të paqartë këtë pikë. Sa u takon masave për shitblerje­n e votës, PD propozon krijimin e Task Forcës, duke iu referuar edhe eksperienc­ës gjatë qeverisjes teknike në 2017. Deputeti i PD- së, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso, këshilltar ligjor në PD bëri publik nismën duke thënë se, "platforma jonë ka evidentuar një sërë masash emergjente për të dekriminal­izuar procesin zgjedhor".

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania