Gazeta Shqiptare

Laboratori i lëvizshëm në të gjitha shkollat e Shqipërisë, Nikolla: Mundësi për nxënësit

Ambasadorj­a gjermane: Synojmë sensibiliz­imin e të rinjve

-

Shqipëria

është i pari vend në Ballkanin Perëndimor që pajiset me një laborator të lëvizshëm për nxënësit shqiptarë. "Fi Ki Bio" është laboratori që ministria e Arsimit ka marr si dhuratë nga qeveria gjermane, nëpërmjet autobusit lëvizës me mjetet më të fundit teknologji­ke, fëmijët në shkolla të ndryshme të vendit do të mund të eksperimen­tojnë fenomene dhe dukuri natyrore, të cilat i mësojnë në teori në librat shkollorë. Ky laborator ditën e djeshme ishte i vendosur në shkollën 9- vjeçare "Gustav Mayer" në Tiranë ku fëmijët e klasës së 5- të bënë eksperimen­te të ndryshme. Në këtë ceremoni

OBJEKTIVI

"Është një mundësi më shumë për të gjithë sistemin tonë arsimor, sepse bën të mundur pikërisht atë që ne duam, në fakt, të jetë shkolla, një shkollë pa mure, një shkollë e hapur për të gjithë, një shkollë ku ndërveproh­et", - deklaroi ministrja Nikolla.

dorëzimi ishte e pranishme ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe ambasadorj­a gjermane në Tiranë Susanne Schütz. Ministrja Nikolla pasi shprehu mirënjohje për këtë dhuratë me vlerë për arsimin shqiptarë deklaroi se ky laborator do të pajisë

brezat e rinj me njohuri dhe argumente të bazuara mbi të vërteta shkencore të cilat do të formësojnë edhe qëndrimet e tyre në të ardhmen. "Është një mundësi më shumë për të gjithë sistemin tonë arsimor, sepse bën të mundur pikërisht atë që ne duam, në fakt, të jetë shkolla, një shkollë pa mure, një shkollë e hapur për të gjithë, një shkollë ku ndërveproh­et, një mësim interaktiv, ku mëson nxënësi, por mëson edhe mësuesi, e mbi të gjitha një shkollë që mundëson aftësi, shprehi, qëndrime, që këta fëmijë nesër të jenë të gatshëm për t'i përdorur dhe zgjidhur problemet që jeta ofron", - deklaroi ministrja Nikolla. Një grup mësuesish të trajnuar janë vetëm fillimi për ministren e Arsimit pasi kjo teknologji kërkon mësues edhe më shumë të trajnuar që të jenë kudo në 12 qarqet e vendit për të pa- sur mundësinë që fëmijët përmes njohurive të tyre të formojnë kompetencë­n por edhe të luftojnë lajmet e pavërteta dhe të pabazuar në studime shkencore mbi mjedisin, natyrën dhe ujin. Ambasadorj­a gjermane deklaroi nga shkolla "Gustav Mayer" se ky laborator do ta bëjë më të kuptueshëm mjedisin jetësorë të nxënësve, të cilët do të ushtrohen në eksperimen­te të dobishme, por edhe argëtues për të kuptuar më shumë nga fenomenet që i rrethojnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania