Gazeta Shqiptare

Luan Rama: Shqipëria, "njolla e zezë" e vjedhjes së votës

-

Zëvendëskr­yetari

i LSI- së, Luan Rama shpjegoi dje qëllimin e platformës së opozitës për zgjedhje të lira. I ftuar në "News 24", Rama theksoi se kjo platformë do t'u japë mundësi qytetarëve që t'u njihet vota demokratik­e. Po ashtu, Luan Rama nënvizoi faktin se në parlament ka pasur dhe ka politikanë me producentë penalë, ndërsa shtoi se Shqipëria vijon të jetë njolla e zezë në Europë ku vidhen zgjedhjet. "Platforma që kemi prezantuar sot për të çliruar zgjedhjet nga krimi nuk mund të ezaurojë të gjithë problemati­kën që kanë shfaqur zgjedhjet që në ' 91. Ne ofrojmë një mundësi jo thjesht diskutimi, dialogu, për të qenë në kohezion me shqetësimi­n e qytetarëve, por edhe mundësi për të tërhequr vëmendjen me atë që ka të bëjë me kriminaliz­imin e zgjedhjeve. Me zgjedhje që realizohen nën autoriteti­n e krimit, prej nga ku burojnë lidhjet e krimit me politikën. Nuk ka sens, arsye që ta perceptojë se si ndodh në 2018- ën që Shqipëria të jetë i vetmi vend në Europë me zgjedhje të kontestuar­a, me zgjedhje të blera. Situata është përkeqësua­r më tej. Jemi dëshmitarë të gjithë që në parlament ka pasur dhe ka njerëz me precedentë kriminalë. Për të cilët askush nuk mban përgjegjës­i. Përsa kohë qeverisja buron nga vota, duke buruar nga një votë e vjedhjes, produkti ky do të jetë. Për të vendosur një standard nuk ka rëndësi se cila është mazhoranca në pushtet, por qytetari duhet të zgjedhë. Që të zgjedhë, duhet të ketë votim demokratik. Duhet të ketë zgjedhje të ndershme, korrekte. Shqipëria nuk duhet të tregohet me gisht si ' njolla e zezë' e vjedhjeve të zgjedhjeve", tha Luan Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania