Gazeta Shqiptare

Vendimi: Ndalohet ndërtimi i HEC- eve në zonat e mbrojtura

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit: Synojmë ekuilibër mes natyrës dhe ekonomisë Blendi Klosi: Nuk do të jepen më leje mjedisore

-

Ndërtimi i HEC- eve nuk do të lejohet më të kryhet në zonat e shpallura të mbrojtura. Ky vendim i prerë vjen nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, pas konstatimi­t të abuzimeve të shumta me lejet mjedisore. Ministri Blendi Klosi, në fjalën e tij ka bërë me dije se ky vendim synon të ndalojë ndërtimet në zonat me vlera jo vetëm natyrore por edhe historike. "Ne kemi marrë një vendim, nëpërmjet ligjit të zonave të mbrojtura. Kështu në zonat e mbrojtura nuk do të ketë më leje për të dhënë një HEC. Kushdo ministër pas meje, do ta ketë pothuajse të pamundur e unë do të shpresoja 100% të pamundur, që të japë leje mjedisore në një zonë që është e klasifikua­r si një zonë e mbrojtur",- theksoi ministri Klosi. Synimi kryesor i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit është vendosja e një ekuilibri mes zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së natyrës është. Ndërkohë kjo ministri ka ngritur një grup pune me ekspertë të fushës për vendosjen e rregullave të forta lidhur me ndërtimin e HECeve dhe mënyrën e shfrytëzim­it të lumenjve pa sjellë dëme në mjedis. "Vendosja e këtij ekuilibri nuk do të thotë domosdoshm­ërisht refuzimin e njërës nga të dyja veprimtari­të. Ne duam që të kuptojmë qartë se cilat janë rregullat mbi të cilat sot zhvillohet një aktivitet si aktiviteti i prodhimit të energjisë të natyrës",- shtoi Klosi. Valbona, Osumi, Vjosa Bushtrica janë disa prej lumenjve me vlera të mëdha mjedisore dhe turistike me të cilat është abuzuar ndër vite dhe që kërkojnë ndërhyrje emergjente për të ndalur "Ne kemi marrë një vendim, nëpërmjet ligjit të zonave të mbrojtura. Kështu, në zonat e mbrojtura nuk do të ketë më leje për ndërtimin e HEC- eve. Kushdo ministër pas meje, do ta ketë pothuajse të pamundur e unë do të shpresoja 100% të pamundur, që të japë leje mjedisore në një zonë që është e klasifikua­r si një zonë e mbrojtur", - theksoi ministri Klosi.

Disa kohë më parë, drejtori ekzekutiv i organizatë­s mjedisore Eco Albania, Olsi Nika ka thënë për "Gazeta Shqiptare" se numri i projekteve të hidrocentr­aleve që do të ndërtohen buzë lumenjve apo përrenjve, ka arritur në 540 në vendin tonë. "Sa i përket ndikimit të këtyre HEC- eve nuk mund të flitet në mënyrë përgjithës­uese por sidoqoftë një shifër prej 540 HEC- esh ( ndoshta edhe më tepër në vitet e ardhshme), në një rrjet hidrografi­k prej rreth 3.000 km padyshim që është një ngarkesë e papërballu­eshme. Megjithatë nga përvoja jonë e deritanish­me si EcoAlbania, nuk është vetëm problemi i sasisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania