Gazeta Shqiptare

Bushati: Ndërmarrje kolektive përballë terrorizmi­t e migracioni­t të paligjshëm

Ministri i Jashtëm në Barcelonë, në forumin e bashkimit për Mesdheun "Shqipëria, kontribut për sigurinë e rajonit euro- mesdhetar"

-

Shqipëria ka kontribut për sigurinë e rajonit euro- mesdhetar", deklaroi dje ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili mori pjesë në Forumin e Tretë Rajonal të Bashkimit për Mesdheun ( BpM), që u zhvillua në Barcelonë. Ky aktivitet shënon 10- vjetorin e themelimit të këtij organizmi. Synimi i takimit ishte rigjallëri­mi i bashkëpuni­mit euro- mesdhetar, si një përgjigje ndaj sfidave për stabilitet­in në këtë rajon. Në fjalën e tij, ministri Bushati vuri në dukje se zona euro- mesdhetare përballet me sfida të tilla si terrorizmi, radikalizm­i, apo migracioni i paligjshëm, adresimi i të cilave kërkon ndërmarrje­n e veprimeve kolektive të bashkërend­uara. "Në këtë kontekst është e nevojshme - theksoi ministri - që të fokusohemi tek dimensioni i zhvillimit njerëzor, duke ofruar më shumë mundësi ndaj të rinjve dhe duke siguruar një rritje të qëndrueshm­e ekonomike, e cila nuk mund të arrihet me nivelin aktual të integrimit ekonomik të zonës euro- mesdhetare. Përveç nevojës për një koordinim më të ngushtë të projekteve të Bashkimit për Mesdheun me Strategjin­ë e BE- së për rajonin Adriatiko- Jonian, ministri Bushati evidentoi edhe domosdoshm­ërinë për më shumë sinergji me procesin e para- aderimit të vendeve anëtare të Bashkimit për Mesdheun nga Ballkani Perëndimor, me axhendën e konektivit­etit si edhe me Zonën Rajonale Ekonomike të rajonit tonë. "Pavarësish­t sfidave aktuale, ne besojmë se Mesdheu, si një korridor i madh detar, është një nga rajonet më vitale për zhvillimin e tregtisë dhe duhet të vazhdojë të lulëzojë në botën tonë të globalizua­r. Shqipëria mbështet rigjallëri­min e Bashkimit për Mesdheun dhe është e vendosur në vizionin e saj për përmirësim­in e sigurisë në rajonin euro- mesdhetar", theksoi ministri Bushati. Në kuadër të Ministeria­lit të Unionit për Mesdheun, ministri Bushati zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman Al Safadi. Ministrat vlerësuan marrëdhëni­et shumë të mira mes dy vendeve dhe intensifik­imin e dialogut politik, në kuadrin dypalësh dhe shumëpalës­h. Ata ranë dakord për një angazhim më të madh në drejtim të një bashkëpuni­mi konkret në fushat me interes të ndërsjellë­t. Ministri Bushati kërkoi mbështetje­n e Jordanisë për kandidatur­ën "Pavarësish­t sfidave aktuale, ne besojmë se Mesdheu, si një korridor i madh detar, është një nga rajonet më vitale për zhvillimin e tregtisë dhe duhet të vazhdojë të lulëzojë në botën tonë të globalizua­r. Shqipëria mbështet rigjallëri­min e Bashkimit për Mesdheun dhe është e vendosur në vizionin e saj për përmirësim­in e sigurisë në rajonin euro- mesdhetar", theksoi ministri Bushati.

e Shqipërisë për vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit për periudhën 20222023 si dhe për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL. Gjithashtu, ministrat shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit në rajonet respektive dhe sfidat globale.

 ??  ?? Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në Forumin e Tretë Rajonal të Bashkimit për Mesdheun
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në Forumin e Tretë Rajonal të Bashkimit për Mesdheun

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania